Gazeta sportive spanjolle Sport, shkruan se Reali nuk po arrin t’i kompletojë negociatat me Higuain rreth një marrëveshje të re.
Higuain, përmes përfaqësuesve të tij, tashmë raportohet se e ka refuzuar ofertën e parë. Sulmuesi ka kontratë me Realin deri në vitin 2012 dhe dëshiron që ajo të vazhdohet deri në vitin 2015.
Sulmuesi është golashënuesi më i mirë i Realit, por mbetet lojtari më pak i paguar në klub me 1.5 milionë euro në vit.
Ndërkohë mediat italiane shkruajnë se Juventusi dëshiron të ofrojë 30 milionë euro për të marrë shërbimet e argjentinasit.





