| |
| At Anton Harapi Zotërinj! Jemi idealista, por a e dijmë me të vërtetë se shka kërkojmë? Jemi intelektualë, por, ku do të përfundojmë më në fund? Duam të jemi dhe të mbahemi njerëz të lartër, po më në fund, nuk duam të dijmë as ne vetë se çfarë jemi! Kjo është gjendja mendore e njeriut modern, dhe këtu gremis njerëzimi, pse skepticizmi vuri dorë në jetën mendore, egoizmi në jetën morale, afetarizmi në jetën besimtare, dhe, si rrjedhje e natyrshme, varfëria dhe pakënaqësia në jetën financiare ekonomike. E vërteta ësht në rrezik të bëjë bankërrotë, dashuris’ i hyri vemja (mikrobi), religjioni u zbua. Kriza mendore nëpër skepticizëm, kriza morale-shoqnore nëpër egoizëm. Dhe krizi i rrojtjes e i gjallërimit nëpër atë dhe neper këtë, janë plagët që po e dergjin, dhe po e prishin jetën moderne. Kriza u përhap në tërë botën. Koha e jonë, në histori, do të cilësohet si periudha e krizave. Ajo që të çudit edhe më tepër ësht, se afetarizmi n’emër të së vërtetës ç’këput besimin nga jeta; skepticizmi n’emër t’arsyes dhe të filozofisë do t’a mbajë të varur mendjen mbi problemat e para të jetës dhe të verë dyshimin si sistem: progresisttat, n’emër të kulturës së vërtetë, vunë Zotin dhe shpirtin, moralin dhe idealin në shërbim të përparimit; sociologët dhe statistat n’emër të kombësisë së vërtetë duan të shkelin dhe të shuajnë të drejtat e idealet e njeriut si njeri, dhe mbi çdo gjë të hyjnojnë e të venë egoizmin kolektiv. Kështu pra e vërteta na mundon me gjithë se fjala e ditës në botë ësht; e vërteta të ngadhnjejë! Me parimin e relativizmit, pastaj, mori rëndësi të parë ideali i kohës, i çastit, i rastit, i rrethanave,; aqë sa ngjarja, fakti, dobija, çfrytëzimi quhet dhe mbahet si i vetmi realitet. Kemi lënë gurrën ( burimin) dhe duam të mbledhim pikat.Mohojmë të vërtetën nër parime, dhe përpiqemi t’a kërkojmë nër dukje të veçanta. Kështu, duke u tronditur parimet e jetës, u trondit dhe jeta; nga mungesa e parimeve të qëndruarshme, jeta moderne u bë një anije pa timon dhe pa kapiten në mes dallgavet. Çudi! As kafshën nuk e mbajmë në shtëpi pa e ditur se ç’farë ësht, për ç’gjë mbahet e ç’do të bëjë; s’ka fenomen, të cilit nuk ia kërkojmë shkaket, ligjët e rrjedhimet; përkundrazi, njeriu për vehte nuk dëshëron të dijë as se nga vjen, as se ç’është, as se çdo të bëjë dhe ku do të dalë!!! Kërkimi i shkakut të parë të botës, hetimi se njeriun e bën njeri shpirti, që ësht i pavdekshëm, të folurit ose veprimi për çështjen e mbrame, për jetën e ardhshme, të gjitha këto kërkesa sot quhen antimoderne, antishkencore. E pra, fiziku nis nga parimi: ka fuqi nër trupa;kimiku nis nga parimi: ka atom e afërsi kimike; matematiku nis nga parimi: ka sasi, ka njësi, ka numur; zoologu nis nga parimi: ka jetë nër ogrnizme; mekaniku nis nga parimi: ka ligj graviteti dhe atrakcjoni; historiani nis nga parimi: e shkuara me të vërtetë nuk ësht por qe me të vërtetë. Vetëm në besim dhe në moral duam të rrijmë të varur, nuk pranojmë parime, të vërteta të paluajtshme. Dhe ja si cungohen dhe cenohen idealet njerëzore. Skeptiku nuk asht i denjë për jetën. Ay s’ka të drejtë të rrojë. Systemi