Libri “Gjuha e këputun e shqipes” i autorit Shkëlzen Gashi përmban intervista të bëra me gjuhëtarë nga Kosova dhe Shqipëria, në të cilat shtjellohen probleme që kanë të bëjnë me standardin e gjuhës shqipe.
Nga Alfred Beka
Shtëpia Botuese "Rrokullia" ka nxjerrë në shitje librin me titull "Gjuha e këputun e shqipes", me autor Shkëlzen Gashi, në të cilin janë të përfshira një varg intervistash me gjuhëtarë, studiues e intelektualë, kryesisht të një formimi të ri, nga Kosova, Shqipëria e diaspora, mbi nyjat dhe sfidat e gjuhës standarde shqipe.
Në këtë libër shtrohen shumë pyetje, probleme dhe dilema lidhur me aspekte të veçanta të gjuhës shqipe, sidomos lidhur me përjashtimin e gegnishtes nga standardi gjuhësor i vitit 1972, në kohën e regjimit komunist.
Sot, kur komunikimet ndërshqiptare po shtohen e përdegëzohen duke e imponuar doemos edhe një përditësim të standardit të shqipes, sa po i del zot gjuhësia detyrave që i vihen? A duhet të vazhdojë gegnishtja të mbetet 'delja e zezë' e gjuhës shqipe, apo mund të gjenden modalitete për t’i shkrirë edhe shumë nga tiparet shquese të saj brenda standardit ekzistues? A mjafton hapja vetëm ndaj leksikut verior?
Dilema hamletiane e shqipes: paskajorja - me qenë apo të mos jetë? A ka kuptim një shqipe e përbashkët pa paskajoren? Çfarë në të vërtetë është kërkesa për rishikimin dhe ndryshimin e standardit gjuhësor të vitit 1972? Folësit në shërbim të gjuhës apo gjuha në shërbim të folësve? A kemi standard apo vetëm rregulla të drejtshkrimit? A ka normë standarde të gegnishtes?
Pse gjuha standarde është sikur shqipja e qethur si ushtar? Pse nëse nuk hapet rruga për reformë gjuhësore, atëherë është e hapur dera për anarki gjuhësore? Pse duhet lejuar shkrimi i gegnishtes? A mund të jenë Prishtina dhe Tirana vatrat e rehabilitimit të gegnishtes?
Për këto dhe pyetje të tjera mbi sfidat e sotme të shqipes në Kosovë, autori i librit “Gjuha e këputun e shqipes” ka intervistuar: Agim Morinën, Bekim Lumin, Gazmend Bërlajollin, Rrahman Paçarizin dhe Shkumbin Munishin, kurse studiuesit nga Shqipëria që janë intervistuar janë: Ardian Ndrecaj, Ardian Vehbiu, Ledi Shamku-Shkreli dhe Mehmet Elezi.
Autori i intervistave, Shkëlzen Gashi, i cili ka kryer studimet postdiplomike në shkencat politike në Universitetin e Sarajevës, shprehet se krijuesit e standardit të gjuhës shqipe, që në të njëjtën kohë janë edhe hartuesit e “Fjalorit të Gjuhës së Sotme Shqipe” (1980), shpërfillën më se gjysmën e leksikut të gjuhës shqipe. “Për këtë bindemi po ia lëshuam një sy ‘Fjalorit të Gjuhës Shqipe’ (2006), përgatitë nga njëri prej të intervistuarve të këtij cikli, ambasadori Mehmet Elezi, i cili, siç e thotë edhe vetë, ka punuar pa kurrfarë mbështetjeje, në një dhomë të ftohtë, shpesh pa drita, duke mbledhë kështu për tetë vjet radhazi 41.000 fjalë, të shpërfillura e të shkelmuara nga standardi i vitit 1972, ose edhe një herë aq sa ka Fjalori i Akademisë së Shkencave të RPS të Shqipërisë i vitit 1980”, ka thënë Gashi.
Në këtë sfond, gjithë me synimin për ta hapë një debat publik mbi këtë temë tabu, ai thotë se ka ardhur fillimisht te ideja për një cikël intervistash me intelektualë eminentë shqiptarë nga e gjithë hapësira shqiptare (veçmas me gjuhëtarë të shquar), përqendrimi i të cilave do të ishte te problemet aktuale të shqipes si gjuhë mbarëkombëtare dhe te tejkalimi i ngërçeve që sot e kësaj dite vazhdojmë t’i vuajmë në veriun shqiptar nga të rropaturit për t’u shprehë në këtë ‘standard’ përjashtues.
Ai tregon se kur ka filluar ta jetësojë këtë ide, fillimisht është përqendruar te disa intelektualë më në moshë, të cilët çuditërisht, me ta kuptuar synimin dhe thelbin e intervistës, e kanë refuzuar prerazi. “Midis tyre janë: Rexhep Ismajli, Imri Badallaj, Besim Bokshi, Mehmet Kraja dhe Migjen Kelmendi. Ndërkaq, pranuan të intervistoheshin, por asnjëherë nuk iu përgjigjën pyetjeve të mia, Isa Bajçinca dhe Shefkije Islamaj, kurse Agim Vinca e ndërpreu intervistën e nisur. Duke mos e pranuar dështimin e imponuar, vendosa t’i intervistoja dhjetë gjuhëtarë, studiues e intelektualë, kryesisht të një formimi të ri - pesë nga Kosova e pesë nga Shqipëria”, u shpreh Gashi.
Libri "Gjuha e këputun e shqipes" mund të gjendet në të gjitha pikat e shitjes dhe kushton veç 3 euro.