Pas nëntë vjet kërkimesh, dedektorët të “varrosur” 650 metra nën tokë në një minierë hekuri të vjetër në SHBA, kanë regjistruar dy “goditje” nga ajo çka mund të jetë materia e zezë.
Pas nëntë vjet kërkimesh, dedektorët të “varrosur” 650 metra nën tokë në një minierë hekuri të vjetër në SHBA, kanë regjistruar dy “goditje” nga ajo çka mund të jetë materia e zezë. Të dyja përmbajnë “materie masive me ndërveprim të dobët”, ose “Uimps”, një nga kandidatët kryesorë të materies së zezë. Por, dy dedektorët nuk janë dhe aq të sigurt për këtë zbulim. Ende është një në katër shansi që këto rezultate, të publikuara në revistën “Science” (Shkenca) janë si pasojë e një “zhurme” aksidentale. Shkencëtarët thonë se pesë “goditje” do të ishin të mjaftueshme për të konfirmuar prania e Uimpsave. Fizikanët kanë arritur në një teori të materies së zezë që shpjegon anomalitë e çuditshme në shpejtësinë dhe lëvizjen e galaksive. Masa totale e të gjitha yjeve, pluhuri dhe gazi në galaksi ishte pesë herë më i vogël për të llogaritur efektet gravitacionale që janë vërejtur. Shkencëtarët u detyruan të arrinin në përfundimin se disa materie të tjera të “zhdukura” ishin të pranishme, të përshkruara si “të zeza”, pasi ishin të padukshme dhe as reflektonin e as absorbonin dritën. Materia e zezë tashmë mendohet se përbën 23 për qind të kozmosit. Mendohet se ajo luan një rol qendror në evolucionin e galaksive dhe strukturave gjigante të universit. Pa materien e zezë, galaksitë nuk do të grupoheshin së bashku për të krijuar supergalaksi. Galaksia jonë, “Udha e Qumështit” bën pjesë në një të tillë të quajtur “Grupi lokal”. Askush nuk e di se çfarë është materia e zezë, por fizika na tregon se ajo ka shumë mundësi të jetë Uimps. Këto njësi quhen “me ndërveprim të dobët” sepse edhe pse kanë masë ato kanë pak ose aspak efekt në materien e zakonshme. Kjo i bën ato shumë të vështira për t’u dalluar. Por shkencëtarët mendojnë se duhet të jetë e mundshme gjetja e Uimpsave duke parë sasi të vogla të energjisë së lëshuar kur ato përplasen me atome të zakonshme. Observatori “Kërkimi Kriogjenik i Materies së Zezë II” (Cryogenic Dark Matter Search II), shkurt CDMS II, që është më shumë se gjysmë kilometri nën Tokë, në një minierë të papërdorshme më në Minesota, SHBA, tenton të zbulojë pikërisht këtë energji të vogël.