Kryeqytetasit krijuan epërsi të hershme (9’), kur Reyes pasoi te sulmuesi Diego Forlan, i cili e mposhti portierin Valdes.
Goli i dytë i vendasve erdhi nga një gjuajtje e lirë, dhe ishte një supergol i realizuar nga Sabrosa Simao (23’), i cili dyfishoi epërsinë.
Pas një goditje nga këndi, Zlatan Ibrahimovic u gjet mirë para portës vendase dhe ngushtoi rezultatin në 2-1 (27’).
Përkundër lojës së bukur të treguar nga të dyja skuadrat, deri në fund të ndeshjes nuk u shënua gol tjetër, dhe është Atletico që e mposht për herë të parë Barcelonën këtë sezon.
Pas kësaj humbjeje të Blaugranëve, diferenca me Real Madridin është vetëm dy pikë.





