“Kam punuar pa pushim me librat; pa mbaruar ende njërin, nisja tjetrin”

Intervistë me JK Rowling,
dhënë para pak vitesh në
transmetimin e BBC

Pyetje: Kam në dorë një libër tuajin
me 766 faqe. Është një arritje, gjithsesi.
Këtu është trajtuar një çështje sekreti,
një nevojë për fshehtësinë dhe pak qesharake
apo jo?
Rowling: Jo.
Pyetje: Përse jo? Si e argumentoni
këtë?
Rowling: Jo tërësisht, sepse një pjesë e
madhe e saj ka rrjedhur prej meje, autore.
Pyetje: Vërtet?
Rowling: Po, në mënyrë përfundimtare
madje. Dua të them se njeriu mund të jetë
cinik dhe jam e sigurt se e nxitin vetë këtë
dhe thonë se ishte një dredhi marketingu,
por unë nuk dua që brezi i ri ta marrë vesh
gjithë këtë. Kjo, sepse është pjesë e argëtimit
prej historisë dhe duhet të mundohesh
shumë për të krijuar harengat e kuqe dhe
për të dhënë informatat … kjo është imja,
kjo është imja … kisha ndërmend të thosha
se kjo është jeta ime, nuk është tamam jeta
ime, por është një pjesë e rëndësishme e jetës
sime.
Pyetje: Ka rezultuar me ndonjë çmim
ky sukses dhe famë si shkrimtare?
Rowling: Fama është diçka interesante,
sepse unë kurrë nuk kam dashur të jem e
famshme, nuk e kam ëndërruar kurrë. E di,
fantasia ime për të qenë një shkrimtare e
famshme shqitet me realitetin. E mendoja
se të jesh një shkrimtare e famshme është
njësoj si të jesh Jane Austen.
Të jesh në gjendje të rrish në shtëpinë e
famulltarit dhe librat tuaj të ishin të famshëm
dhe rastësisht mund të korrespondonte
me sekretarin e Princit të Wellsit. Nuk
prisja të fotografohesha as në plazh. Kurrë
nuk kam ëndërruar të ndikoj te jeta e vajzës
sime negativisht. Do të ishte diçka e vrazhdë
po të thoja se nuk është gjë e mirë të
jesh e famshme; të takosh të huaj rrugëve
dhe të thuash shumë gjëra të këndshme,
kur ata të lavdërojnë. Dua të them se ka gjëra
të këndshme në të qënit e famshme.
Pyetje: Suksesi ju ka ndryshuar?
Rowling: Po.
Pyetje: Në ç’mënyrë?
Rowling: Ndjeja se gjithçka ndryshoi.
Pyetje: Lidhur me paratë do të doja
t’ju pyes. Shumë njerëz kur fitojnë shumë
para në një periudhë të shkurtër ndihen
fajtorë. A ndjeheni edhe ju fajtore?
Rowling: Po, ashtu është, ndihem vërtet
fajtore.
Pyetje: Përse vallë?
Rowling: Kur më ndodhi në fillim, nuk
është se u bëra e pasur sa hap e mbyll sytë.
Kërcimi më i lartë për mua ishte avancimi
në Amerikë, që më mjaftoi sa për të blerë
një shtëpi. Deri në atë kohë jetoja me qera.
Nuk u ndjeva fajtore, por u frikësova deri
diku. Mendova se kisha fituar ca para dhe
nuk duhej të bëja ndonjë budallallëk me to.
Po, po, është e vërtetë, më pas u ndjeva fajtore.
Të paktën të mund të shihja shkakun
dhe pasojën. Isha e vetëdijshme që kisha
punuar shumë për një kohë shumë të gjatë.
Padyshim që shpërblimet ishin tërësisht të
pabarabarta, por mund të shihja se si shkova
deri aty, kështu që ishte më e lehtë të
meditoja.
Pyetje: Le të bisedojmë pak për librin
tjetër. Harri, Ron dhe Hermione nuk janë
më fëmijë, por rriten nga viti në vit. Si
do të ndryshojnë në librat tuaj?
Rowling: Kanë për të ndryshuar shumë.
Po të shohësh me kujdes 5 librat p.sh. mendoj
se në 21 aventurat, personazhet nuk kanë
patur impulse hormonale – përveç Anës, që
nganjëherë duket se mund të jetonte një jetë
më të mirë.
Pyetje: Ky është modeli i zakonshëm
në librat tuaj. Fëmijët mbeten gjithnjë të
vegjël. Por, tuajët ..
Rowling: Më ka ardhur një letër e hapur
nga një grua që kishte dëgjuar se Harri po
përjetonte takimin e parë të dashurisë dhe
ajo kishte shkruar “Të lutem, mos e bëj këtë,
është e tmerrshme. Unë i dua shumë këta
libra, se janë një botë e re ku fëmijët e mi
mund të prehen”.