i tij ësht ligshti dhe dobësi shpirtërore; po sa që s’ësht leal me veten, nuk ka si të jetë as me të tjerët; po sa që nuk ia mban t’a vendosë parimin dhe pozicionin e vet në jetë, ay ësht si gjymturë jashtë vendit në jetën shoqërore; atij s’i mbeten tjetër veçse dy ekstrema: Ngjitu, ngjitu gjer ku të mundësh; ku mos t’arrish, vraje veten. Pezullimi i skeptikut ësht një turp për ndërgjegjen e tij, ësht një dëm për jetën njerëzore. Njeriu modern e kuptoi këtë mënyrë. Provoi t’a vendosë veten në jetë, të nisë prej një parimi të paluajshëm. U mejtua dhe tha: Materja qe gjithmonë dhe ësht çdo gjë: njeriu s’ësht gjë tjetër përveçse një grumbull fuqish lëndore, një rrjedhje fatale e fuqive kimike, fizike e fiziologjike, që, posa vdes njeriu, bëhen të paqena dhe me ‘to bashkë edhe njeriu. Vijmë nga kaosi, do mbarojmë në kaos. Qemë asgjë, do të kethemi n’asgjë! Mund të jetë kështu puna? Të tëra dija dhe kultura njerëozre do të përfundojë në nji zero, n’asgjë?! Ndigjoni, zotërinj! Unë me gjithë ju, në themel të këtij parimi, jemi kafshë- le të themi, po të duam, të çvilluara e të përmirësuara- por gjithmonë kafshë, dhe jo si kafshët e tjera, por kafshë të mjera, më të mjera akoma se çdo lloj tjetër, pse kurrën e kurrës nuk do t’arrijmë te ato gjëra për të cilat rrojmë: te e vërteta dhe te mirësia. Duam të dijmë dhe gënjehemi se dijmë gjë; kurse do të mbarojmë n’asgjë, dija e jonë nuk ka si përfundon në një dishka;kur aftësit t’ona nuk mund t’a kapërcejnë rrethin lëndor- ësht pun’ e kotë- se idealet dhe vlerat shpirtërore, s’kemi se ku t’i vendosim. Duam të dashurojmë, por s’mund të duam, as s’kemi se ç’farë të duam që të ngopemi me dashuri. Idealet njerëzore janë për ne vetëm një tym: na nxitin, por nuk na mbushin; na martirizojnë por nuk mund të na bëjnë të lumtur. Jemi lindur pa qëllim. E filluam jetën n’errësirë, do t’a vijojmë fatalist në një dyluftim dhe puna e jonë do të mbarojë pastaj si fituam si nuk fituam- duke u mbuluar me dhe të zi ne me gjitha përpjekjet t’ona. Pasi të kemi vënë këto parime, urdhëroni tani, zotërinj, dhe t’i shoshitim problemet e mëdha të jetës njerëzore. Ka autoritet apo jo? Ku themelohet autoriteti njerëzor, kurse njeriu ësht një maqin’ e rregulluar me fuqi fatale? E pastaj: porsa që jemi të gjithë njerëz, ose të gjithë kafshë, pse të nënshtrohemi? Pse nuk do të leshohemi me të gjitha fuqitë një kundër tjetrit? Kemi parime dhe përpjekje njerëzore apo jo? Cilat janë? Që nga e marrin vlerën e fuqinë? Njeriu a ka detyra? Ç’ësht detyra? Ku themelohet? Ekziston nderi, drejtësia, mirësia, virtyti? Do t’u bindemi më këtyre idealeve? Dhe pse? Do t’a mbajmë fjalën e dhënë, nderin t’onë dhe të familjes? E pse? Cila është arsyeja e funtme? Ku t’a mbështetë? Si t’u përgjigjemi këtyre pyetjeve? Njeriu i kohës nuk e ka iden-çelës, për të çvilluar këto problema, as nuk do t’a ketë gjersa të jetë i betuar që të mos dalë nga rrethi i lëndës, i dukjes, i interesës dhe i andjes. Do t’u apë, po, nji çvillim provizor, do të shkojë duke bërë prova, por një përfundim të ngulur as nuk e ka dhënë as nuk do të mund t’a japë kurrë pa të vërtetën e