Histori ekonomike e popullit hebre

Nga ZHAK ATALI



Kjo është historia e mar
rëdhënieve të popullit
çifut me botën dhe
paratë. Unë e kam të qartë se çfarë
ka sulfurore trajtimi i këtij problemi.
Pikërisht këto raporte kanë
bërë që të shpërthejnë aq shumë
polemika, të ndodhin aq shumë
masakra, sa që trajtimi i këtij problemi
është konsideruar si një tabu,
për të mos u sjellë më në kujtesë
për asnjë arsye, nga frika se mos
zgjon ndonjë katastrofë shumë të
vjetër. Sot askush nuk guxon të
shkruaj për këtë çështje, sikur
shekuj të tërë studimesh të mos
kenë shërbyer për gjë tjetër veç për
të ushqyer djegie në turrën e druve.
Duke patur parasysh këtë situatë,
edhe vetë ekzistenca e këtij libri
është e kërcënuar nga mundësia se
mund të bëhet burim i mijëra keqkuptimesh.
Sapo trajtohet një çështje,
gjithmonë synohet t’ia rrisin
rëndësinë. Këtu, rreziku është i
madh pikërisht se mund të mbivlerësohet
roli i parave në historinë
e popullit çifut dhe ai i popullit çifut
në historinë e botës. Ndërkohë
unë e di, se duke vendosur të tregojë
këtë histori, krijoj mundësi të
besohet se ekziston një popull çifut
i bashkuar, i pasur e i fuqishëm,
me një drejtim të centralizuar, që
ka për qëllim të vërë në zbatim një
strategji të caktuar, që të sundojë
botën nëpërmjet parasë. Kësaj do
t’i bashkoheshin edhe fantazmat që
kanë përshkuar shekujt, nga Trajani
tek Kostandini, nga Mateu tek
Luteri, nga Marlovi tek Volteri, nga
Protokollet e të Diturve të Sionit
deri tek Main Kamp, e deri tek
gjithçka që përçohet sot anonimish
nëpërmjet internetit.
Për më shumë arsye, lidhur me
sa thashë më sipër, një libër nuk
është si një bisedë, të cilën mund
ta mbyllësh kur të duash, apo t’i
japësh drejtim tjetër, por as si ato
historitë e çuditshme – dhe për këtë
temë ka shumë të tillë – që të bëjnë
të qeshësh, veç kur kjo nuk është
shumë e rëndësishme. Sapo botohet,
një dorëshkrim i ikën nga dora
autorit; ai këtej e tutje ndihmon
disa lektorë që të reflektojnë dhe
disa të tjerë që të ushqejnë fantazmat
e tyre që dremisin. Pra, duke
e shkruajtur, duhet ta përgatitësh
veten edhe për të gjitha reagimet e
ardhshme, duke përfshirë edhe ato
më hileqaret.
Sidoqoftë, njerëzit e sotëm kanë
interes të kuptojnë se si zbuluesi i
monoteizmit ka qenë në gjendje të
themelojë etikën e kapitalizmit, përpara
se të bëhej paskëtaj, nëpërmjet
disa prej djemve të tij, ndërmjetësi i
parë, bankieri i parë, e për disa të
tjerë armiku më mizor. Por është
po ashtu thelbësore, për vetë popullin
çifut, që të ballafaqohet me këtë
pjesë të historisë së tij, të cilën nuk
e do, por që në të vërtetë ka arsye të
ndjehet krenar për të.
Ja pse u duhet dhënë përgjigje
disa pyetjeve të vështira: a kanë qenë
çifutët fajdexhinjtë e fiksuar aq fort
në kujtesën e Historisë? A kanë patur
ata me paranë një lidhje të
veçantë? A janë ata aktorët specifikë
të kapitalizmit? A kanë përfituar
ata nga luftërat dhe krizat, duke i
shfrytëzuar ato si mundësi për t’u
pasuruar? Apo përkundrazi, bankierë,
argjendarë e ndërmjetës, janë
Histori ekonomike e popullit hebre
bërë vetëm sepse atyre u ndalohej të
ushtronin mjeshtëri të tjera? A janë
ata sot zotërit e globalizimit apo
kundërshtuesit e vendosur të tij?
Për t’iu përgjigjur të tilla pyetjeve,
por edhe shumë të tjerave – gjithmonë
duke marrë përsipër rreziqet e
pashmangshme të sintezës – do të
na duhet t’i rishohim ngjarjet më të
rëndësishme të historisë politike, fetare,
ekonomike dhe kulturave të tre
mijëvjeçarëve të fundit, të përshkruajmë
fatin që kombet u kanë rezervuar
minoriteteve, të ndjekim fatin e
pricërve dhe lypësave, të intelektualëve
dhe fshatarëve, të filozofëve dhe
financierëve, të tregtarëve dhe
kapitenëve të industrisë, duke ndërtuar
sërish trajektoret e tyre, shpesh
të pabesueshme e shkrepëtitëse,
pothuajse vazhdimisht tragjike, të
lavdishme ose të vajtueshme, të pushtetit
e parasë.
Habia do të jetë tepër e madhe kur
të zbulohet atëherë kuptimi i papritur
që marrin shumë ngjarje, ndër më
të njohurat, e kur sheh rolin që kanë
luajtur në to njerëzit e Librit.
Për të kryer një udhëtim të tillë,
është e nevojshme të vendosësh përpara
një busull të vetme: në gëlimet
e jashtëzakonshme të aventurave
kolektive e personale, në të cilat populli
çifut është përzier, do të ishte e
pakuptimtë të mos ndjekësh veç një
pistë. Teza ime do të zbulohet gjatë
zhvillimit të tregimit, për t’u kristalizuar
në fund të tij. Mua më duket se
filli më i mirë paraprijës për të ndërmarrë
këtë udhëtim kronologjik, dhe i
pari i udhërrëfyes, duhet të jetë Bibla.
Në të vërtetë, gjithçka zhvillohet
sikur ndarja e Pentatekut në pesë libra
me tema të përcaktuara në mënyrë
të përsosur, ishte metafora më e saktë
e etapave kryesore të popullit çifut.
Më saktë, gjithçka zhvillohet
sikur secili nga këta pesë libra, përshkruante
që më parë frymën e secilës
prej këtyre fazave të historisë reale të
popullit që e ka shkruajtur. Natyrisht
këtu bëhet fjalë vetëm për njërën
nga mënyrat, për të ndriçuar tendencat
e mëdha. Por kjo nuk do të thotë
që të lexohet Bibla si një tregim sekret
i profecive historike. Fati i tyre do ta
tregojë më shumë se gjithçka tjetër:
njerëzit mbetën të lirë të bëjnë të
mirën ose të keqen. Këtu nuk është
fjala që të vendoset çdo periudhë historike
nën mbrojtjen e njërës apo
tjetrës prej këtyre pesë pjesëve të Pentatekut,
sepse subjekti i secilës prej
tyre është një pasqyrim i turbullt i
ngjarjeve kryesore të një epoke.
Në fillim, Gjeneza (që në Bibël
përfshin periudhën nga krijimi i botës
deri në vdekjen e Jozefit, në Egjipt)
mund të shërbejë për të ndriçuar periudhën
që shtrihet, në historinë reale,
që nga lindja e popullit çifut rreth
Abrahamit deri në shkatërrimin e
Tempullit të dytë. Por në të dy rastet
bëhet fjalë për gjenezën e një populli
dhe të ligjeve të tij, të marrëdhënieve
të tij me botën dhe paratë. Në të dy
rastet gjithçka mbaron me mbërritjen
e çifutëve në vendin ku u syrgjynosën:
Egjipti në njërin rast dhe perandoria
Romake në rastin tjetër.
Pastaj vjen Eksodi, i cili, në Bibël
tregon qëndrimin në Egjipt deri në
largimin, mbushur me shpresë, drejt
Sinait. Kjo mund t’i korrespondojë
periudhës së një mijëvjeçari që shkon
nga syrgjynosja në perandorinë
Romake deri në nisjen premtuese
drejt Evropës së krishterë.
Pas vitit njëmijë, duke i bërë jehonë
Levitikut (libër q tregon ligjet
e Ekzilit dhe shpresën për Tokën e
premtuar) fillojnë hallet për popullin
çifut, i ndodhur në kthetrat e
zotërve të Evropës, në Spanjë, në Vendet
e Ulëta, në Brazil, në Indi, në
Poloni e deri në revolucionin amerikan.
Ligjet shpjegojnë mbijetesën e
tyre. Pastaj vjen epoka e Numrave
(e cila në Bibël i përcjell çifutët nga
Viçi i artë në Sinai deri në betejat
përpara portave të Kënanit), e cila
është një periudhë e bollëkut
ekonomik dhe rritjes demografike,
e pasuar nga masakrat masive dhe
mbërritja në Tokën e Premtuar. Në
mënyrë fare të saktë, ashtu si në
historinë reale, ku premtimet e
mrekullueshme të të Diturve lindën
indirekt Shoahun, pastaj krijimin e
Izraelit.
Disa nga të mbijetuarit formuan
atëherë Shtetin e ri, i cili kaloi nga
duart e Hititëve, në ato të Filistinëve,
të Apirusëve, të Kënanasve,
të Hyksove, të Egjiptianëve, të
Babilonasve, të Persëve, të Bizantit,
të Omejadëve, të Abasidëve, të
Kryqëzatave, të Fatimidëve, të Mamlukëve,
të Otomanëve e të Anglezëve,
por çifutët nuk hoqën dorë
kurrë nga vendi i tyre.
Atëherë nis periudha në të cilën
ndodhemi sot. Kjo i bën jehonë Besëlidhjes
së Përtërirë, e cila përshkruan
ligjet e një shoqërie morale duke
u lejuar popujve të mbrojnë identitetin
e tyre me dhe kundër parasë.
Në këto kohë të pasigurisë, ku
njohja reciproke e kombeve të
Lindjes së Afërt kushtëzon shumë
paqen dhe luftën në botë, mësimet
e këtyre mijëvjeçarëve nomadë meritojnë
të evidentohen. Deri sa –
kështu lë të shpresohet libri i pestë
– të shmanget barbaria e re e parasë,
duke krijuar më premtuesin e
qytetërimeve, atë të mikpritjes.
Udhëtimi po nis.

Por për një komunitet nuk është
aspak mirë që të ketë të fuqishëm
në radhët e tij: kur, në vitin 998,
një bankier çifut i Bagdadit nuk pranon
t'i japë hua një kalifi, disa
anëtarë të komunitetit u burgosën
për këtë shkak. Rreth vitit 1030,
Familja Tusturi, e pasuruar
nëpërmjet tregtisë së gurëve të
çmuar, bëhet financuesja kryesore
e kalifit Mustansim, por kjo nuk
ndihmoi aspak në ndalimin e arrestimeve
dhe persekutimeve.
Pastaj Bagdadi e humbet famën;
fuqia ekonomike e kalifëve humbet
në rërat e shkretëtirës. Elitat
çifute nisen atëherë drejt Egjiptit
dhe Spanjës. Në vitin 1038, qendra
gaon e Babilonisë zhduket; në
vitin 1040, ekzilarku i fundit,
Ezekiah, vdiq pa lënë zëvendësues.
Bagdadi humbet përpara Kajros,
pastaj përpara Kordovës, ku shkollat
talmudike i kalojnë në rrezatim,
akademitë bagdadase. Mësuesit aty
marrin po ashtu titullin gaon, por
në ndryshim me atë të Babilonisë,
së bashku me të drejtën e jetës dhe
të vdekjes për ata që gjykojnë.
Në vitin 1080, kalifi Al-Muqtadir
i detyron Çifutët e fundit të
Bagdadit të vendosnin një simbol
të verdhë dhe një medalje plumbi,
me peshën e një dinari të argjendtë
mbi të cilin duhej të figuronte fjala
dhimmi. Kështu përfundon për
Çifutët, një mijëvjeçar e gjysmë jete
gati e lumtur në Mesopotami. Kjo
shënon po ashtu dhe fundi i perandorive
të Lindjes. Perëndimi ishte
duke e marrë veten. Në dukje,
nëpërmjet organizimit të tij social,
feudalizmit. Në realitet nëpërmjet
rrjetit të tij tregtar.
