Një ditë pasi miku tjetër i ekipit Jennifer Heil dështoi të kënaqë pritjet e fansave kanadez për të fituar medaljen e parë, Bilodeau doli dhe zbriti teposhtën gungaçe të malit Cypress duke bërë një paraqitje po thuajse të përsosur.
“Ende nuk mendoj se e kam arritur qëllimin, është shumë e mirë për të qenë e vërtetë. Festa sapo ka filluar për Kanadanë”, ka thënë Bilodeau.