Avec Camus: Comment résister à l'air du temps. Një libër kujtimesh dhe reflektimesh. Dhe një anekdotë
Nga Goffredo Fofi, Unita
Mbi Camus-n është shkruar shumë muajve të kaluar, me rastin e pesëdhjetë vjetorit të vdekjes së tij, në moshën 47 vjeçare. Kishte fituar Nobelin për letërsi tri vite më herët, më ’57, mbase më i riu ndër nga të shpërblyerit me një çmim që ende ishte shumë prestigjioz. Sado që aktiviteti i tij ishte ngufatur nga incidenti vdekjeprurës më ’60, aq sa ka shkruar ka mjaftuar të jetë njëri ndër mendimtarët më ndikues të shekullit të kaluar. Dhe të sotëm. Mjeshtër për shkrimtarët e gjysmës së botës... sekreti i tij ishte se ka ditur “t’i rezistojë ajrit të kohës”, nuk i ka pranuar linjat dominuese të kulturës së viteve të tij në emër të një ndershmërie intelektuale të dashuruar pas realitetit, të vërtetës.
Jean Daniel, njëri nga gazetarët francezë më të rëndësishëm pas luftës e deri sot, themelues i Nouvel Observateur, që i qe afër dhe mik qysh nga hapat e parë, ngase edhe ai i lindur dhe rritur si Camus në Algjerinë koloniale, ka shkruar pak vite më parë këtë libër auror kujtimesh dhe reflektimesh mbi Camus-n, duke sintetizuar në këtë mënyrë itinerarin camusian: “Po qe se përjashtohet strehimi në religjion dhe arratia në ideologji, mbesin imperativi i krijimit të lumtur dhe nevoja e një dhembshurie aktive dhe përherë të kontrolluar”.
Camus donte të ishte “vetmitar dhe solidar” dhe shpesh e ka përsëritur këtë definicion esencial të programit të tij të jetës dhe mendimit, që niset nga pamundësia për të pranuar vendet e përbashkëta dhe shantazhet e mëdha të kohës së tij – e në substancë dy ndarjet e mëdha, e djeshme dhe jo më të sotme, mes modelit stalinist dhe atij perëndimor, amerikan, të bazuar mbi absoluten e tregut. Camus u akuzua se nuk i bënte hesap “ligjet” e historisë, disa duke e përqeshur kritikpn e tij radikale ndaj “komunizmit real”, të tjerët atë, as më pas as më shumë, të sistemit kapitalist.
Miku-armiku i tij, Sartre, iu sakrifikua logjikës për të “mos i vënë në krizë klasën punëtore” perëndimore dhe perspektivat e tij të revolucionit me denoncimin e tmerreve të gulagut, si dhe i prishi marrëdhëniet me Camus-n (nëse ishte Camus ai që i prishi, diskursi nuk ndryshon), ngase Camus nuk e pranoi atë shantazh ashtu siç nuk e pranoi atë të spirales së dhunës algjeriane (e ndoshta shkrimi më i tmerrshëm i Sarter-it qe pikërisht parathënia që i bëri librit Të dënuarit e tokës së Fanon-it, ku, duke shkuar bukur përtej Fanon-it, ekzaltonte domosdoshmërinë e dhunës algjeriane në çdo rrafsh, përfshirë atë psikologjik dhe moral).
Në substancë, Camus gjithnjë e ka vënë në diskutim raportin mes qëllimeve dhe mjeteve dhe e ka marrë parasysh para se gjithash të vërtetën e viktimave, të cilësdo anë që t kenë qenë. Një thyerje e parë me mendimin e përgjithshëm dhe “ajrin e kohës” Camus e kishte pohuar, duke fituar përqeshje dhe armiqësi, pikërisht kur të gjithë ekzaltoheshin nga bomba atomike e hedhur në Hiroshima, duke parë në të çelësin e përfundimit të luftës botore. Po qe se përdoren armët e armikut, përfundojmë duke i përngjarë, duke u bërë armiku. “Unë dua të luftoj për drejtësi”, ka shkruar Camus, “jo për ndëshkimin e disave dhe hakmarrjen e disa të tjerëve”. Atë drejtësi, thoshte Simone Weil, aq e dashur nga Camus, që e braktis gjithmonë karron e fitimtarëve. Duhej mësuar t’iu besohet “gjykatësve me duar të pastra”...