Fjalë për fjalë ajo tha “i lirë nga lëndimi
dhe frika” dhe po mendoj “A i ke lexuar librat?
Je duke folur për lirinë dhe lëndimin,
frikën? Harri duket sikur jeton në ferr, sa
herë kthehet nga shkolla”.
Pyetje: Kështu pra, do të kemi një çift
në librat e ardhshëm?
Rowling: Po, në tërësinë e kohës.
Pyetje: Një çift të pazakonshëm? Jo
Hermiona dhe Draco Malfoy p.sh?
Rowling: Në fakt nuk dua të them se
kjo do të pakësojë fansat. Ata thjesht
kënaqen, argëtohen. Disa prej tyre afrohen
ca si shumë.
Pyetje: A po ndryshon jeta e adoleshentit
Harri?
Rowling: Në këtë libër është shumë më
i inatosur. Inatoset dhe justifikohet në veprimin
e tij.
Pyetje: Kur sheh materalin tënd që
shitet, atëherë i sheh gjërat si Harri Potter
dhe të tjerët.
Rowling: Është e vërtetë kjo. E dija që
ora ishte vënë me alarm. Si ndjehem për
këtë? Ndershmërisht, mendoj se është i
mirënjohur. Do të doja të ndalja shitjen. Dy
herë në vit ulem me Warner Brothers dhe
bisedojmë për shitjet.
Pyetje: Mendoj se kjo tingëllon mjaft
argëtuese.
Rowling: E dija që do ta thonit këtë. Nuk
është e këndshme në fakt. Ishte e
tmerrshme, një gjë e tmerrshme.
Pyetje: Por ju mund të kishit thënë:
“Jo, nuk kam për të bërë asnjë shitje”.
Rowling: Nuk mendoj se do ta bëja këtë.
Jo në atë kohë. Datat nuk i mbaj mend fare.
Duhet të ketë qenë periudha midis 1998-
1999, kur nisa të bisedoja me Warner Brothers
dhe në këtë pikë, nuk kisha fuqi t’i ndaloja.
Kjo është natyra e botës së filmit. Ato
janë filma majft të kushtueshëm dhe nëse
ata vazhdojnë t’i ekranizojnë, kanë për të
shpenzuar shumë më tepër dhe dua të shtoj
se rrëqethem nga dëshira për të parë 5 librat
e mi. Ngaqë mendoj se ata kanë nisur të
ndjejnë se unë po shkruaj, vetëm për të parë
nëse mund ta bëjnë ose jo.
Pyetje: Nuk shqetësoheni kurrë se
mbase trashëgimia juaj nuk do të jetë kjo
botë që ju krijuat, por disa copëza plastike?
Rowling: Jo, ndershmërisht them se nuk
shqetësohem aspak për të. Mendoj se librat
do të jenë shumë të rëndësishëm sesa disa
copëza plastike. Vërtet besoj dhe kjo mabse
tingëllon paksa arrogante dhe e ndjej në
thellësi të shpirtit.
Pyetje: A ndërgjegjësoheni se çfarë fitoni
në këtë rast?
Rowling: Jo.
Pyetje: A e dini sa keni fituar vitin që
shkoi?
Rowling: Jo.
Pyetje: Them se do kenë qenë nja 10
milionë ...
Rowling: E kam takuar llogaritarin tim
dhe i kam thënë “Në listën e të pasurve,
jam e pasur, më e pasur se një mbretëreshë”.
E kam idenë se sa fitoj, gjithsesi.
Pyetje: Çfarë doni të thoni me ashpërsi?
Rowling: Vërtet doni t’jua them?
Pyetje: Nuk e di. Nuk dua t’ju vë në
siklet.
Rowling: Jo, nuk të fajësoj, gjithsesi.
Pyetje: Ju keni përmendur në librat e
mëparshëm se sapo mbaroni njërin libër,
nisni tjetrin. A e keni nisur të gjashtin?
Rowling: Po. Nuk i kam dhënë shumë
kohë, sepse kam lindur një foshnje. E nisa
këtë libër kur isha shtatzënë me Davidin.
Në të vërtetë, kisha shkruar disa faqe dhe
nuk është keq kjo sasi, duke qenë se bebi
është vetëm 6 javësh.
Pyetje: A do të zbulojmë në librin e 5,
se përse Voldemort ka armiqësi me
prindërit e Harrit?
Rowling: Po.
Pyetje: Mund të na japësh ca të dhëna
...
Rowling: Mund të gjesh gjithçka në librin
e 5. Aty mund të shohësh një dallim të
madh midis mësueses së Arteve të Errëta.
Pyetje: A ka për t’u bërë grua ajo?
Rowling: Po. Nuk është zonjusha Figg.
As Fleur.
Pyetje: A do të zbulojmë më shumë
rreth Snape?