Mbartja nga Kordova
Mbretëria myslimane e Spanjës
dhe e Marokut i tërheq tregtarët
hebrenj aq shumë sa që disa qytete
spanjolle shumë shpejt bëhen
qytete çifutë. Grenada, e ka marrë
këtë emër nga hebraishtja Gharnartat
al-yahud ("qytet çifut") sepse,
shpjegon për këtë historiani Al-
Himyari, "banorët e parë që u vendosën
aty janë Çifutë". Këta organizojnë
këtu së bashku me myslimanët
atë që mund të quhet "një
mbartje e teknologjisë" së Lindjes
drejt Perëndimit: dorëshkrimet
greke, llogaritjet indiane, gjeometria
kineze, kontabiliteti babilonas,
mjekësia greke mbërritën aty me
ndërmjetësinë e Arabëve dhe Çifutëve.
Vepra të shumta u përkthyen
atëherë në hebraisht dhe arabisht.
Kordova bëhet një makinë
shumë e madhe përkthimi dhe komentimi.
Komunitetet të shumtë
vendosen aty, si dhe në Sevilje,
Grenadë, Toeldo. Aty, si dhe gjetkë,
Çifutët bëhen artizanë, furnizues
të ushtrive dhe oborreve,
mbledhës taksash, financierë dhe
ministra.
Në vitin 960, Hasadi ibn Chaprut,
rabin, mjek dhe dijetar, bëhet
diplomat, njeri i administratës financiare,
pastaj vezir i madh i kalifit
Abd er-Rahman III; ai pret ambasadorët,
orienton tregtinë
ndërkombëtare drejt komuniteteve të
Lindjes. Në vitin 970, Jakob Ibn-Jau
këshillon kalifin e Lindjes. Pak më
vonë, Samuel Halevi bëhet regjent i
kalifit Al-Mansur. Në vitin 1030, Samuel
ibn Nagida, që rrihte nga një
familje e pasur e tregtarëve të Kordovës,
ndërmjetës në tregtinë e
erëzave në Malaga, autor i traktateve
fetare, talmudist e linguist, bëhet
mbledhës i taksave, pastaj vezir i
mbretit Habbus të Grenadës, pastaj
për tetëmbëdhjetë vjet kryekomandant
i ushtrisë; midis shumë të aftëve
të tjerë, në vitin 1038 ai bëhet
ministër i Parë i Belir lë Deboshé,
pozitë të cilën do ta mbajë deri sa vdiq
në luftë, në vitin 1056, në një betejë
kundër princave të krishterë. I biri do
ta zëvendësojë, por në vitin 1066, një
kryengritje e drejtuar kundër tij do
të ketë pasojë masakrimin e tre mijë
çifutëve të qytetit.
Shpresa dhe masakra: paralajmërim
për gjithçka i priste Çifutët
në Evropë.
7. Bankierët e parë të krishterë
Franca merovingiane
Kur kristianizmi vendoset në Gali
një komunitet çifut tepër i vjetër,
tashmë kishte hedhur rrënjë atje. Që
në vitin 6, Arkelau, djali i Herodit të
Madh, kishte mërguar në Vjenë dhe
Herod Antipas ishte në Lion. Pas tyre,
Çifutë të shumtë të Palestinës vendosen
në Tur, Puatier, Narbonë,
Lunel, Nimë, Akuitani, në Normandi
dhe Shampanjë. Gjurmë të një sinagoge
të ngritur në Paris, në Il de la
Cité, i përkasin shekullit të V-të. Në
mbretërinë burgonte, në vitin 517,
prania e Çifutëve u zbulua nga ligjet
e mbretit Sigismund, i cili i largoi prej
andej. Në vitin 554, Shildberti I, i cili
mbretëron mbi një pjesë të Galisë, u
ndalon të dilnin ditën e pashkëve
nëpër rrugët e Parisit. Ferreol-it,
peshkopit të Uzeve, iu hoq e drejta
për të ushtruar detyrën në dioqezën
e tij "sepse kishte trajtuar Çifutët me
shumë butësi". Në vitin 576, një sinagogë
e Klermontit u shkatërrua
gjatë predikimit të peshkopit Avitus.
Në vitin 582, Kilperiku, i detyron Çifutët
të zgjedhin midis pagëzimit dhe
nxjerrjes së syve.
Pjesa kryesore e këmbimeve bëhet
akoma - deri në shekullin e XI - në
formën e tramës. Kripa, armët, copat,
vera, prodhimet bujqësore, këmbehen
midis tyre. Detyrimet ndaj feudalëve
paguhen me drithë, copa stofrash ose
veshje prej leshi dhe lini (disa çifligje
rurale kanë punishte të vërteta endjeje).
Ndërmjet qyteteve, disa tregtarë,
shpesh Sirianë, por dhe Çifutë që flasin
greqisht - në shumë raste të quajtur
Syri - qarkullojnë stofra të kushtueshëm,
erëza, droga, skllevër e në
disa raste ar. Nuk përdoren pothuajse
kurrë monedha; aty këtu vetëm
lingota për tregtinë larg vendit. Me
ose pa deviza "nacionale": abatë, peshkopë,
princë stampojnë su prej ari dhe
monedha argjendi pa u marrë vesh
me njëri tjetrin. Në disa rajone përdoret
akoma Solidus prej floriri i krijuar
nga Kostandini, me emrin besant,
dinar ose maravedi. Nomizma
bizantine, monedhë me vlerë vetëm
një su, e stampuar prej floriri në
Kostandinopojë, me peshë teorike
3.89 gram, ngelet, së bashku me
monedhat e vjetra romake dhe
frankun, monedha kryesore në këmbimet
ndërkombëtare. Ky solidus-i i
francëzuar shumë më vonë në "sol"
ose "su" - nuk luan në Evropë veç
rolin e një monedhe llogarie ndërmjet
qendrave të mëdha tregtare dhe
tregtarëve çifutë dhe grekë që bëjnë
lidhjet. Realisht ajo nuk qarkullon
më. Ari sundon më shumë Orientin,
argjendi Perëndimin.
Pranë castra-ve, lagje të rrethuara
me mure, në fund të shekullit të
VI, vendosen komunitete të rinj. Në
porte, Çifutët sigurojnë rrjetet e
këmbimeve, punë që kanë bërë që
nga koha e Perandorisë romake, pavarësisht
se cilët mund të jenë sundimtarët.
Papirusi i Egjiptit shkarkohet
në Marsejë; gruri Afrikës së Veriut
dhe Sicilisë, në Ostia. Vaji i ullirit,
që vjen nga Spanja shitet deri
në veri të Galisë. Erëzat e Indisë dhe
Kinës dorëzohen në Narbonë, i cili
është akoma një port. Mëndafshet e
Kostandinopojës dorëzoheshin tek
tregtarët e Ravenës. Në pazarin e
Verdunit bëhet tregtia e skllevërve
saksonë, të cilët më pas shpërndaheshin
në Spanjë dhe në Lindje. Në
këto qytete Çifutët ushtrojnë gjithë
llojet e tregtisë dhe artizanatit; kredia,
një aktivitet që ndodhet në
kufijtë e fitimit dhe humbjes, kufizuar
vetën për huadhënien për konsum,
mbetet monopol i tyre. Investimi
nuk është akoma i përshtatshëm
dhe fryma e ndërmarrjes nuk shihet
me sy të mirë: "fajdeja" (usura), fjalë
e marrë nga vulgare (Bibla, në latinisht)
nënkupton çdo përfitim që vjen
si rezultat i një transaksioni me bazë
argjendi, pra fitimin tregtar si interes
krediti, edhe kur ky interes
është gati i papërfillshëm. Ky nocion
i emrit do të çojë në trajtimin si "fajdexhi"
të çdo ndërmarrësi deri në
shekullin e IX dhe të çdo huadhënësi,
cilado qoftë përqindja që praktikon
ai, deri në shekullin e XIX.
Në vitin 584, Gregor dë Tur,
arkipeshkv dhe kronikan i librit Historia
Francorum, përmend vrasjen
në qytetin e tij të një huadhënësi
çifut, që quhej Armentanius. Kloteri
II, në vitin 613, pastaj Dagoberti,
në vitin 629, i detyrojnë përsëri
Çifutët e Langdokut - që ua mori
Vizigotëve - të zgjedhin midis pagëzimit
dhe dëbimit. Në vitin 719,
Narboni, Karkazona, Agde, Bezieret
dhe Nimet pushtohen nga një gjeneral
mysliman. Në vitin 732, Karl
Marteli e ndal në Puatiere këtë përparim
të myslimanëve drejt veriut;
në vitin 737, ai merr Karkazonën dhe
Bezieret. Në Narbonë, myslimanët,
të krishterët dhe Çifutët vazhdojnë
akoma të bashkëjetojnë. Në vitin
755, Pepin Le Bref mposht Lombardët
dhe mban premtimin që i kishte bërë
papës vitin paraardhës se "do t'i jepte
dhuratë San Pietrit" territoret që
kishte pushtuar në Itali: kështu pra,
Shtetet u formuan papnore. Në vitin
759, me ndihmën e Vizigotëve, ai u
rimerr myslimanëve Narbonën.
Në shenjë mirënjohjeje për neutralitetin
që treguan, ai u konfirmon
Çifutëve të këtij qyteti të drejtën që
të organizohen në një komunitet, i
cili ka të drejtë po ashtu tua transmetojë
pasardhësve pasuri të paluajtshme.
Shumë rrallë të privilegjuar,
edhe për gjashtë shekuj akoma.
Epoka e artë karolinjane
Në vitin 800, papa Leoni III
kurorëzon Sharlemanjin perandor të
Perëndimit, me qëllim që të dalë një
rival përballë perandorit bizantin, të
cilit i kundërvë një kundërshtim të
zjarrtë lidhur me paraqitjen e Jezusit
me shëmbëlltyra. Evropa e Sharlemanjit
është akoma tepër e varfër,
duke e krahasuar me perandorinë e
Konstantit të IV, me Mesopotaminë
e Harun al-Rashidit dhe me emiratin
e Kordovës të Abd er-Rahmanit
të II. Sharlemanji e inauguron
mbretërimin e tij me një rivlerësim
të monedhës: argjendi përcaktohet
si etalon, së bashku me dy monedha
llogarie (livra dhe su-ja si dhe me
një monedhë në qarkullim (denierin).
Me qëllim që të afirmojë përparësinë
e tij politike, të favorizojë
këmbimet në vend dhe të pakësojë
tregtinë jashtë Evropës, Sharlemanji
ndalon prerjen private të monedhave
të këmbimit ndërkombëtar dhe kufizon
numrin e punishteve publike të
stampimit të monedhës. Tregtarët
çifutë vazhdojnë të importojnë
prodhime orientale nëpërmjet Senës,
Verdunit dhe Trojës, të cilat janë
qendra të mëdha panairesh.
Në Narbon, një rabin, i cili quhej
Makhir, rreth vitit 800, themelon
një shkollë fetare dhe merr nga
Sharlemanji një pjesë të madhe të
qytetit që bëhet një "mbretëri" në
miniaturë, me në krye, sipas modelit
të vjetër të komunitetit të Babilonisë
"një princ të mërgimit", titulli
i të cilit do të trashëgohet gjatë disa
gjeneratave. Në vitin 797, perandori
i beson një Çifuti narbonas, i quajtur
Isak (ndoshta është po ai për të
cilin është folur më sipër) ambasadën
pranë kalifit të Bagdadit, i cili
kthehet prej andej në vitin 802 me
një sahat antik dhe një elefant.
Për të favorizuar zhvillimin
ekonomik të mbretërisë së tij, perandori
karolinjan kërkon të tërheqë
Çifutët. Një mjek dhe historian çifut,
Jozef Ha-Kohen, për këtë problem,
në shekullin e XV, do të shkruajë:
"Të krishterët dhe Maurët bënin
luftë me njëri tjetrin dhe kjo
ishte një kohë pikëllimi të thellë për
Izraelin. Perandori Sharlemanji,
mbret i Francës, solli nga Roma rabinin
Kalonymos, dhe ky përcolli në
Gjermani Çifutët e mbijetuar, mblodhi
gjithë të shpërndarit e Judesë dhe
Sharlemanji lidhi një aleancë me ata.
Atëherë, ata ngritën në Gjermani
shkolla të Ligjit të Zotit, ashtu si
më parë, dhe rabini Kalonymos ishte
kryetari i tyre".