paluejshme. Dhe ja, sa më tepër që të duam të humbasim nër hypotheza dhe nër theori, duke mos u mbështetur nër parime dhe në siguri, që më tepër do të duam t’a lëmë jetën dhe problemat e saja si një iks i panjohur duke mos ditur se ç’jemi e ç’farë duam. Kriza mendore ësht shuplaka më e madhe në botë. A ka më hall se të mos dijë njeriu nga t’ia mbajë? A ka si vihet më keq njerëzimi në botë, kur njerëzit janë si kuaj të vendosur në nji grazhd dhe mjer ay të cilit t’i mbarohet tagjia më parë?! Mehr Licht, dua të shoh më qartë, thesh Goethe-ja, e ky ësht rënkimi i shpirtit tëkohës: duam t’i kuptojmë më mirë problemat e jetës; dhe ja, nonse kemi dituri dhe kulturë, prapë jemi duke i kërkuar. E dini pse, zotërinj? Dituria ka me të vërtetë fuqi të mrekulluarshme po gjer më një pikë; fuqin’ e dashurisë ajo nuk mund t’a krijojë. Zotërinj! Nga shkaku se mendjes i mungoi drita e mjaftueshme dhe sigurimi i nevojshëm nër parime e ideale, edhe zemra e njeriut pësoi ndryshime duke u dobësuar pa masë. Idet’ e larta, ndjenjat bujare, veprat më të vërtetë fisnike, nuk e prekin më shpirtin e njeriut si më përpara; vërehen, studjohen, po, por vetëm si gjëra të vjetruara, të cilave u ka shkuar koha, tamam sikur të mos vlerin ato më për ne, as ne për ato. Korrupcjoni e prishi dashurinë aqe sa të vete mendja se nderi dhe dashuria nuk mund të bashkohen më njëri me tjetrin. Dua t’u bëj t’a prekni me dorë se sa e vërtetë ësht kjo punë. Ka gjë më të shenjtë se familja? Më fisnike se karakteri moral? Me të përzemërt se atdheu? Njeriu modern, nga njëra anë, si i mekanizuar në ndjenja, nga ana tjetër, i mpirë në mendje dhe n’ideale njerëzore, nuk po i ndjen sa duhet rreziket e familjes, që dita me ditën po shtohen, as dobësite morale që tani janë bërë modë edhe në jetën publike, as sulmet, që egoizmi po u a drejton lidhjes dhe bashkimit në dëmin e atdheut. Në kinema e gazeta, nër përpjekje shoqërore dhe nër raste të jetës së përditshme flitet pa bërë as më të voglën përshtypje, mbi rrezike dhe dobësi familjesh, mbi vepra imorale, dhe mbi tradhti që i bëhen jetës së përbashkët: këto tani u bënë punë të zakonshme, me të cilat kudo që ushqehet jeta morale, shoqërore dhe kombëtare. Po dashurin’ e vërtetë, kalorin’ e jetës ku do t’a gjejmë? T’a kërkojmë ndofta në gruan moderne, që ësht bërë perperuge (pilivesë), qe krehur e stolisur si një Etera e dikurshme, do të derdhë pudër dhe hijeshi? Që e ndezur nga dëshira të duket e bukur dhe të pëlqehet, nuk bën gjë tjetër veçse provon dashurira dhe ësht gati t’i a falë zemrën më të parit njeri të poshtër, që t’ia kërkojë? Do t’a gjejmë dashurin’ e pastër dhe vigane në burrin e prishur nga interesa, nga feminizma, nga delikatesa? Kulture me të vërtetë do të thotë çvillim, mprehje, zbutje fuqish dhe ndjenjash, por do të thotë edhe naltësim shpirtëror dhe fisnikëri: dhe as kurr nuk do të thotë dobësi. Të mos gënjehet aspak njeriu modern; me komplimenta dhe mënyra tëbukura të të foluri ndofta mund të paraqitet si i mirë, po pa kulturën me të vërtetë shpirtërore kurrë nuk do të jetë ay që dëshëron të paraqitet: njeri me të vërtetë i përsosur. Zotërinj! Jemi