Homazhi i Sarter-it. Mirë de, qe bash Sarter, kujton Daniel, ai që shkroi nekrologun e shkrimtarit më të afërt me shpirtin e tij: “Njerzillëku i tij kryeneç, i fortë dhe i pastër, i ngjeshur dhe seksual, ndërmerrte një luftë pa hamendje kundër ngjarjeve të rënda dhe të deformuara të kësaj kohe. E nga ana tjetër, me këmbënguljen e refuzimeve të tij, ai ripohonte, mu në epokën tonë, kundër makiavelistëve, kundër viçave të arit të realizmit, ekzistencën e faktit moral.
Ai ishte, të themi kështu, ai pohim i parrënueshëm. Sado pak të lexohej apo mendohej, hasej në vlerat njerëzore që ai i mbante shtrëngueshëm në grusht: e vente në pyetje aktin politik”. E vente në pikëpyetje aktin politik, e ndoshta këtu është aktualiteti më i spikatur i mendimit dhe veprës letrare të Camus.
Libri i Daniel-it flet për shumë aspekte të shkrimtarit dhe përkujton shumë fraza të tij ekzemplare, në thjeshtësinë e tyre, por jo atë që mua më duket qendrore, në esencialitetin e saj: “Revoltohem, prandaj jemi”. Përkujton për shembull parullat e tij “drejtësi, nder dhe lumturi”, duke parë para se gjithash origjinalitetin e së dytës dhe tretës, dhe duke e komentuar këtë të dytën me konstatimin se “lypset të duhemi paksa, e nëse është e mundshme të jemi të lumtur në dashurinë ndaj të tjerëve”, kundër çdo logjike të mortifikimit. Flet shkapërderdhshëm për punën gazetareske të Camus në faqe që do të duhej t’iu shërbenin si mësim gazetarëve të sotëm. Insiston tek ideja camusiane e përgjegjësisë (“të jesh përgjegjës në radhë të parë është të participosh”) dhe e detyrës për të mos e pranuar gjendjen e gjërave të pranishme, për ta vënë në diskutim, për të reaguar (“Të jetosh nuk është të nënshtrohesh”), mbi refuzimin për të gënjyer dhe për t’u gënjyer (duke cituar Malraux-n: “të jesh njeri është të reduktosh në maksimum pjesën tënde të komedisë”).
Nga ky libër i vockël në të cilin Daniel vë bashkë kujtimet e reflektimet dhe e definon, duke e datuar, një përshkim ndër më të domosdoshmit dhe më magjepsësit në historinë e shoqërisë dhe kulturës së shek XX, dua për fund të rikujtoj anekdotën që ai e rrëfen dhe që më duket se duhet të lidhet me njërën nga frazat më skandaloze të Camus: “Ne jemi nga ata që nuk durojnë të flitet për mjerimin veçse duke e njohur kauzën”.
Ja pra: “Me një 14 korrik, duhej të ishte ai i vitit 1915, Albert Camus, nëna (që ishte një shtëpiake gjysmanalfabete, me prejardhje spanjolle, për ata që s’e kujtojnë she s’e kanë lexuar Njeriu i parë, libër shumë i bukur postum i Camus), disa miq dhe unë, shkuam në Saint Sulpice ku vallëzohej. Ishim ulur përreth një tavoline dhe, siç bënte herë pas here, Camus u çua të vallëzonte me njërën nga femrat që na shoqëronin. Pastaj u kthye te nëna. U ul, u kërrus drejt saj dhe, duke folur me zë shumë të lartë që ta dëgjonte ajo dhe të tjerët, tha: “Nënë, më kanë ftuar në Eliseo”. Ajo i tha ta përsëriste frazën të paktën tri herë dhe mbi të gjitha fjalën ‘Eliseo’. Mbeti e heshtur për disa minuta. Pastaj i tha të birit ta dëgjonte dhe i tha me zë shumë të lartë: ”Nuk është punë për ne. Mos shko, biri im, mos zi besë. Nuk është punë për ne”. Namus na shikoi. Nuk tha asgjë, por m’u duk se ishte krenar për nënën e vet. Sidoqoftë, kurrë s’ka shkuar në Eliseo”.
Përktheu: Arben Idrizi