Nga ana tjetër, Perandori u lejon
tregtarëve çifutë, të bëjnë një
betim more judaico, pra mbi Bibël
dhe ngarkoi disa funksionarë të
krishterë, magistri Judaeorum, të
kontrollojnë dhe të mbrojnë Çifutët
që bënin tregti. Një administratë e
vërtetë specifike ngrihet.
Vendi mbetet shumë i varfër.
Banda grabitësish dhe endacakësh
të mjerë i binin pa reshtur kryq e
tërthor. Ndihma për të varfrit i përkiste
Kishës, e cila në parim duhej të
destinonte për ata një të tretën e të
ardhurave të saj. Një urdhëresë e
Sharlemanjit përcakton se "e dhjeta
kishtare duhet të ndahet në prani
të dëshmitarëve, në tre pjesë, që
duhet të sigurojnë shpenzimet e
kishës, jetesën e priftit dhe ndihmën
për të varfrit".
Një kronikan i mbretërimit të perandorit
i njohur me emrin "Murgu
i Sent-Gallit", tregon se si Sharlemanji
i kërkoi një ditë një tregtari
çifut t'i ngrinte një grackë një peshkopi
tepër lakmitar, i cili nuk respektonte
detyrimin që të ruante një të
tretën e burimeve të tij për të varfrit.
Tregtari parfumoi një mi dhe ia tregoi
prelatit "duke i thënë se e kishte
gjetur në Jude këtë kafshë që nuk
ishte parë ndonjëherë". Peshkopi
donte ta blinte për tre livra argjendi.
"Çfarë çmimi qesharak për një
objekt kaq të shtrenjtë thërret tregtari
çifut. Më mirë do ta hidhja në
det se sa ta jepja për këtë çmim qesharak".
Peshkopi ofroi atëherë dhjetë
livra. Tregtari i përgjigjet: "Zoti
i Abrahamit nuk do të donte aspak
që unë të humbas kështu frutin e
mundimit tim dhe mjetin për të fituar
bukën e gojës". Peshkopi e rrit
ofertën në njëzet livra. Tregtari e
mbështjell miun me një copë të
kushtueshme
dhe bëri sikur do të largohej.
Prelati e thërret dhe i ofron një masë
mbushur me argjend. Tregtari dorëzohet
dhe ia tregon menjëherë Sharlemanjit
çmimin e shitjes, duke i përshkruar
skenën. Atëherë perandori
thërret peshkopët në një sinod dhe,
pasi përfundoi punët e ditës, solli
argjendin që kishte fituar tregtari
çifut, ia tregoi asamblesë dhe tha:
"Ju, peshkopët duhet t'u shërbeni të
varfërve dhe nëpërmjet tyre Krishtit,
më shumë se të kërkoni gjëra të
kota ... Ja sasia e argjendit që njëri
nga ju i ka paguar një tregtari çifut
për një mi të zakonshëm shtëpie, pak
të parfumuar!... Sipas kronikës,
Peshkopi "i ekspozuar në këtë
mënyrë përpara turpit publik, u
hodh tek këmbët e perandorit duke
iu lutur ta falte".
Anekdota të tilla, të vërteta ose
të sajuara, nuk e ndryshojnë aspak
qëndrimin e Kishës as ndaj Sharlemanjit
e as ndaj Çifutëve.
Djali i Karlit, Luigji Zemërmiri,
edhe ai rrethohet nga Çifutë.
Këshilltar privat ai ka një mjek,
Zedekiahun, i cili arrin një pushtet
të tillë sa që, siç shkruan murgu
spanjoll Agobard në librin Pesë letra
kundër Çifutëve të shkruajtura në
vitin 814, "Oborrtarët përpiqen të
sigurojnë përkrahjen e tij duke i ofruar
dhurata të çmueshme". Në
oborr, mbështetja e Çifutëve është
në modë. "Disa fisnikë, madje, i thurin
lavdi sabbatit dhe preferojnë
predikimet e rabinëve në vend të atyre
të priftërinjve e murgjve, të cilët
atëherë ishin shumë të paditur". Sovrani
u jep pasaporta familjeve çifute
"për t'i tërhequr dhe mbrojtur në
udhëtimet e gjata të tregtisë". Ai i
autorizon të ngrejnë sinagoga të reja
dhe atyre u jep të drejtën që të bëjnë
tregti gjatë kreshmës dhe të respektojnë
sabbatin - megjithë kundërshtimin
e Agobardit, i cili në vitin
813 bëhet peshkop i Lionit. Mbreti
e internoi më
pas, kur ai nxiti tre djemtë e
mbretit të ngrenë krye kundër të
atit.
Kjo paqe karolinjane, tërheq një
numër shumë të madh Çifutësh të
Azisë së Vogël, Ballkanit dhe të Italisë
së Jugut. Megjithë armiqësinë e
Kishës dhe aristokracisë, disa komunitete
vendosen në Provansë, në
Shampanjë, mbi Rin, në Italinë e
Veriut, kudo të vendosur në trajektoren
e panaireve të mëdhenj. Atje,
ashtu si në Kordovë, Çifutët sjellin
eksperiencën e tyre në fushën e vitikulturës
dhe artizanatit, por edhe
raportet e tyre tregtare me Azinë e
Vogël. Ata marrin pjesë në mbartjen
e pasurive dhe dijeve që vijnë nga
Lindja.
Kishat dhe sinagogat janë akoma
të padallueshme; këngët janë
akoma të afërta; shumë të krishterë
respektojnë pushimin e së shtunës;
priftërinj e rabinë, diskutojnë, përzihen
me njëri tjetrin, bëjnë tregti,
bisedojnë. Përmbledhjet e Midrashit
dhe Hagadahut të përkthyera në
gjuhën e oilit (frëngjishtja e vjetër)
nga Çifutët e konvertuar paraqiten
si "tregime të shkurtra". Parabola e
të verbrit dhe paralitikut të Sanhedrinit
91 a, bëhet historia e shën
Martinit. Në fund të shekullit IX,
rreth njëzet mijë Çifutë vendosen në
Gjermani dhe tridhjetë mijë në Gali.
Në gjithë Evropën e krishterë,
Çifutët përbëjnë rreth njëqindmijë,
popullatë që, sidoqoftë, është një sasi
tepër e vogël në krahasim me gjashtë
milion që jetojnë nëpër botë. Pjesa
tjetër, kryesisht gjendet në Islam
dhe në Bizant dhe një pjesë e vogël
në Evropën qendrore. Në shekullin
e X, në Vjenë, ku janë vendosur
tregtarë, nis të përdoret fjala ashkenaze,
për të treguar Çifutët e Gjermanisë,
një fjalë e formuar, ka të
ngjarë, duke u nisur nga emri i një
stërnipi të Noes (babai i të cilit quhej
Gomen, emër, tingëllimi i të cilit,
në mënyrë të turbullt jep Germania
...).
Judaizmi feudal
Nis të vendoset pak nga pak
sistemi feudal. Në fillim të shekullit
të dhjetë, të pasurit dhe njerëzit
e lirë mbrojnë fshatarët në këmbim
të punës së tyre në bujqësi. Çifutët,
nga ana e tyre, nuk janë as të lirë as
bujkrobër, e nuk kanë as të drejtën
të mbajnë armë as atë që që të kenë
toka. Ata nuk janë veç kontribuues
të huaj, një burim të ardhurash që
një princ mund t'ia sigurojë një vasali
në këmbim të përfitimeve të tjera.
Nga ana tjetër, zotërit e qyteteve të
rinj tregtare të Evropës presin Çifutë
dhe u ofrojnë toka, privilegje,
madje "një kartë të të drejtave". Ata
kanë nevojë për mallra dhe vënë re
se Çifutët sjellin pasuri në qytetet
që i presin. Në vitin 1004, një peshkop
i Spirës, në Renani, që quhej
Rodiger, u akordon çifutëve të qytetit
të tij një kartë të tillë: "Unë
mendoj, shkruan si, se e rris njëmijë
herë nderin e lokalitetit tonë duke
sjellë çifutë
që të jetojnë këtu". Në Shampanjë,
përgjatë Rinit, Luarës, Senës, në
Italinë e Veriut dhe në Poloni, vendosen
qindra komunitete të rinj. Në
jug të Galisë, qindra Çifutë bëhen
pronarë tokash dhe në shumë raste
i punojnë vetë ato. Madje ata bëhen
dhe vreshtarë, megjithëse nuk mund
të pinin me të krishterët (Talmudi
thotë: vera e Gentil-ve (Paganëve)
është e ndaluar për shkak të vajzave
të tyre. Ajo nuk mund të pihet së
bashku"). Por këtu është edhe frika
e martesave të përziera. Megjithatë
Çifutët në përgjithësi, janë më pak
të ngatërruar me punët bujqësore,
se sa në tokën e islamit dhe në Mesopotami.
Në fillim sepse Kisha ua
besonte tokat e saj të krishterëve, të
cilët i paguanin asaj të dhjetën.
Pastaj, nga që Çifutët nuk kanë të
drejtë të punësojnë skllevër, pa të
cilët nuk ka prodhim bujqësor të
mjaftueshëm. Më në fund ajo që
është më e rëndësishmja, ngaqë
kërcënimi i dëbimit i detyron
Çifutët të jenë të gatshëm për të lëvizur:
diaspora në Evropë nuk mund
të jetë veçse urbane.
Në qytete, komunitetet (universitas
Judaeorum) krijohen si
grupime me cilësi morale: ashtu si
në vendet e tjera, ato pajisen me një
këshill, një gjykatë, një fond solidariteti
dhe një sinagogë. Çifutët
ushtrojnë mjeshtëri nga më të ndryshmet:
mjekë, ngjyrosës, regjës, karrocierë
pajtonesh, rrobaqepës,
farkëtarë, bizhutierë, bankierë, karpentierë.
Tregtarët e krishterë
shqetësohen nga konkurrenca e
tyre. Në shekullin e IX, kuvendi fetar
u Quierzy-t vendosi se tregtarët
çifutë duhet të paguajnë detyrimin
e të dhjetës dhe një të njëmbëdhjetën
të krishterët.
Operacionet e kredisë ngelen
operacione të dorës së dytë; ato nuk
janë përmendur, madje, as në përmbledhjen
antiçifute, Adversus
Judaeos të epokës. Shumat e shënuara
në vendimet gjyqësore (të cilat,
nga ana tjetër nuk përcaktojnë kurrë
identitetin e palëve, as datën dhe
vendin e transaksionit, as përqindjen
e interesit) janë pak të rëndësishme.
Megjithatë, këto operacione
ekzistojnë: të krishterë të shtresave
të ndryshme sociale u marrin hua
Çifutëve dhe ata e vlerësojnë kthimin
e këtij borxhi një detyrim moral.
Kështu, Dhouda, kontesha e Tuluzës
në veprën e saj Liber manualis,
shkruar për djalin e saj Guliem, i
kujton atij detyrimin që të paguajë
borxhin e babait të tij, duke përfshirë
dhe ato që u detyrohej kreditorëve
Çifutë. Çifutët u japin hua
po ashtu edhe abacive: një farë
Ursellus, nga Montmorenci, merr
një interes prej 28% për një hua që i
ka dhënë abacisë Sant-Denis.
Këto kërkesa rriten disi me
rritjen ekonomike dhe arrijnë të
kapërcejnë kapacitetet e huadhënësve
individual; gjyqtarët
atëherë autorizojnë huadhënësit çifutë
që të grumbullohen për të bashkuar
fondet e për t'u dhënë hua të
krishterëve. Në këtë mënyrë krijohen
kushtet që të jepet me interes
ndërmjet Çifutëve, duke patur parasysh
që huamarrësi i fundit do të
jetë i krishter. Dy shekuj më vonë,
pra në të XI, në Gjermani, rabini
Gershom shkruan: "Në qoftë se një
jo-çifut autorizon një Çifut të gjejë
para tek një tjetër Çifut, e t'ia japë
këtij me interes, çështja është e
ligjshme, sepse Çifuti i parë shërben
si garant në transaksionin e
huadhënies një Gentili (pagani)".
Gjithnjë e më shumë komunitetet
çifute nuk pranohen veç me kushtin
që të jenë huadhënës, aktivitet
që u ndalohet të krishterëve.
