Pau Gasol shënoi 21 pikë, tetë asistime dhe pesë bllokime, derisa Lamar Odom shënoi 16 pikë dhe 10 kërcime për kampionin në fuqi të NBA-së.
Los Angeles ishin pa Bryant në fitoren e 40-të të këtij sezoni (13 humbje), i cili mungon për të dytën herë për shkak të lëndimit në gjurin e majtë.
Pavarësisht fillimit të mirë, Spurs (29 fitore dhe 21 humbje) nuk arritën ta ruajnë avantazhin dhe pësuan humbjen e tretë në pesë ndeshje. Manu Ginobili shënoi 21 pikë ndërsa Tony Parker 20 për San Antonio.