Inter barazon me nëntë lojtarë në fushë

Samuel Eto'o duke reaguar ndaj arbitrit Paolo Tagliavento pas një kartoni të verdhë Kampioni në fuqi i Serie A, Interi, ka arritur të ruajë portën e paprekur për të nxjerrë një barazim pa gola në ndeshjen si vendas i Sampdorias, edhe pse luajti pjesën më të madhe me dy lojtarë më pak.
Walter Samuel u përjashtua nga loja me karton të kuq pas 32 minutash lojë për të lënë nerazurët me 10 lojtarë, ndërsa gjashtë minuta më pas me kartonin e dytë të verdhë u përjashtua edhe Ivan Cordoba dhe nerazurët mbetën me vetëm nëntë lojtarë.
Në një ndeshje që shpesh prodhoi tensione në mes dy palëve dhe reagime ndaj arbitrit nga lojtarët dhe trajneri i Interit, Sampdoria nuk arriti të shfrytëzojë epërsinë numerike dhe nuk kërcënoi asnjëherë seriozisht portën e Julio Cesar, edhe pse pati posedimin më të madh të topit.
Edhe Mysafirët e përfunduan ndeshjen me një lojtar më pak, pasi Giampaulo Pazzini u përjashtua me kartonin e dytë të verdhë 15 minuta pa përfunduar ndeshja.
Në takimin tjetër të sotëm Genoa ka shënuar fitore 3-0 ndaj Udineses.
Interi vazhdon kryesimin në tabelë me 55 pikë, tetë më shumë se Roma, që nesër mund ta ngushtojë atë në pesë nëse shënon fitore si vendas i Cattanias.