Për të garantuar kthimin e këtyre
kapitaleve si dhe interesat, që
shpesh kalojnë 60% në vit, huadhënësit
marrin një garanci në
formën e pengut. Pengu mund t'i
sjellë fitime huamarrësit, i cili mund
t'i ruajë vetë, por të ardhurat e sjella
nga kjo garanci mund t'i lihet huadhënësit
si interes, në këmbim të
një angazhimi që huadhënësi ka
marrë përpara disa të krishterëve të
rëndësishëm se nuk mund ta tjetërsojë
atë pasuri, veç në rastin kur nuk
i paguhet detyrimi nga huamarrësi.
Në gjysmën e dytë të shekullit
të X, kërkesa për hua bëhet më e
fortë dhe presioni i debitorëve mbi
huadhënësit bëhet shqetësues. Diskutohen
me ashpërsi pengjet. Rabini
Meshulam ben Kalonimos
këshillon të kërkohen si peng pasuri
të paluajtshme që sjellin të
ardhura në sasi të barabartë me interesat
që rrjedhin nga huaja. Ndonjëherë
këto pengje nuk sjellin asgjë:
në prani të dëshmitarëve "të ditur",
kuventet vendosin si pengje objekte
të kushtueshëm, veshje ceremonish,
objekte kulti që nuk sjellin asnjë
të ardhur e që huadhënësit çifutë
as nuk mund t'i përdorin e as
mund t'i shesin. Në këtë rast ai nuk
mund të bëjë gjë tjetër veç duke u
bazuar në dëshirën e huamarrësit,
të pranojë pengun.
Askush tjetër përveç Çifutëve
nuk ka akoma të drejtë të japë hua
dhe shpesh herë ata nuk kanë të
drejtë të ushtrojnë mjeshtëri të tjera
pa ushtruar huadhënien. "Paratë e
dhëna hua nuk mund të jenë vetëm
çifute", thonë kudo. Në shumë gjuhë
të botës, "të judaizohesh" do të
thotë "të marrësh interesa". Shprehja
nuk është në asnjë pikë e
mirëpritur.


Si ikën në Perëndim tregtarët çifutë

Çifutët e panaireve
Distanca me "qendrat" Babiloni
dhe Palestinë favorizon origjinalitetin
e komuniteteve që krijohen në
Evropën e krishterë. Këtu, lutjet
bëhen kokëzbuluar, recitohet kaddishi
(shenjtërim i emrit Zot) sa janë
gjallë prindërit. Intelektualët thurin
poema liturgjike për gjithë festat dhe
fusin metoda të reja të studimit të
Talmudit. Nuk priten më përgjigje
as nga Jeruzalemi e as nga Bagdadi,
madje as nga Kordova. Askush
s'rebelohet kur akademia e Sourës,
qendër teologjike e judaizmit babilonas,
përtërin ndalimin e huadhënies
me interes, qoftë dhe direkt, në
fillim Çifutëve dhe më pas edhe joçifutëve.
Me që të diturit janë po ashtu
dhe tregtarë, është fare e natyrshme
që në qytetet e panaireve - Majencë
e Vorms në Gjermani, Trojë dhe Senë
në Francë - të organizohen takime
midis mësuesve" për të shitur prodhimet
e tyre në të njëjtën kohë dhe
për të diskutuar pikëpamjet teologjike
të kohës. Mendimet e tyre, nëpërmjet
Evropës përcillen nga tregtarë të tjerë
dhe vendosin ligjshmërinë.
Në Majencë, rabini Gershom
Maor ha Golah ("Drita e mërgimit")
ia ndalon përfundimisht poligaminë
gjithë judaizmit evropian. Kjo praktikë,
e lejuar akoma nga Talmudi, në
tokën e islamit ngelet në fuqi, edhe
pse, prej kohësh nuk vazhdon më
në Perandorinë romake. Por mbërritja
në Evropën e krishterë e komuniteteve
të ardhur nga bota myslimane
bën të detyrueshëm përsëritjen
e ligjit. Në Vorms, rabimi Eleazar
është i merakosur për rolin që u ra
në pjesë Çifutëve në të gjitha aktivitetet
financiare. Duke e parandierë
rrezikun që po afrohej, ai këshillon
- për arsye të vëmendjes politike dhe
jo si një detyrim teologjik - të mos
jepen hua me interes, cilido qoftë
huamarrësi, Çifut ose jo-çifut. Por
askush nuk ia vë veshin. Por, si
mund të kundërshtohet?
Në Trojë, atëherë një nga qendrat
kryesore tregtare të Evropës,
shfaqet një nga mendimtarët e parë
në gjuhën frënge - ose më mirë, në
shampanjasen e vjetër - Salomon ben
Isak, që thirrej Rachi, dishepull i Isak
ven Yehudah, të Metzit, nxënës i
Gershom Maor ha Golah, të Majencës,
vreshtar dhe tregtar i verërave
të tij. Midis vitit 1060 - ai ishte
njëzet vjeç - dhe vitit 1105, ai shkruan
një komentuar komplet të
Biblës, rresht për rresht dhe gati
gjithë Talmudin, së cilës i shtohen
edhe treqind e pesëdhjetë reponsae
dhënë gjithë pyetjeve të komuniteteve
të Evropës. Duke dhënë
shpesh herë ekuivalentin në gjuhën
e vjetër shampanjase, për një fjalë
hebraishte të vështirë, vepra është
një burim jashtëzakonisht i
çmueshëm për gjenealogjinë e gramatikës
së frëngjishtes së vjetër. Si
një teolog dhe njeri i shquar i kohës
së vet, Rashiu ofron një lexim
të thjeshtë e të qartë të Ligjit,
por në të njëjtën kohë një modernizim
të konsiderueshëm të jurisprudencës.
Ai autorizon Çifutët, për
shembull, të përzihen me të krishterët:
"Ne nuk mund ta sigurojmë
jetesën tonë pa mos bashkëpunuar
me Gentilet (paganët), sepse ne jetojmë
midis tyre, ne varemi nga ata".
Ai i këshillon tregtarët të hartojnë
kontrata me shkrim, ku të pasqyrohet
vullneti i lirë i palëve nëpërmjet
firmosje në kontratë pa shkelur
Ligjin. Meqë e njihte mjaft mirë
funksionimin e panaireve, ai shpall
një rregullim të ri të çmimeve. Për
shembull, ai vendos një mbrojtje
kundër tregtarëve të pasur, të cilët
blejnë një pjesë të rëndësishme të
të korrave me çmim të ulët, për ta
depozituar e për ta shitur më vonë,
natyrisht me fitime të konsiderueshme,
duke respektuar në
dukje parimin e "çmimit të drejtë".
Ai përmirëson statutin e rrogëtarëve,
duke kërkuar që ata të përfitojnë një
kontratë pune të paktën
për tre vjet. Ai ia lejon një argati
ta lërë vendin e tij të punës në çdo
çast, në qoftë s ky largim nuk sjell
dëme materiale përveç ndaljes së
punës, por dhe u rezervon të drejtën
e pagesës së plotë me atë pjesë të
pagës që i korrespondon kohës reale
të punës.
Në fund të jetës së tij, Rashi do
të njohë brengën e masakrave të para
që lidhen me kryqëzimin e parë dhe
ai nuk do të ketë kohë të përsosë
punën e bërë. Korrigjimet ose rregullimet
që ai i ka bërë, tekstit të Talmudit,
do të përfshihen në të gjitha
botimet e mëpasme. Më vonë,
dishepujt e tij u quajtën tosafistë
(tosafa do të thotë "shtesë"), sepse
ata "i shtohen" mësuesit (të tillë ishin
Simhah ben Samuel, i Vitrit; Chemayah;
Yehudah ben Abraham; Jozef
ben Yehudah; Jakob ben Simeon).
Tre vajzat e tij u martuan me tre
nxënësit e vet. Njëri nga nipërit e
tij, Samuel ben Meir, do të përfundojë
hartimin e komentuarit të tij
me traktatin Baba Batra, një nga
traktatet ekonomike të Talmudit.
Një tjetër nip i tij, Jakob rabenou
Tam, huadhënës me garanci,
mbledhës taksash dhe vreshtar, do
të autorizojë shitjen e verës jo-çifutëve,
në qoftë s kjo është e vetmja
mënyrë për të fituar para. Ai do të
thotë me zë të lartë: "Sa herë është
fjala për një humbje të madhe financiare,
Torahu është i preokupuar
për paratë e Izraelit. Përse do të dëshmoja
më pak përkujdesje dhe të mos
pranoja që kjo të lejohet?". Një nga
dishepujt e largët të Rashi-ut do të
jetë një nga mësuesit më të mëdhenj
të judaizmit në Evropën qendrore
në shekullin e XVII, Maharali
i Pragës. Influenca e Rashiut do ta
kapërcejë madje, sferën e judaizmit:
murgu françeskan Nikolas dë Lyre
(1270-1340) do ta lexojë atë në tekst
dhe do ta përsërisë shpesh në komentuarin
e tij biblik. Edhe Luteri
do t'i citojë komentarët e tij. Rashiu
ngelet simboli më i lartë i këtij çasti të
lavdisë së tregtarëve të ditur, aktorë
kryesorë të zgjimit ekonomik e politik
të botës së krishterë.
8. Tregtarët çifutë kalojnë
në Perëndim
Në këtë përmbysje gjeopolitike,
Çifutët janë pothuaj të vetmit që
mund të kalojnë nga një pjesë e
botës në tjetrën. Portet e Mesdheut
që zotërohen nga myslimanët (nga
Spanja në Egjipt, nga Palestina në
Liban) janë të mbyllur për tregtarët
e krishterë. Gjenovës dhe Pizës u
duhet të luftojnë kundër piratëve
myslimanë. Rrugët tokësore, akoma
më keq, sepse Islami fillon në kufijtë
e Bizantit. Tregtarët çifutë, ata, janë
të pranishëm në ndërresat tregtare,
tokësore dhe portale, qofshin të
myslimanëve apo të krishterëve:
Gjenova, Palermua, Kairua, Aleksandria,
Fostati (Kajro e ardhshme),
Adeni, Ramle dhe Sijilmosa (oazet e
pritjes së karvanëve në Marok në
mes të shkretëtirës). Ata qarkullojnë
që nga Mesopotamia në Marok, nga
Kaukazi e Krimea në Spanjë, nga
gjiri Persik në bregun e Malabarit.
Ata formojnë një farë shoqate, që
mban për vete ekskluzivitetin e
shumë klientëve, organizojnë
këmbime që vetëm ata mund t'i
drejtojnë. Në sajë të arkivave të gjetura
në Kajro janë njohur shumë praktika
të ndjekura në ato kohë; sigurisht
ato pasqyrojnë po ashtu pak a
shumë ato të shekujve paraardhës.
Shumë tregtarë çifutë i shoqërojnë
në bordet e anijeve mallrat
e tyre (tekstile, bojëra, ilaçe, parfume,
bakër, bronz, sheqer, shurup,
vaj, dyllë, peshk të thatë, monedha
ari e argjendi, dorëshkrime - por nuk
gjendet asnjë gjurmë e tregtisë së
armëve dhe skllevërve). Ata tregojnë
shumë kujdes të ruajnë mallrat nga
uji dhe termitet; ata janë specialistë
të ambalazhimit, të thurjes dhe
lidhjeve. Klientë të tyre janë të tjerë
tregtarë çifutë, importues të mallrave
të tyre. Për t'i bërë të njohur
mallrat ata përdorin një lloj "agjenti
publikimi", të paguar për komision.
Për të pakësuar dëmet nga rreziqet
e mundshme, mallrat i shpërndajnë
në disa anije, me përjashtim të rasteve
kur bëheshin luftëra kur ata
synonin ta ngarkonin mallin në një
anije të vetme, duke rrezikuar lirinë
ose jetën. Ata kanë atëherë pak kontakte
me qeveritë dhe ushtritë, veç
në qofshin furnizuesit e tyre.
Ndodhte që të kërkonin dhe
mbrojtje për mallrat e tyre ngarkuar
në anije që ndodheshin në dete,
përmes shkretëtirës, ose në zonat e
trazuara (Siri, Egjipt, Jemen). Shpesh
herë ata janë bërë të burgosurit e
piratëve, por të liruar shumë shpejt
(siç është rasti i një Çifuti të Adenit,
i cili u burgos në Bombei e që u
lirua nga kunati i tij në Bangalore).