Rowling: Po, sigurisht.
Pyetje: Po nëna e Harrit? A u thërrmua
dashuria e nënës së Harrit apo u
shpërblye disi?
Rowling: Jo, nuk mund t’jua them këtë.
Keni për të zbuluar më shumë për Snape.
Pyetje: A ka vdekje në këtë libër?
Rowling: Po. Një vdekje e tmerrshme.
Pyetje: Një vdekje e tmerrshme e një
personazhi të rëndësishëm?
Rowling: Po. e kam shkruar dhe rishkruar
disa herë momentin e vdekjes. Ishte
përfundimtare, gjithsesi. Personazhi vdiq
përfundimisht. Po ecja në kuzhinë duke qarë
dhe Neil më tha “Çfarë ka ndodhur?” dhe
unë ia ktheva “Sapo vrava një njeri”. Neil
nuk e dinte për kë bëhej fjalë. Por unë i
thashë “Sapo kam vrarë një njeri”. Ai më
tha më pas “Mos e bëj, pra”. Ia ktheva “Nuk
funksionon kështu. Shkruaj libra për fëmijë,
por kam nevojë të jem edhe një vrasëse e
dhembshur”.
Pyetje: Mendoni se kjo do t’i dëshpërojë
njerëzit?
Rowling: Po, ashtu them. Gjithmonë e
kam ditur se do të vinte kjo ditë, por ia kam
dalë të jetoj në mohim dhe të bart me vete
karakterin tim, të mos mendohem gjatë.
Pyetje: Kështu, ju e dini se çfarë do të
ndodhë me personazhet kryesore gjatë
serialit.
Rowling: Po, padyshim që po.
Pyetje: Përse të ndalim kur personazhet
rriten? Duhet të jetë interesante të dimë se
çdo të ndodhë me Harrin, tashmë të rritur.
Rowling: Nga e di se mund të jetë gjallë?
Pyetje: Oh. Në fund të librit 7 do të
vdesë?
Rowling: Do të ketë një mënyrë për këtë.
Tashmë jam më e lumtur se në gjithë jetën
time, po, përfundimisht.
Pyetje: Por, nuk ka të bëjë kjo me të
shkruarin apo jo?
Rowling: Jo ... por ka të bëjë shumë me
këtë. Kisha nevojë për pak më shumë kohë
midis librit 5 dhe 6.
Pyetje: E keni bërë publike pasurinë
tuaj?
Rowling: Po.
Pyetje: Padyshim që i përket asaj që
krijon. Njerëzit e ndjejnë se i përket atyre.
Rowling: Po, ashtu është e vërteta. Këtë
javë kemi patur mijëra letra në zyrë. E di
ç’dua të them. Në njëfarë mënyre është
shumë prekëse, se ata mendojnë realisht se
kam patur kohë.
Pyetje: Nëse nuk kërkon, nuk merr.
Rowling: Nuk i fajësoj që janë përpjekur,
absolutisht jo. Përveç gruas që më shkroi
dhe më kërkoi t’i jepja asaj dhe burrin të saj
një rrogë vjetore, sepse nuk kishin qenë në
teatër që prej 3 vjetësh.
Pyetje: Paskeni dhuruar një pjesë të
pasurisë tuaj?
Rowling: Mirë ... Thjesht i qarkulloj
paratë, kjo është gjithçka që mund të them.
(JK Rowling and Jeremy Paxman në
tryezë, duke parë disa dorëshkrime).
Rowling: Ky është plani për Urdhrin e
Feniksit. Këto plane i kam bërë për çdo libër.
Është një mënyrë për t’u kujtuar për çdo
gjë, në çdo kapitull.
Pyetje: Këto copëza letre që keni
mbushur me elegancë janë plot mendime
...
Rowling: Disa prej tyre janë totalisht të
tepërta tashmë, sepse janë shkruar tashmë
dhe janë në interes të ndjenjës.
Pyetje: Çfarë mënyre preferoni kur
krijoni? Dua të them, se disa syresh ulen
dhe thonë “Më duhet të krijoj të paktën
600 fjalë apo 1000 brenda ditës”. A punoni
edhe ju kështu? Si krijoni ju, në
ç’mënyrë?
Rowling: Jo, është njësoj si të pikturosh
mbi një gardh. E njëjta gjë.
Pyetje: Disa shkrimtarë shkruajnë
kështu, në mënyrën që ju përmenda.
Rowling: Jua tregova pak a shumë.
Pyetje: Jo “shkrimtarë të shquar” ju
thashë ... Somerset Maugham ka shkruar
në fakt të paktën 600 fjalë në ditë.
Rowling: Jo, unë nuk shkruaj me normë.
Krijoj kur më vjen frymëzimi.
Pyetje: Pra, ju uleni dhe ndiheni e
rraskapitur, por vazhdoni punën gjithsesi.