idealista, por a e dijmë me të vërtetë se shka kërkojmë? Jemi intelektualë, por, ku do të përfundojmë më në fund? Duam të jemi dhe të mbahemi njerëz të lartër, po më në fund, nuk duam të dijmë as ne vetë se çfarë jemi! Kjo është gjendja mendore e njeriut modern, dhe këtu gremis njerëzimi, pse skepticizmi vuri dorë në jetën mendore, egoizmi në jetën morale, afetarizmi në jetën besimtare, dhe, si rrjedhje e natyrshme, varfëria dhe pakënaqësia në jetën financiare ekonomike. E vërteta ësht në rrezik të bëjë bankërrotë, dashuris’ i hyri vemja (mikrobi), religjioni u zbua. Kriza mendore nëpër skepticizëm, kriza morale-shoqnore nëpër egoizëm. Dhe krizi i rrojtjes e i gjallërimit nëpër atë dhe neper këtë, janë plagët që po e dergjin, dhe po e prishin jetën moderne. Kriza u përhap në tërë botën. Koha e jonë, në histori, do të cilësohet si periudha e krizave. Ajo që të çudit edhe më tepër ësht, se afetarizmi n’emër të së vërtetës ç’këput besimin nga jeta; skepticizmi n’emër t’arsyes dhe të filozofisë do t’a mbajë të varur mendjen mbi problemat e para të jetës dhe të verë dyshimin si sistem: progresisttat, n’emër të kulturës së vërtetë, vunë Zotin dhe shpirtin, moralin dhe idealin në shërbim të përparimit; sociologët dhe statistat n’emër të kombësisë së vërtetë duan të shkelin dhe të shuajnë të drejtat e idealet e njeriut si njeri, dhe mbi çdo gjë të hyjnojnë e të venë egoizmin kolektiv. Kështu pra e vërteta na mundon me gjithë se fjala e ditës në botë ësht; e vërteta të ngadhnjejë! Me parimin e relativizmit, pastaj, mori rëndësi të parë ideali i kohës, i çastit, i rastit, i rrethanave,; aqë sa ngjarja, fakti, dobija, çfrytëzimi quhet dhe mbahet si i vetmi realitet. Kemi lënë gurrën ( burimin) dhe duam të mbledhim pikat.Mohojmë të vërtetën nër parime, dhe përpiqemi t’a kërkojmë nër dukje të veçanta. Kështu, duke u tronditur parimet e jetës, u trondit dhe jeta; nga mungesa e parimeve të qëndruarshme, jeta moderne u bë një anije pa timon dhe pa kapiten në mes dallgavet. Çudi! As kafshën nuk e mbajmë në shtëpi pa e ditur se ç’farë ësht, për ç’gjë mbahet e ç’do të bëjë; s’ka fenomen, të cilit nuk ia kërkojmë shkaket, ligjët e rrjedhimet; përkundrazi, njeriu për vehte nuk dëshëron të dijë as se nga vjen, as se ç’është, as se çdo të bëjë dhe ku do të dalë!!! Kërkimi i shkakut të parë të botës, hetimi se njeriun e bën njeri shpirti, që ësht i pavdekshëm, të folurit ose veprimi për çështjen e mbrame, për jetën e ardhshme, të gjitha këto kërkesa sot quhen antimoderne, antishkencore. E pra, fiziku nis nga parimi: ka fuqi nër trupa;kimiku nis nga parimi: ka atom e afërsi kimike; matematiku nis nga parimi: ka sasi, ka njësi, ka numur; zoologu nis nga parimi: ka jetë nër ogrnizme; mekaniku nis nga parimi: ka ligj graviteti dhe atrakcjoni; historiani nis nga parimi: e shkuara me të vërtetë nuk ësht por qe me të vërtetë. Vetëm në besim dhe në moral duam të rrijmë të varur, nuk pranojmë parime, të vërteta të paluajtshme. Dhe ja si cungohen dhe cenohen idealet njerëzore. Skeptiku nuk asht i denjë për jetën. Ay s’ka të drejtë të rrojë. Systemi i tij ësht ligshti dhe dobësi