Ndodhte që të kalbeshin për vite të
tërë në një qytet, duke u dërguar letra
të dëshpëruara ortakëve dhe
prindërve të tyre (siç është rasti,
rreth vitit një mijë, i një tregtari të
Tunizisë, i cili u bllokua në Amalfi,
ose i Nahrey ben Nissim, intelektual,
tregtar e bankier tunizian, i cili
do të kalojë pjesën kryesore të jetës
i bllokuar në Egjipt).
Letrat që këmbejnë këta tregtarë
- të cilat shërbejnë si gjurmë të kësaj
kohe, por që duhet të kenë ekzistuar
prej shumë kohësh - shpesh herë
janë të gjata dhe komplekse, mendjeholla
dhe të detajuara, të zbukuruara,
gati poetike, por ndonjëherë
me llogari të thjeshta. Lajme ata
marrin vazhdimisht, shqetësohen
dhe i nënshtrohen fatalitetit. Por
optimizmi është i përgjithshëm dhe
besimi tek Zoti, i patundshëm. Në
çdo letër i urohet letërmarrësit që të
"mbronte pozicionin e tij të ndershëm".
Në fund të një letre drejtuar
një përgjegjësi tregtar, nga një tregtar
çifut tunizian i shekullit të XI,
mund të lexohet: "Vëri në punë, në
qoftë se ju pëlqen, dy mijë dinarët
që më pajë dashur për të dy karvanët.
Blini së bashku me dyllin e cilësisë
së parë, po qe e mundur të Misarit,
më të mirin dhe po aq fletë thikash
Fayymi që mund të gjeni".
Të gjithë përdorin si formulë
mirësjelljeje: "Zoti ju dhëntë mendime
sa më të suksesshme!". Ata
udhëtojnë nga Sicilia në Tunizi, nga
Egjipti në Jemen, pa patur para me
vete, të sigurt se në vendet ku shkojnë
do të gjejnë kredi, strehë dhe
informacione për tregjet lokale.
Gjatë pagimit ata diskutojnë gjatë
për vlerën në metal të monedhave,
lëkundjet e kursit të të cilave mund
të jenë me rezultate pozitive ose
negative, për të cilin ata bien dakord
ta ndajnë. (Në përgjithësi gjykatat
vendosin që humbja e vlerës së monedhës
duhet të ndahet në mënyrë të
barabartë midis blerësit dhe shitësit).
Në qytetet ku nuk ka komunitetet
çifute të rëndësishme dhe ku nuk
ka përgjegjës tregtarë, tregtarët vendosin
agjentë përfaqësues, zyrat e të
cilëve mbajnë lidhje me bursat, me
zyrat e postës, me bankat, me
gjykatat dhe studiot noteriale (për
familjet e tregtarëve që vdesin gjatë
udhëtimit). Ndonjëherë, këta
agjentë kanë edhe skllevër të liruar
shpejt e shpejt ose të rishitur. Aty
këtu këta përfaqësues janë myslimanë:;
ndodh madje që gjyqtarët
midis tregtarëve çifutë të jenë kadillerë
të cilët e përdorin të drejtën
talmudike për rastin që paraqitet.
Ndodh, po ashtu që tregtarë çifutë
e myslimanë të bëhen bashkë për të
ndërtuar anije e për të bërë tregti:
kështu rreth vitit një mijë, kryetari
i komunitetit çifut të Adenit,
Ma'mun, bëhet ortak me një armator
mysliman, Bilalin, për të ndërtuar
një anije të madhe për të bërë
rrugën Aden-Ceilon.
Disa tregtarë, pasi kanë bërë
shumë udhëtime, vendosen në një
qytet fillimisht i panjohur për ata.
Kështu, Jozef ben Jakob ibn Avkal
me origjinë nga Irani, pasi ka kryer
shumë udhëtime në Spanjë e ne Sicili,
i zbret anijes në Egjipt, së bashku
me Fatimidet, në vitin 969 dhe
vendoset në Fostat.


Pas aneksimit, Palestina,
ku tani jetojnë më shumë
se njëqindmijë Çifutë, i
bashkohet provincës së Sirisë. Aty
ndeshen Kurdë, Druzë, Grekë
ortodoks, Armenë, Etiopianë, Gjeorgjianë
dhe katolikë romakë. Komuniteti
i Jeruzalemit dobësohet,
i kompensuar nga zgjerimi i atij të
Safedit, në Galilea, të cili pas njëmijë
hallesh do t'i bashkohen disa
të dëbuar nga Spanja: kështu, rabini
Moisi dë Trani dhe rabini Jozef
Karo i cili shkruan aty në vitin
1555 Shulkhan Arukh, ku përfshin
rregullat etikë të aplikueshëm në
diasporë. Për të mbijetuar, këta komunitete
kabaliste dërgojnë në
Evropë rabinë që të shesin librat
që shtypin vetë si dhe qeska të vogla
me dhé nga toka e shenjtë që ta
përhapin mbi varre.
Ka në këtë perandori, dy fate
çifutësh të ndryshëm:
Lindur në Portugali në vitin
1510, në një familje converses, me
emër të krishter Betariç dë Luna,
Gracia Ha-Nassi martohet me një
tregtar gurësh të çmuar dhe bankier,
Francisko Mendezin, edhe ai
converses si ajo. Kur i vdiq i shoqi,
në vitin 1536, Beatriçja bashkohet
me të kunatin, Jozef Diego
Mendez, i nisur një vit më parë për
në Anversë, gjithmonë mbetur
fshehtas çifut. Në qytetin akoma
nën tutelën spanjolle, Jozefi bën
burg - më tej do ta shohim në çfarë
rrethanash - pastaj lidhte përsëri
me të fuqishmin: i fisnikëruar nga
Karl Kuinti, ai bëhet bankier i disa
sovranëve evropianë. Së bashku me
të, Beatriçja ndihmon të tjerë Çifutë
fshehtas për t'i shpëtuar
Inkuizicionit portugez. Në vitin
1543, kur i vdiq kunati, ajo largohet
nga Anversa duke marrë me
vete dhe djalin e këtij të fundit,
Juan Ha-Nassi Diego Mendez, lindur
në Portugali në vitin 1514, i
cili që në rini ishte shok i ngushtë
i perandorit të ardhshëm, Maksimilianit.
Ata udhëtojnë në
Francë, kalojnë nëpër Venecia dhe
vendosen në Ferrara ku bëhen
përsëri çifutë dhe bankierë. Mbiemrin
Luna e braktisin: ajo quhet
Gracia Ha-Nassi, kurse ai Juan Ha-
Nassi, emri i vajzërisë së tezes së
saj ... Ata vazhdojnë të ndihmojnë
fshehtas çifutë dhe për këtë qëllim
shpenzojnë aq shumë para sa që
një motër e Gracias e denoncon tek
Inkuizicioni. Gracia dhe Juani ia
mbathin përsëri, por këtë herë vendosen
në Turqi, në vitin 1553.
Bankierë, ata specializohen në investimin
jashtë vendit, të kapitaleve
të tregtarëve çifutë otomanë,
në pjesën më të madhe miq të
vjetër të Spanjës dhe Portugalisë.
Juani gjen veçanërisht 150 000
dukate për t'ia dhënë hua mbretit
të Francës, Henrikut të II, i cili nuk
do të pranojë t'ia kthejë. Duke u
bërë njeri i afërt i Sulejmanit të II
dhe njëri prej financuesve të tij,
Juan Ha-Nassi e bind që
të konfiskojë një flotë franceze
në një port otoman, deri sa monarku
francez t'i kthejë shumën që i
detyrohej. Në vitin 1555 ai bind
edhe njëherë sulltan Sulejmanin
që t'i kërkojë papës - në kushte për
të cilat do të flasim - lirimin e Çifutëve
të marrë peng në Ankona.
Në vitin 1558, Gracia Ha-Nassi i
blen sulltanit toka rreth qytetit
Tiberiadë, në Palestinë, që të varrosej
vetë kur të ishte dita. Ajo investon
shumë aty për të tërhequr në
atë vend Çifutët e Ankonës, situatën
e tmerrshme të të cilëve e ka
marrë vesh tre vjet më parë. Por anija
e parë e emigrantëve u kap dhe u
bastis nga piratët, ndërsa pasagjerët
e saj u masakruan; projekti dështoi.
Në vitin 1566, Sulejmani i Mrekullueshëm
i jep Juanit titullin e lartë,
duka i Naksos dhe i dhuron atij
ishullin me të njëjtin emër.
Nassi është atëherë - me pesë
emra të ndryshëm - një njeri me
influencë si për Çifutët (ai mbron
me forcë komunitetin e Selanikut)
edhe për sulltanin vetë (ai i përdor
lidhjet e tij me Çifutët e Amsterdamit
për të ndihmuar Portën e
Lartë kundër Filipit të II të Spanjës,
i cili urdhëron ta çojnë gjallë
apo vdekur në Sicili). Kur Gracia
vdes, në vitin 1569, Nassi
këshillon Sulejmanin të sulmojë
Venecian për t'i marrë Qipron, të
cilën ai e mendon ta bëjë një strehë
për Çifutët. Mynxyrë: kjo luftë
mbyllet me një disfatë në Lepante
përballë ushtrive veneciane, të
cilën e komandon Juani i Austrisë,
një bastard i Karl Kuintit. Edhe pse
kjo luftë, në të cilën morën pjesë
si koalicion, kundër otomanëve, të
gjitha fuqitë katolike, përveç
Francës, i tejkalon shumë hapësirat
e Qipros, Çifutët e Venecias u
konsideruan bashkëpunëtorë të
Juan Ha-Nassit. Nassi bie në një
dëshpërim të thellë dhe në vitin
1579 vdes.
Pas Ha-Nass-ve, të tjerë Çifutë
me origjinë spanjolle do të bëhen
financierë, diplomatë ose mjekë me
influencë në oborrin e sulltanëve:
kështu Esther Kiera në kohën e
mbretërimit të Muratit të III, Mehemetit
të III dhe Ahmetit të I;
Aluaro Mendes, të cilit sulltan
Murati i III, do t'i japë titullin e
dukës së Mitilenës; Salomon
Rophe, të cilit sulltani do t'i besojë
misionin që të negociojë paqen
me republikën e Venedikut, pas
Lepantes; Salomon ben Nathan
Eskenezi, ngarkohet me detyrën që
të vendosë marrëdhëniet e para diplomatike
me Anglinë.
Por periudha e lumtur ka
mbaruar. Si gjithmonë, në periudha
rënieje, Çifutët persekutohen.
Nevojat financiare të Perandorisë
otomane rriten, taksat që
goditin Çifutët shtohen. Në vitin
1636, Murati IV urdhëron
ekzekutimin e Judah Kovo-s, president
i komunitetit të Selanikut,
sepse ai nuk i sjell shumën e
parashikuar si taksë të tregtisë së
cohërave. Niveli i jetës së komuniteteve
Çifute ulet; për më shumë,
për komunitetet e tjera, pikërisht
greke dhe armene, diskutohet përparësia
e tyre tregtare.
Një aventurë e fundit shkakton
uljen e judaizmit otoman përpara
syve të botës tjetër, me pasoja të
konsiderueshme si në planin
ekonomik ashtu dhe në atë politik e
social. Në mes të shekullit të XVII,
rënia e Perandorisë i shtyn komunitetet
otomane drejt misticizmit.
Disa të ditur të yeshivot të Safedit,
aq të respektuar, përhapin në gjithë
Perandorinë dhe në Evropë, nëpërmjet
të dërguarve të tyre mbledhës
fondesh, lajmin e ardhjes së mundshme
të Mesisë në vitin 1666. Lajme
të tilla janë bërë që prej dymijë
vjetësh. Edhe këtë herë ai lajm merret
seriozisht. Kudo, në botën çifute,
shpresa u dhjetëfishua për shkak të
persekutimeve me të cilat u përballën
pikërisht në atë çast, një tjetër komunitet
i madh, ai i Polonsië.
Po ashtu, askush nuk habitet
kur në vitin 1664 njoftohet se Mesia
ka mbërritur; ai do të quhet Shabbatai
Zvi. Ky njeri ka lindur në vitin
1626 në Izmir, porti kryesor i Perandorisë,
ku jeton në kushtet e një
mbarësie të dukshme një komunitet
çifut veçanërisht i shkëlqyer.