Rowling: Pothuaj. Është si një lloj
fshikullimi për kalin shkolla e të krijuarit
art ose letërsi në rastin tonë. Brenda ditës
mund të shkruaj 600 fjalë, më pak ose dhe
më shumë.
Pyetje: Dimë që e keni shkruar fundin
apo jo?
Rowling: Po, kam shkruar kapitullin e
fundit të librit të shtatë.
Pyetje: Mos jeni përfshirë ndonjëherë
nga dëshira për të mos e filluar kurrë këtë
libër?
Rowling: Po. por jo për arsyet që ju prisni
t’i shpreh. Nganjëherë po. kam dëgjuar
momente shumë të vështira dhe kam menduar
“E përse jam duke e bërë këtë? Shumë
rrallë më ka ndodhur, shumë rrallë, gjithsesi.
Pyetje: E keni menduar këtë rastësisht?
Rowling: Nuk kam menduar për të një
kohë të gjatë, por më ka ndodhur kur isha
duke shkruar librin e katërt. U futa në një
shteg shumë të sikletshëm. Gjëja më e
bukur ishte se libri po shtypej ndërkohë.
Pyetje: Ja një tjetër sfidë.
Rowling: Po, edhe një tjetër. Ka patur
spekulime për mënyrën se si e kalova tensionin
... ishte e këndshme, sepse në kuptimin
e plotë të fjalës, nuk po ndjeja ndonjë
detyrim në vetvete. Isha e lumtur se po
martohesha. Kjo më ndaloi frymëzimin. Në
fakt “Urdhri i Feniksit” nuk më ka dhënë
asnjë shqetësim. Isha shumë e bindur se
duhej shkruar.
Më erdhën më pas shumë mendime të
këndshme për të shkruar. “Dhoma e
Tregtisë” ishte një rast serioz, e kam shkruar
për 5 javë. Te “Kupa e zjarrit” isha e palumtur
dhe e kuptova në një pikë se po fantazoja
shumë. Kisha thyer krahun. Si mund të
më kuptonin fansat se kisha thyer krahun,
dhe nuk mund të shkruaja?
Pyetje: Kjo është arsyeja që libri u shkrua
brenda 3 vitesh? 3 vjet, sa gjatë...
Rowling: Nuk më ka marrë shumë kohë
në fakt. E vendosa .. isha në një gjendje kur
më erdhën shumë gjëra në jetë. Tensioni i
shtypit më kishte tronditur dhe nuk mund
të punoja e qetë në shtëpi. Iku ajo periudhë.
Nuk ndalova së shkruari, jo, aspak. Kur
mbarova “Kupa e zjarrit” më duhej t’u ktheja
paradhënien dy botuesve të mi. Ata gati
sa nuk pësuan arrest kardiak, sapo u mbyll
telefoni. I sqarova se doja të botoja përsëri
vitin tjetër. Doja të shkruaja me qetësi. Kisha
përfunduar “Gurin filozofik” dhe atë pasdite
nisa “Dhomën e sekreteve”. Kur mbarova
Dhomën e sekreteve”, nisa “Të burgosurin
e Azkabanit” ditën tjetër. Kur mbarova
“Të burgosurin e Azkabanit”, nisa menjëherë
“Kupa e zjarrit”. Prandaj them që
kurrë nuk kam pushuar së shkruari, në çdo
gjendje.
Pyetje: A e dini se çfarë do të ndodhë
në fund?
Rowling: Gjatë 3 vjetëve kam shkruar
shumë krijime të mira dhe më duhet t’i kthehem
edhe njëherë atyre. Nuk e di ende si do
shkojë.
Pyetje: Mbase ndonjë roman për të rritur?
Rowling: Mmmmm. Është diçka krejt
ndryshe. Diçka që më çliron.
Pyetje: Besoj se kjo mund të jetë më e
vështirë për ju. Mbase do të duhet të shkruani
në pseudonim këtë libër për të
rritur?
Rowling: Ekzaktësisht. Por keni për ta
gjetur brenda pak sekondave ama. Nuk e
nënvlerësoj pushtetin e shtypit, por nuk e
di se çfarë do të bëj. Di, që do të shkruaj,
me siguri të plotë. A do të botoj? Nuk e di.
Do të doja në fakt të jetoja një jetë normale.
Pyetje: Nuk është gjë e keqe, të shkosh
në varr, kur ke krijuar këtë botë në
trillime dhe ke mbajtur gjallë kureshtjen
e fëmijëve në librat tuaj.
Rowling: O, Zot. Jo. Sigurisht që jam
krenare për Harrin dhe këtë nuk e mohoj.
Premtoj se kurrë nuk do të shfajësohem për
të. Kurrë. Sepse jam krenare dhe do ta mbroj
Harrin kundër të gjithëve.
JP: JK Rowling, thank you.