shpirtërore; po sa që s’ësht leal me veten, nuk ka si të jetë as me të tjerët; po sa që nuk ia mban t’a vendosë parimin dhe pozicionin e vet në jetë, ay ësht si gjymturë jashtë vendit në jetën shoqërore; atij s’i mbeten tjetër veçse dy ekstrema: Ngjitu, ngjitu gjer ku të mundësh; ku mos t’arrish, vraje veten. Pezullimi i skeptikut ësht një turp për ndërgjegjen e tij, ësht një dëm për jetën njerëzore. Njeriu modern e kuptoi këtë mënyrë. Provoi t’a vendosë veten në jetë, të nisë prej një parimi të paluajshëm. U mejtua dhe tha: Materja qe gjithmonë dhe ësht çdo gjë: njeriu s’ësht gjë tjetër përveçse një grumbull fuqish lëndore, një rrjedhje fatale e fuqive kimike, fizike e fiziologjike, që, posa vdes njeriu, bëhen të paqena dhe me ‘to bashkë edhe njeriu. Vijmë nga kaosi, do mbarojmë në kaos. Qemë asgjë, do të kethemi n’asgjë! Mund të jetë kështu puna? Të tëra dija dhe kultura njerëozre do të përfundojë në nji zero, n’asgjë?! Ndigjoni, zotërinj! Unë me gjithë ju, në themel të këtij parimi, jemi kafshë- le të themi, po të duam, të çvilluara e të përmirësuara- por gjithmonë kafshë, dhe jo si kafshët e tjera, por kafshë të mjera, më të mjera akoma se çdo lloj tjetër, pse kurrën e kurrës nuk do t’arrijmë te ato gjëra për të cilat rrojmë: te e vërteta dhe te mirësia. Duam të dijmë dhe gënjehemi se dijmë gjë; kurse do të mbarojmë n’asgjë, dija e jonë nuk ka si përfundon në një dishka;kur aftësit t’ona nuk mund t’a kapërcejnë rrethin lëndor- ësht pun’ e kotë- se idealet dhe vlerat shpirtërore, s’kemi se ku t’i vendosim. Duam të dashurojmë, por s’mund të duam, as s’kemi se ç’farë të duam që të ngopemi me dashuri. Idealet njerëzore janë për ne vetëm një tym: na nxitin, por nuk na mbushin; na martirizojnë por nuk mund të na bëjnë të lumtur. Jemi lindur pa qëllim. E filluam jetën n’errësirë, do t’a vijojmë fatalist në një dyluftim dhe puna e jonë do të mbarojë pastaj si fituam si nuk fituam- duke u mbuluar me dhe të zi ne me gjitha përpjekjet t’ona. Pasi të kemi vënë këto parime, urdhëroni tani, zotërinj, dhe t’i shoshitim problemet e mëdha të jetës njerëzore. Ka autoritet apo jo? Ku themelohet autoriteti njerëzor, kurse njeriu ësht një maqin’ e rregulluar me fuqi fatale? E pastaj: porsa që jemi të gjithë njerëz, ose të gjithë kafshë, pse të nënshtrohemi? Pse nuk do të leshohemi me të gjitha fuqitë një kundër tjetrit? Kemi parime dhe përpjekje njerëzore apo jo? Cilat janë? Që nga e marrin vlerën e fuqinë? Njeriu a ka detyra? Ç’ësht detyra? Ku themelohet? Ekziston nderi, drejtësia, mirësia, virtyti? Do t’u bindemi më këtyre idealeve? Dhe pse? Do t’a mbajmë fjalën e dhënë, nderin t’onë dhe të familjes? E pse? Cila është arsyeja e funtme? Ku t’a mbështetë? Si t’u përgjigjemi këtyre pyetjeve? Njeriu i kohës nuk e ka iden-çelës, për të çvilluar këto problema, as nuk do t’a ketë gjersa të jetë i betuar që të mos dalë nga rrethi i lëndës, i dukjes, i interesës dhe i andjes. Do t’u apë, po, nji çvillim provizor, do të shkojë duke bërë prova, por një përfundim të ngulur as nuk e ka dhënë as nuk do të mund t’a japë kurrë pa të vërtetën e paluejshme. Dhe ja, sa më tepër që të