Udhëtar, asket, me kulturë, Shabbatai
Zvi e mban veten si "njeri i
Zotit" duke bërë për vete turmat dhe
duke nervozuar rabinët, duke u mësuar
njerëzve kabbalën nëpër rrugë,
deri në Jeruzalem e Safed, ku mistikët
mbeten të habitur me dijeninë
e tij. Njëri nga bashkudhëtarët,
Nathan dë Gaza, e deklaron Mesi.
Të diturit kabalistë nuk gënjeheshin.
Në tetor të vitit 1665, lajmi
vjen deri në Itali, Holandë, Gjermani,
Poloni. Zelli i shtyn dhjetëra
delegacione të vijnë në Izmir për t'i
sjellë Shabbatait Zvi-ut mesazhet
dhe dhuratat e drejtuesve të komuniteteve
më të mëdhenj, të atyre të
Venecias, Livornos dhe Amsterdamit.
Entuziazmi kthehet në marrëzi:
tregtarë, rabinë, mjekë braktisin
gjithçka për t'u takuar me të.
Por kjo situatë nuk zgjati shumë
kohë: më 15 shtator të vitit 1666,
sulltani urdhëron arrestimin e tij
dhe e sjell në Stamboll. Ai i kërkon
të zgjedhë midis prerjes së kokës
dhe islamit. Pa u lëkundur aspak,
Shabbatai Zvi zgjedh Islamin dhe
merr titullin "gardian i portave të
Pallatit" së bashku me një pension
prek 150 piastra në ditë.
Të dërrmuar, gjithë komunitetet
nuk mund ta besojnë në fillim
këtë fund të vajtueshëm. Nathan dë
Gaza shpjegon se konvertimi i mësuesit
të tij është një dredhi për t'i
bërë të mundur që të vazhdojë misionin;
madje disa dishepuj e ndjekin
pas në konvertimin e tij, marranë
patetikë të islamit, duke vazhduar
të lexojnë Torahun dhe të respektojnë
fshehtas praktikat fetare... Të
gjithë ndjenin neveri për vete që ishin
bërë gazi i botës, por kishin edhe
frikë dhe dënonin rabinët të cilët
kishin paraqitur një mashtrues si
Mesia. Tregtarët zhdukën çdo dokument
që vërtetonte se ata e kishin
njohur si bir të Davidit dhe
dogjën tekstet që flisnin për të.
Ngjarja do të ketë pasoja të thella
për gjithë judaizmin, pro edhe për
vendin që zinte ai në ekonominë
botërore. Autoriteti i rabinëve u
trondit; laikët triumfuan mbi fetarët,
tregtarët mbi njerëzit e ditur,
intelektualët mbi teologët, etika
moderne mbi dogmën. Në vazhdimësinë
e punëve të mjekëve dhe
disa rabinëve, siç ishte mjeku rabin
Maimonide, mendimi shkencor çifut
afirmohet. Ai do të jehojë deri
në Vendet e Ulëta me Spinozën, në
Angli me Lukun, në Francë me Volterin
i cili do të tallet haptas me
Çifutët të bërë qesharakë nga njëri
prej njerëzve të tyre.
I vetmi vend tjetër mysliman ku
Çifutët luajnë rol të veçantë është
jashtë orbitës turke: Maroku. Edhe
këtu ata janë ndërmjetës, artizanë,
financues të monarkëve, organizatorë
të rrjeteve tregtare dhe diplomatike.
Në vitin 1492, njëzet mijë
prej tyre gjenden të vendosur këtu.
Brigjet e tij në këtë kohë janë nën
kontrollin e Portugezëve, të cilët i
shtyjnë gjithnjë e më në thellësi
Merinidët, të cilët, në vitin 1240
zëvendësuan Almohadët. Pjesa më
e madhe e të dëbuarve në fillim
mendojnë të vendosen në Fes, por
qyteti nuk i pranoi. Disa nisen drejt
Perandorisë otomane. Të tjerët, të
dëshpëruar, kthehen në Spanjë dhe
konvertohen, por pa ua kthyer pasuritë.
Ata që mbetën në Marok u
vendosën më në fund në Salé, në
Marrakek, ku shumë shpejt u
shquan në krahasim me komunitetet
që kishin mbërritur aty më parë.
Rreth vitit 1550, pushtetin e
merr dinastia e Saadienëve, deri sa,
në vitin 1603 Alauitët vendosen më
në fund në një vend të spastruar
nga Portugezët. Një erë e re nisi
atëherë për Çifutët e mbretërisë së
sherifëve. Të grumbulluar në lagje
të rezervuara, mellahët, ata ushtrojnë
të gjitha llojet e tregtisë: të
mineraleve, të drithit, të hurmave,
të dyllit, të fiqve. Të tjerë u bënë
artizanë, argjendarë ose pramatarë;
disa të tjerë gjenden në situatën e
vështirë të hamallit ose të lypësit,
të mbajtur vetëm nga tsedaka.
Rabinët shesin letër, prodhojnë bojë
shkrimi, hajmali; të tjerë e fitojnë
jetën si këngëtarë, kaligrafë, kopistë,
prodhojnë tërkuza, thekë, shalle
lutjesh, të destinuara për therjet
rituale të kafshëve dhe për synetllëkun.
Jeta fetare dhe ajo
ekonomike janë të lidhura shumë
ngushtë. Studiohet pa reshtur,
shpesh herë duke u mbledhur në
një dyqan, gjatë orëve që nuk ka
shumë lëvizje, për të diskutuar pjesë
nga teksti i javës. Duke qenë se
ekzistonte mendimi se refleksionet
teologjike ishin më produktive
natën, njerëzit rrinë deri vonë pa
gjumë. Ashtu si dhe në vendet e
tjera, të pasurit duhej të jetonin
thjesht dhe pa u dukur; shpenzimi
i shumtë i parave duhej të shmangej
që të mos ekspozohej pasuria dhe
të mos ngjallej lakmia e të huajve.
Gjykatat saktësonin deri në detaje
se çfarë mund të vishnin, çfarë bizhuterish
mund të mbanin, si mund
të festohej martesa, synetet, lindja e
fëmijës së parë.

Në vitin 1603, një urdhëresë
e gjykatës rabinike të Fesit përmend
shkarazi praninë e robërve
të krishterë tek tregtarët e pasur
të mellahut teksa shpjegon ... se
lejohej t'u jepje pije alkoolike
robërve të krishterë në prani të
myslimanëve. Në Mogador, nj
qytet i ri ku Moulay Hassan ka vendosur
një komunitet ët fuqishëm
çifut për t'u bërë ballë sulmeve
portugeze, disa çifutë zotërojnë,
ashtu si pashallarët myslimanë,
hareme me skllave të zeza.
Tregtarët çifutë vrasin mendjen
se si ta bëjnë të pavlefshëm ndalimin
e interesave të huadhënies
midis njëri tjetrit. Në qoftë se
rabinët dyshojnë për këtë problem
ata u shpjegojnë atyre se huamarrësi
i ka paguar "me dëshirën e tij"
një farë pagese më shumë huadhënësit;
ose ata organizojnë rimbursimin
e një huaje në një tjetër
monedhë nga ajo e marrë hua, me
një kurs fiktiv, duke marrë në këtë
mënyrë interesin; ose pagesa mund
të kryhet në ar, ose dhe në çfarëdo
lloji tjetër lënde të parë, me një
çmim të tillë që huadhënësi të
marrë dhe interesin. Por gjykatat
nuk bien viktimë e këtyre situatave:
një vendim i vitit 1603 ua ndalon
sekretarëve-noterë të hartojnë
akte që kanë të bëjnë me disa prodhime
të përdoruar për këtë lloj
transaksioni (drithë, dyllë, gjalpë,
mjaltë, vaj ulliri, mëndafsh) dhe të
përzihet "kushdo qoftë që nuk është
i njohur në këtë lloj tregtie".
Në ndonjë rast kursi i këmbimit
është real prandaj duhet pasur
parasysh: kështu në vitin 1609, pas
marrjes së Fesit nga Moulay Abdalaj,
kursi i arit është i paqëndrueshëm;
autoritetet rabinike
vendosin atëherë që humbjet për
shkak të këmbimit ndahen në
mënyrë të barabartë midis huadhënësit
dhe huamarrësit.
Komunitetet drejtohen nga
tregtarë të hierarkizuar sipas aftësisë
së tyre, në "të shkëlqyer të
qytetit", "më të mret e sinagogës",
"borgjezë të nderuar", "elita e shoqërisë"
dhe "klasë sunduese". Në
përgjithësi, funksionet komunitare
ushtroheshin vullnetarisht. Rabini
Judah ben Attar, argjendar me emër,
nuk pranon të paguhet për të kryesuar
gjykatën rabinike të Fesit.
Ndërmjet njerëzve të shquar,
asambleja e komunitetit, zgjedh
një naguid, një princ, i cili ndjek
marrëdhëniet me sovranin. Ashtu
si ekzilarku i Mesopotamisë, naguidi
i Egjiptit ose stadioni Gjermanisë,
naguidi i Marokut shpesh herë
bëhet këshilltar i mbretit, ambasador,
madje shpesh bëhet dhe intendent
i ushtrisë. Ai ndihmohet
nga mokhaznit, një lloj policie çifute,
që shërben për të ruajtur rendin
në komunitet dhe për të ruajtur
mellahët nga sulmet (e shpeshta)
të myslimanëve.
Për të ndihmuar të varfrit, për
të penguar konvertimin e detyruar
dhe për të riblerë skllevërit e konvertuar
me forcë - gjë që është toleruar
nga islami maroken - komunitetet
financohen nga taksat (mbi
kripën, mbi ushqimin, mbi verën)
nëpërmjet gjobave ndaj atyre që
shkelnin rregullat për shenjat e
jashtme të pasurisë, nëpërmjet
shitjes në ankand të të drejtës për
"të hipur mbi sefer" (për të lexuar
lutjet në sinagogë) si dhe nga kontributet
semestrale të besnikëve.
Në shkollat çifute, prindërit derdhin
tek profesorët një shpërblim,
jo për mësimin i cili është falas,
por për mbikëqyrjen e fëmijëve "si
kompensim të kohës që harxhon
ai për këtë qëllim". Në jug të Marokut
tradita kërkon që ai ta marrë
të premten "bukën e mësuesit".
Tsedaka, edhe atje si kudo është
funksionale: një letër që daton në
vitin 1613, tregon se gjatë një zije
buke, në Fes, "çdo ditë vdesin më
shumë se gjashtëdhjetë myslimanë,
nga uria. Por, lavdi Zotit,
asnjë çifut nuk vdiq".
Tregtarët e mëdhenj çifutë marokenë
kanë qendra tregtare në të
gjithë qytetet e Perandorisë otomane,
nga Algjeria në Sofje, nga
Sarajeva në Manastir, nga Patrasi
në Izmir, nga Volubilisi në Galipoli.
Pranë sovranit sherif ata luajnë
një rol diplomatik në marrëdhëniet
me Portugalinë, Vendet
e Ulëta dhe Anglinë. Kështu, Khlifa
ben Malka, ndërmjetës për të
gjithë gjërat, talmudist dhe poet,
i dërgon një agjenti tregtar në
Amsterdam, rabinit Isak ben
Salomon Yeshurum, një përmbledhje
komentarësh për ritualet
sefarade. Josef dë Toledo, në vitin
1684 u ngarkua nga pasardhësi i
Moulay Ismailit që të negociojë
paqen me Provincat e Bashkuara.
Tregtari Josef Pallach ka tre djem:
Isakun, ndërmjetës në Amsterdam
dhe profesor i hebraishtes në universitetin
e Leidës; Mosen, sekretar
i sulltanit të Marokut; dhe
Davidin, shtetas holandez dhe
maroken, ambasador i Marokut në
La Haye, pastaj në Konstandinopol.
Shpesh herë kundër mbretit
organizoheshin lojëra të komplikuara:
kështu, në maj të vitit
1624, një tregtar çifut i Salé-s,
Aaron Querido, u blen dy tregtarëve
çifutë të Amsterdamit, Diego
Nunez del Monte dhe Françisko
Vaez dë Leon, armë dhe municione
dhe ia dërgon me anije
holandeze kaidit të Kazbas, që
kishte ngritur krye kundër monarkut.
