Njëmbëdhjetë letra
të shkrimtarit të
ndjerë J.D. Salinger,
të cilat deri më
tani janë mbajtur të
fshehta në muze, do
të do t’i prezantohen
publikut në një
ekspozitë.
Letrat, rreth 11 sosh, ishin shkruar
ndërmjet viteve 1951 dhe
1993, nga njëri mik te tjetri. Në
një prozë të mprehtë, të gërshetuar
me humor dhe zgjuarsi
thumbuese, shkrimtari shfaq
vjedhurazi një shikim intim në
jetën dhe mendimet e tij në momente
të veçanta. Të lexuara kaq
shumë vjet më vonë, ato janë të
mbushura me surpriza.
Pranuesi i letrave ka qenë E.
Michael Mitchell, një artist komercial
që ka dizajnuar kopertinat
e romanit bestseller.
Autori i letrave – dhe i atij romani
– ka qenë J.D. Salinger.
Tani, dy javë pas vdekjes së
Salinger-it në moshën 91 vjeçare,
letrat janë bërë publike. Ato
ka mundësi të jenë në mesin e
grumbullit të parë të një numri
të korrespondencave, duke e
dhënë një histori të letërshkrimit
të Salinger-it, që do të nxjerrin në
sipërfaqe mirëkuptimin publik
të njërit prej shkrimtarëve më
enigmatikë të shekullit njëzet.
Letrat japin atë që mund të
jetë përshkrimi më specifik deri
më tani i zakonit të të shkruarit
të Salinger-it në vitet pas 1965,
kur ai u ndal së botuari. Madje
edhe në vitet e tetëdhjeta, ai
përshkruan një regjim mjaft të
disiplinuar të të shkruarit, duke
filluar në çdo mëngjes në ora 6,
kurrë më vonë se në ora 7, dhe
duke mos penguar, “veç nëse
ishte e domosdoshme.” Kjo
mund të përkrahë bindjen dhe
shpresën e disave se ai ka lenë
mbrapa vepra të tjera.
Letrat dërguar Mitchell gjithashtu
kapin, si fotografi polaroide
të çastit, sesi Salinger fillimisht
ka përqafuar jetën e lartë
që e kishte provuar, para se të
largohej nga skena shoqërore.
Udhëtimet në New York për t’i
takuar miqtë, ushqimet kineze,
shfletimi i librarive apo të shikuarit
e ndonjë show, bazuar në
këto letra, u bënë më të rralla
gjatë viteve pasuese.
Letërkëmbimi zbulon një
magjepsje të qëndrueshme me
pop kulturën dhe politikën që
është e largët me mitologjinë e
përhapur të gjysmës së shekullit
të kaluar të Salinger-it si një
oshënar i çuditshëm. Letrat e tij
janë të ngjyera me referenca të
mprehta – nganjëherë shumë të
mprehta – të emrave të njohur
si John Wayne, Nancy Reagan
madje edhe Eddie Murphy.
Tani të mbyllura në Morgan
Library and Museum në Midtown
Manhattan, letrat kanë
arritur në muze si dhuratë, një
kuti e vetme e letrave në një koleksion
shumë më të madh të
letërsisë amerikane të shekullit
njëzet të grumbulluara nga
Carter Burden dhe të dhuruara
muzeut në vitin 1998, dy vjet pas
vdekjes së Burden-it.
Zyrtarët e muzeut ishin pajtuar
të mbajnë të fshehtë përmbajtjen
e letrave, madje edhe
nga stafi i tyre, për sa kohë që
Salinger ishte gjallë. Por vula e
vetimponuar ishte hequr javën
e kaluar dhe letrat janë duke u
përgatitur për ekspozitë.