duam të humbasim nër hypotheza dhe nër theori, duke mos u mbështetur nër parime dhe në siguri, që më tepër do të duam t’a lëmë jetën dhe problemat e saja si një iks i panjohur duke mos ditur se ç’jemi e ç’farë duam. Kriza mendore ësht shuplaka më e madhe në botë. A ka më hall se të mos dijë njeriu nga t’ia mbajë? A ka si vihet më keq njerëzimi në botë, kur njerëzit janë si kuaj të vendosur në nji grazhd dhe mjer ay të cilit t’i mbarohet tagjia më parë?! Mehr Licht, dua të shoh më qartë, thesh Goethe-ja, e ky ësht rënkimi i shpirtit tëkohës: duam t’i kuptojmë më mirë problemat e jetës; dhe ja, nonse kemi dituri dhe kulturë, prapë jemi duke i kërkuar. E dini pse, zotërinj? Dituria ka me të vërtetë fuqi të mrekulluarshme po gjer më një pikë; fuqin’ e dashurisë ajo nuk mund t’a krijojë. Zotërinj! Nga shkaku se mendjes i mungoi drita e mjaftueshme dhe sigurimi i nevojshëm nër parime e ideale, edhe zemra e njeriut pësoi ndryshime duke u dobësuar pa masë. Idet’ e larta, ndjenjat bujare, veprat më të vërtetë fisnike, nuk e prekin më shpirtin e njeriut si më përpara; vërehen, studjohen, po, por vetëm si gjëra të vjetruara, të cilave u ka shkuar koha, tamam sikur të mos vlerin ato më për ne, as ne për ato. Korrupcjoni e prishi dashurinë aqe sa të vete mendja se nderi dhe dashuria nuk mund të bashkohen më njëri me tjetrin. Dua t’u bëj t’a prekni me dorë se sa e vërtetë ësht kjo punë. Ka gjë më të shenjtë se familja? Më fisnike se karakteri moral? Me të përzemërt se atdheu? Njeriu modern, nga njëra anë, si i mekanizuar në ndjenja, nga ana tjetër, i mpirë në mendje dhe n’ideale njerëzore, nuk po i ndjen sa duhet rreziket e familjes, që dita me ditën po shtohen, as dobësite morale që tani janë bërë modë edhe në jetën publike, as sulmet, që egoizmi po u a drejton lidhjes dhe bashkimit në dëmin e atdheut. Në kinema e gazeta, nër përpjekje shoqërore dhe nër raste të jetës së përditshme flitet pa bërë as më të voglën përshtypje, mbi rrezike dhe dobësi familjesh, mbi vepra imorale, dhe mbi tradhti që i bëhen jetës së përbashkët: këto tani u bënë punë të zakonshme, me të cilat kudo që ushqehet jeta morale, shoqërore dhe kombëtare. Po dashurin’ e vërtetë, kalorin’ e jetës ku do t’a gjejmë? T’a kërkojmë ndofta në gruan moderne, që ësht bërë perperuge (pilivesë), qe krehur e stolisur si një Etera e dikurshme, do të derdhë pudër dhe hijeshi? Që e ndezur nga dëshira të duket e bukur dhe të pëlqehet, nuk bën gjë tjetër veçse provon dashurira dhe ësht gati t’i a falë zemrën më të parit njeri të poshtër, që t’ia kërkojë? Do t’a gjejmë dashurin’ e pastër dhe vigane në burrin e prishur nga interesa, nga feminizma, nga delikatesa? Kulture me të vërtetë do të thotë çvillim, mprehje, zbutje fuqish dhe ndjenjash, por do të thotë edhe naltësim shpirtëror dhe fisnikëri: dhe as kurr nuk do të thotë dobësi. Të mos gënjehet aspak njeriu modern; me komplimenta dhe mënyra tëbukura të të foluri ndofta mund të paraqitet si i mirë, po pa kulturën me të vërtetë shpirtërore kurrë nuk do të jetë ay që dëshëron të paraqitet: njeri me të vërtetë i përsosur. |
Home »
» Çfarë i mungon mendjes!