Ky e arreston dhe proteston
pranë ambasadorit të Vendeve të
Ulëta, Josef Biscayno, çifut edhe ai,
për këtë dërgesë armësh armikut
të tij me anije holandeze. Në të
njëjtën kohë, kaidi i Kasbasë ankohet
pranë Vendeve të Ulëta për po
këta tregtarë çifutë që "kanë ndihmuar
armikun e tij {mbretin e
Marokut} duke i dërguar barut,
fushqeta dhe municione me anije
që i përkasin Shkëlqesisë Tuaj, në
Saje të Beniamin Kohenit dhe
Aaron Querido". Ky Aaron Querido
pra ka ndihmuar duke u dhënë
armë dy armiqve të njëri tjetrit.
Kuptohet se sovrani nuk ka vlerësuar...
Dy shekujt e artë polonez
Pasi u bashkua me Ukrainën,
pastaj me shtetin lituanez, Polonia
formon në fund të shekullit të
XV, një tërësi territoriale prej
850000 kilometra katrore, duke
shkuar nga Baltiku në Krimenë
tartare (od morza do morza, "nga
deti në det"). Vendi është për të
gjithë mikpritës: të krishterë orientalë,
kalvinistë dhe Çifutë të
ardhur nga Gjermania, Bohemia,
Hungaria, Silezia e Poshtme, Austria,
Spanja dhe nga brigjet turke
të detit të Zi. Në qoftë s debatet
fetare nuk mungojnë, ato zhvillohen
pa dhunë; Kisha, deri në ripushtimin
e ngadaltë të shpirtrave
nga jezuitët pas Kundër-Reformës,
është mbajtur për frerësh nga
princërit. Çdo nacionalitet, në
fillim rregulluar nga e drejta e tij,
siguron privilegje të përgjithshme
dhe personale të cilat dalëngadalë
shkrihen në një të drejt unike.
Në vitin 1495, tre vjet pas
dëbimit të Çifutëve të Spanjës, Aleksandër
Jangelloni, riafirmon të
drejtën e tyre për të jetuar në Poloni,
megjithë disa sulme antiçifute.
Rreth vitit 1500, ata nuk janë akoma
veç rreth njëzet e tre mijë, rreth
0.6% të popullsisë, të shpërndarë në
tetëdhjetë qytete e fshatra. Një shekull
e gjysmë më pas, ata do të jenë
më shumë se pesëqind mijë, duke
përbërë kështu rreth 5% të popullatës,
të përhapur në një territor më
të gjerë.
Profesionet që bënin ishin të
ndryshme nga një qytet në tjetrin.
Ata janë bujq, tregtarë, pramatarë,
pronarë mullinjsh, fabrikash birre
dhe hanesh, muzikantë, karrocierë,
shërbëtorë shtëpish - në shërbim të
Çifutëve të pasur - fabrikantë
lëkurësh, tekstilesh, veshjesh,
funksionarë komunitetesh. Në disa
qytete, artizanët dhe praktikantët
(argjendarë, berberë, farmacistë,
mjekë, fabrikantë të prodhimeve
bujqësore) duhet të paguajnë taksa
të forta ndaj shoqatave lokale. Në
disa të tjerë, artizanati është i ndaluar
për ta, prandaj detyrohen të
punojnë fshehtas. Në të tjera, akoma,
ata janë pranuar në shoqatat së
bashku me të krishterët. Në disa ata
arrijnë të krijojnë shoqatat e tyre.
Rabinët ua ndalojnë disa mjeshtëri,
për shembull, në mes të shekullit
të XVI, rabini Moses Isserles,
përgjegjës i madh i komunitetit, lejon
tregtimin e objekteve sakramentale
katolike, si për shembull
rozarën, ndërsa rabinë të tjerë nuk
e lejojnë. Më vonë, duke u bazuar
tek kabbali, rabini Judah Love, i ashtuquajturi
Maharal i Pragës - shumë
me influencë në Poloni për gjysmë
shekulli - dekreton se tregtia e
lëkurëve me jo çifutët, i përjashton
ata që e bëjnë, nga "Izraeli qiellor".
Në disa raste ata administrojnë
tregun e kripës për llogari të shtetit;
kështu, në vitin 1578, një çifut nga
Lituania, Saul Frudyez, të cilit mbreti
i beson tregtinë e kripës së Kodenti
(60 kilometra nga Brest-Litovski)
siguron kredi me përqindje
shumë të ulëta nga Thesari
mbretëror për të rregulluar një kullë
avullimi dhe një kazan për të pjekur
makarona me kripë.
Por mbretërit marrin midis tyre
edhe mbledhës taksash dhe doganierë:
atje, formimi i kombit kërkonte
akoma një financim të huaj.
Pronarët e mëdhenj të tokave, në
konkurrencë me mbretërit, përdorin
Çifutët si administratorë të çifligjeve
të tyre. Këta, nga ana e tyre,
ndikojnë shumë që të vijnë çifutë të
tjerë në këto çifligje, si hanxhinj (një
profesion i vlerësuar) fermerë,
mullixhinj e shërbëtorë shtëpish.
Fshatrat çifutë organizohen rreth
këtyre administratorëve të mëdhenj.
Aktiviteti i huadhënies bëhet i
konsiderueshëm dhe rabinëve u duhet
ta lejojnë sërish qartë: për rabinin
Judah Love, e drejta për të dhënë
hua me interes rrjedh nga që vlera
numerike e fjalës "interes" (ribbit)
është 612, gjë që, sipas tij, tregon
se të japësh hua, do të thotë t'u
bindesh 613 detyrimeve të Librit.
Ashtu si në vendet e tjera, përveç
huave që u japin tregtarëve të pasur,
Çifutët u japin hua edhe artizanëve
dhe tregtarëve të krishterë,
duke përodrur për këtë qëllim mamramin
(në polonisht membran goly)
atë kambial të përmbledhur, vënë në
funksionim nga Çifutët francezë në
shekullin e XII, ku shkruhet shuma
e marrë hua, data e marrëveshjes
dhe firma e debitorit.
Ashtu si në vendet e tjera, aktiviteti
i huadhënësit përzihet me
atë të ndërmjetësit. Një poet dhe
kompozitor i oborreve të Brandenburgut
pastaj të Polonisë, A. Jarzebski,
shënon në shekullin e XVI,
se "Çifutët na bëjnë shumë shërbime
duke sjellë pasuri, ar, argjend,
litarë dhe kopsa dhe, tek ata, gjithçka
bëhet me pazar të mirë. Gjithçka
e arrijnë qoftë nëpërmjet huadhënies
qoftë nëpërmjet këmbimit.
Thuhet se, tek ata, ka pazar çdo ditë,
me përjashtim të së shtunës. Por,
në qoftë se është e vërtetë se ata fitojnë
pak nga ajo që shesin, është
po ashtu e vërtetë se ata japin pak
për këto para".
Risi në raport me atë çfarë ndodh
gjetkë në Evropë: huadhënësit Çifutë
e bëjnë një profesion të vërtetë
bankën: jo vetëm japin hua, por ata
administrojnë dhe depozitojnë kursimet
e klientëve të tyre të krishterë.
Kjo nis me dhënien hua nga ana e
fisnikëve, administratorëve të çifligjeve
të tyre për mirëmbajtjen e
çifligjeve që u kanë besuar; disa fisnikë
madje u japin hua Çifutëve
katër herë më shumë nga ç'kërkojnë
këta. Kjo vazhdon me investimin që
u bëjnë huamarrësit Çifutë parave
që kanë marrë në administrim në
huadhënie publike ose në aktivitete
private, veçanërisht në tregtinë
ndërkombëtare. Ata ndërmarrin
kështu rrezikun që t'i humbasin
paratë që u janë besuar, duke
shpresuar se do të fitojnë më
shumë se përqindjet e interesit që
u garantojnë klientëve të tyre.

Dy shekujt e artë polonezë


Disa tregtarë çifutë - si kemi
parë rastin e fatit legjendar të Gasparit
të las Indias rreth vitit 1490 -
bëjnë tregti (gëzofe, lëndë druri, kripë,
grurë, bagëti, veshje) me Anglinë, Vendet
e Ulëta, Hungarinë, Turqinë, Palestinën,
Egjiptin dhe Indinë. Ata kanë
agjentë tregtarë në Venecia, Firence,
Laipcig, Hamburg, Frankfurt mbi
Majn, Vroklav, Gdansk, Brest - Litovsk,
Tikocin, Grodno, Sledzev, duke
formuar edhe kompani, ku bashkohen
edhe tregtarë jo çifutë dhe depozitojnë
nën administrim pasuri të të krishterëve.
Më të pasurit ndër këta (Fiszeli
në Krakov, Nahamanoviçi në Lvov,
Mendel Izakoviçi dhe Isak Brodavka në
Lituani) janë financuar nga të tjerë
huamarrës, çifutë dhe jo çifutë. Në
vitin 1521, një nga pamfletistët e kohës,
Justus Ludvik Decius, shkruan me
zemërim të madh në Kronika e
Sigismundit Plak: "Çifutët fitojnë
shumë; nuk ka doganë ose zyrë taksash
ku ata të mos jenë përgjegjës ose
që ata të mos e dëshirojnë. Të krishterët
janë vartës të tyre. Midis familjeve
të pasura të vendit, nuk mund të
gjendet asnjë që të mos i favorizojë
Çifutët dhe të mos u japë përparësi në
raport me të krishterët".
Bankierë të shquar çifutë të kësaj
kohe: tre vëllezërit Ezofoviç, të Brest-
Litovskit. Më i madhi, Abrahami, konvertohet
në vitin 1490; ai emërohet
përgjegjës i qytetit ushtarak Kovno; i
fisnikëruar, ai merr me qira doganat
e Kovnos dhe bëhet starost i Smolenskut
dhe Minskut; në vitin 1510,
Sigismundi I, e emëron ministër të
thesarit të Lituanisë. Pas vdekjes së tij,
në vitin 1519, e shoqja, do të martohet
me një fisnik. Dy vëllezërit e tij,
Mihali dhe Ajzyku, nuk konvertohen
dhe, gjithmonë duke ruajtur marrëdhëniet
me Abrahamin, bëjnë një
karrierë të shkëlqyer financiare. Mihali,
për shembull, bëhet një nga bankierët
e mbretërisë së Lituanisë në vitin
1514, pastaj starost i Kovnos; duke u
bërë mbledhësi kryesor i taksave të
Lituanisë, ai u fisnikërua në vitin
1525, me titullin konti Leliva. Ai është
një nga bankierët më të funti të rëndësishëm
çifut të historisë së Polonisë,
përpara se ajo të bëhet pjesë e Rusisë.
Në përgjithësi martesat rregullohen
gjatë panaireve, ku prindërit e vajzave
vijnë të takojnë djemtë e shkollave talmudike,
veçanërisht të kërkuar. Djemtë
në përgjithësi martohen përpara moshës
tetëmbëdhjetë vjeç, kurse vajzat përpara
moshës katërmbëdhjetë vjeç. Rabini
Salomon Luria përsërit rregullat
talmudike: një martesë konsiderohet e
rregullt që në çastin kur djali i deklaron
vajzës: "unë të dua për grua" dhe
kur ajo pranon një dhuratë nga ai,
madje dhe pa pranimin e prindërve.
Lindshmëria e çifutëve atëherë merr një
zhvillim të madh. Meqë rregullat e të
ushqyerit dhe të higjienës janë tepër të
rrepta, megjithë varfërinë ekstreme dhe
ngushtësinë e banesave, vdekshmëria
foshnjore është më e pakët se tek të krishterët.
Nuk janë të rralla rastet kur familjet
të kenë deri dhjetë fëmijë, nga të cilët
gjashtë apo shtatë jetojnë. Popullsia çifute,
e kompletuar nga emigracioni,
rritet shumë shpejt. Komunitetet grumbullohen
nëpër qytete, ku shpesh herë ata
kanë përbërë shumicën.
