Deri më tani dyshja sulmuese e Bluve së bashku kanë shënuar 37 gola, mirëpo News of the World njofton se Blutë dëshirojnë edhe më shumë forcë në sulm.
Vlera e sulmuesit spanjoll llogaritet të jetë rreth 30 milionë funte, ndërsa Chelsea do ta ketë konkurrent Real Madridin për sulmuesin 28-vjeçar.
Villa vazhdon të jetë në formë të mirë edhe këtë sezon, ai ka arritur të shënojë 15 gola në 21 paraqitje në La Liga dhe i rivalizon superyllit të Barcelonës, Leo Messi, për golashënuesin më të mirë.





