Heroi i ndeshjes ishte sulmuesi kosovar me pasaportë finlandeze, Shefki Kuqi, i cili shënoi golin e vetëm në këtë përballje (14’).
Kuqi kaloi te Swansea si transfer i lirë gjatë afatit kalimtar të janarit, duke qenë se i kishte përfunduar kontrata me skuadrën parapake, TuS Koblenz.
Ndërkohë, në të kaluarën sulmuesi ka mbrojtur edhe ngjyrat e skuadrës që mposhti sonte, Crystal Palace (2006-2009).