Çdo komunitete (nga njëqind deri
në një mijë persona në fillim, pastaj
duke pasur deri në dhjetë mijë anëtarë,
e më shumë) zotëron të paktën një yeshiva,
ku të gjithë djemtë studiojnë
Talmudin dhe një shtypshkronjë për të
shtypur librat e lutjeve; në këtë mënyrë
përcjellja është siguruar. Organizimi
është i njëjtë si në vendet e tjera: një
betdin (gjykatë) për të zbatuar respektimin
e Ligjit; parnassim-e dhe tovima
për të përcaktuar bazën e taksës -
mbledhësit e taksave - që do t'u derdhen
princërve dhe institucioneve komunitare;
medunime - "ruajtës të
masës" - që kontrollonin peshën dhe
masën nëpër tregje; një stadlan - "ai
që negocion me qytetin" - për të vlerësuar
kërcënimet, për të diskutuar me
autoritetet publike taksat, gjobat ose
anulimin e urdhëresave të dëbimit. Në
vitin 1503, mbreti Aleksandër Jagellon
i konfirmon rabinit të madh të Polonisë,
Jakob Pollack, autoritetin e
gjykatave çifute për mosmarrëveshjet
midis Çifutëve. Rreth vitit 1520, mbreti
Sigismund e ndan vendin në pesë
rajone çifutësh; Polonia e Madhe, Polonia
e Vogël, Rusia e kuqe, Podolia
dhe Lituania. Duke filluar nga vitit
1533m, gjykatat mbledhin një herë në
vit rabinët e mëdhenj të ardhur nga
gjithë vendi, në rastet e panaireve të
mëdhenj, kryesisht në Lublin, herë-herë
në Jaroslav ose Tsyzoviç, për të rregulluar
problemet që kishin të bënin me
komunitetet. Figurat e shquara, rabinë
dhe tregtarë, e bëjnë rregull që të mblidhen
aty dhe të zgjedhin një Këshill,
"Shumica çifute" me në krye një rabin
të përgjithshëm vetëm për Poloninë. I
pari ndër ta, rreth vitit 1540, është
zgjedhur rabini Moses Isserles. Pak nga
pak, ky Këshill përcakton taksat komunitare,
organizon ndihmat për të
varfrit dhe jetën kulturore, kontrollon
sistemin shkollor, akademitë talmudike
dhe llojin e librave hebraik; atij i jepet
pushteti suprem, ai i shkishërimit; ai
diskuton marrëdhëniet me të krishterët:
a mund ët bashkëpunojnë në tregtinë
e prodhimeve të Shtetit? Çfarë % interesi
duhet t'u kërkojnë të krishterëve?
Çfarë pengu duhet t'u kërkohet?
Duke nisur nga viti 1540, ky
Këshill delegon pranë mbretit dhe Dietës
një përfaqësues i cili organizon
aplikimin e vendimeve mbretërore në
komunitetet dhe negocion me autoritetet
poloneze shumë globale të taksave, i
cili më pas ngarkohet t'i shpërndajë midis
Çifutëve. Më të varfrit, në ndonjë rast
protestojnë kundër këtij organizimi që e
ata e gjykojnë shpesh herë shumë të favorshëm
për të pasurit.
Rreth vitit 1550, Këshilli e shtrin
autoritetin mbi të gjithë komunitetet e
vendit, duke përfshirë dhe Lituaninë. Çifutët
tani janë njëqind e pesëdhjetë mijë
në Poloni, pothuaj 2% e tërë popullsisë.
Disa qytete poloneze fillojnë t'i konsiderojnë
"këta njerëz" pak si tepër pushtues.
Më shumë se njëzet qytete sigurojnë
privilegium dë nontolerandis Judaeis: në
fillim Miedzirzek në vitin 1520, pastaj
Varshava në vitin 1525, Sambor në vitin
1542, Grodek në vitin 1550, Vilna në
vitin 1551, Bidgosh në vitin 1556, Strij
në vitin 1567, Biez, Krosno dhe Tarnogrod
në vitin 1569. Po këta, por dhe të
tjerë, i largojnë Çifutët në lagje të rezervuara
në periferi të qytetit: kështu u veprua
në Lublin, Piotrkov, Bidgosh, Drohobiez
e Sambor. Dëshira e ndarjes në
disa raste është reciproke: në vitin 1564,
Çifutët sigurojnë Privilegium dë non tolerandis
Christianis për Kazimierz. Ndarja
midis Çifutëve dhe të krishterëve u vendosur
nga koncili Latranit i vitit 1215,
vendoset të zbatohet në Poloni tre shekuj
e gjysmë më pas.
Në vitin 1569, Sigismundi II Jagellon
unifikon Poloninë dhe Lituaninë përpara
se të vdesë në vitin 1572, pa trashëgimtar.
Nis atëherë një monarki e zgjedhur, në
fillim duke pasur në krye, për disa javë
Henri dë Valua, i cili, pasi u bë mbret i
Francës, ia lë fronin e Polonisë Etienit të
I Batori. Ky, në vitin 1579, zyrtarizon
"Shumicën çifute" me emrin, tashmë,
"Këshilli i katër vendeve" (Vaad arbaa aratsot,
ou Vaad). Por asgjë nuk ndryshon
në vlerësimin e këtij autoriteti nga ana e
Çifutëve të varfër: i sapo krijuar, Vaadi i
detyron të pranojnë të shërbejnë si shërbëtorë
shtëpish tek të pasurit në qoftë se
ata duan të përfitojnë ndihmën komunitare:
asnjë ndihmë sociale për të papunët!
Vitin tjetër (1580) një rabin polonez,
Salomon Efraim, nga Keczyca, publikon
në Bale një sulm kundër "atyre rabinëve
që u krehin bishtin të pasurve". Rabini
Love, i quajtur Maharal dë Pragë, influenca
e të cilit rritet gjithnjë e më shumë,
në gjithë Evropën lindore, por sidomos
në Poloni, proteston edhe ai: "T'u shpërndash
substancë jetësore të varfërve që ata
të jetojnë, ky është madje vetë thelbi i jetës.
Cilido që i fshihet këtij qëllimi, bëhet
idhujtar {...} Zoti është një, këtë kërkon
Ai edhe nga populli". Vanadi e kupton
mirë se pabarazia dhe pasuria e tepruar e
disave përbën një rrezik për të gjithë. Në
vitin 1581, ai ia ndalon kujtdo, duke i
paralajmëruar për dënimin me shkishërim,
të administrojë minierat e kripës,
mbledhjen e taksave, kompetencën mbi
alkoolet dhe doganat, "sepse kjo përbën
një rrezik të madh për gjithë popullin çifut".
Sidoqoftë, në Rutheni, në Podoli, në
Volhyni, në Ukrainë dhe në Lituani, disa
vazhdojnë ta shkelin këtë detyrim. Çifutët
vazhdojnë të përdoren si një borgjezi
zëvendësuese nga fisnikët, të cilët u tremben
kërkesave politike të një borgjezie nacionale.
Organizimi i komuniteteve bëhet
gjithnjë e më i sofistikuar. Për shembull,
në vitin 1599, një këshill prej katër vetash
drejton atë të Krakovit, të ndihmuar nga
katërmbëdhjetë rabinë e nëntë gjykatës;
pesë të ditur të tjerë janë ngarkuar të
kujdesen për jetimët, për të varfrit, për
taksën ndaj shtetit, me shitjen e vendeve
të sinagogave, me kontrollin e pijeve alkoolike,
me shtëpinë e banjave, me % e
interesit, me kontrollin e huadhënies, me
administrimin e urdhrave dhe autorizimet
për të qarkulluar në rrugët jo çifute.
Sa më shumë të krishterë vendosin
kursimet e tyre tek Çifutët, aq më shumë
komunitetet duhet të bëhen garant për
aftësinë paguese të bankierëve të tyre për
të shmangur zemërimin e të krishterëve
në rast falimentimi. Por të jepje një garanci
të tillë ishte shumë herë e rrezikshme:
në qoftë se nuk mund t'i paguaje
paratë një të krishteri, ky mund të mbyllte
sinagogën ose të burgoste drejtuesit e
saj. Kështu që, për t'i dalë përpara këtij
rreziku disa drejtues të sinagogave ua
ndaluan çdo pjesëtari të komunitetit të
vet të administronin paratë e të krishterëve;
disa të tjerë, më të guximshëm,
krijojnë një bankë komunitare, e cila
merr paratë e të krishterëve, të cilat ua
huan më pas, me një interes më të lartë,
bankierëve të komunitetit, të cilët nga ana
e tyre i japin hua, më shtrenjtë akoma,
tek huamarrës të krishterë ose i investojnë
në operacione të tregtisë ndërkombëtare.
Meqë fitimi i bankës komunitare shërben
vetëm për të financuar vepra sociale,
rabinët autorizojnë ndarjen e parakohshme
të një pjese të interesit ndërmjet Çifutëve.
Në fund të shekullit të XVI - numri i
Çifutëve në Poloni, në Lituani dhe në
Ukrainë arrin në treqind mijë - integrimi
është në zenit: disa tregtarë çifutë formojnë
shoqëri tregtare dhe bankare së
bashku me tregtarë të krishterë. Dhe,
megjithë ndalimet, Çifutët e Kazimierzit
bëjnë tregti me Krakovin. Aristokratët
polonezë, të cilët nuk duan gjithmonë të
pasurohet një borgjezi nacionale, janë të
kënaqur tek shohin Çifutët ta luajnë këtë
rol.
Luftërat e fillim shkeullit të XVII, orientojnë
Çifutët drejt profesioneve të tjera.
Disa bëhen oficerë të mbretit Bathori.
Njihet historia e një farë Mendel Izakoviç,
nga Kazimierzi, inxhinier, i specializuar
në ndërtimin e urave, gjatë luftës
kundër Moskovës në vitin 1610. Disa të
tjerë shërbejnë në kalorësinë e lehtë të Lisovskit.
Disa të tjerë janë oficerë gjatë luftës
së Tridhjetë Vjetëve, shumë artizanë bëhen
furnizues të ushtrive. Ata janë farkëtues,
qelqpunues, punues gëzofësh,
rrobaqepës, marangozë, punues të
bronzit, armëtarë, tapicierë, karpentierë,
tipografë, ngjyrues. Madje duken edhe në
Krakov, Lvob dhe Przemisel shoqata çifute
të artizanëve furnizues të Shtetit. Në
vitin 1640 sheh dritën një vëllazëri kirurgo-
berberësh çifutë, kryesisht në shërbim
të ushtrive.
Që të mbrojnë vendin, princërit polonezë,
krijojnë nëntëqind qytete të vegjël
"privat" dhe të fortifikuar, disa prej të cilave
në pjesën më të madhe të populluar nga
Çifutë. Polonia strehon atëherë komunitetin
më të madh çifut të botës. Në vitin
1648, ndërmjet Lituanisë, Polonisë dhe
Ukrainës, ata janë afërsisht pesëqind e
pesëdhjetë mijë. Ata administrojnë me
zotësi mullinj, hane, punishte birre, liqene.
Por ata janë edhe rrobaqepës, bakaj,
artizanë. Organizimi i tyre komunitar,
Vaadi, funksionon mirë. Gjysma e parë e
shekullit të XVII, shënon apogjeun e komunitetit
çifut polonez si dhe të të gjithë
Polonisë. Duke nisur nga viti 1648, ngjitja
e fuqive suedeze dhe moskovite, u shkakton
një rrënim të gjatë si njërit edhe
tjetrit.
Gjithçka nis me pushtimin e Krimesë
ruse, ukrainase dhe otomane, nga Tartarët.
Çifutët e Odesës dhe të detit të Zi, u
masakruan. Të mbijetuarit u shitën si
skllevër në tregjet e Stambollit, të cilët u
blenë nga Çifutët e Selanikut. Atë vit,
kryengritja e Kozakëve zaporozhas - të
udhëhequr nga Bogdan Kmielnicki, në
fillim në shërbim të Polonisë - pas shumë
betejash dhe përplasjesh shkaktoi një
masakër me shtrirje shumë të madhe, më
të madhen deri atëherë në historinë e çifutëve
të Evropës; më shumë se njëqind
mijë të vrarë brenda pak muajve. Nga të
treqind e pesëdhjetë mijë të mbijetuar në
rajon, më shumë se njëqind e njëzet e
pesë mijë vërshojnë drejt Polonisë qendrore,
Moravisë, Gjermanisë, Austrisë
dhe Italisë. Të tjerë angazhohen në luftën
e Polonisë kundër Rusisë në vitin 1654,
pastaj kundër Suedisë në vitin 1655
dhe më në fund kundër Turqisë, në vitin
1667. Polonia atëherë merr një pjesë të
mirë të territoreve që kishte humbur në
lindje.