Home »
» Botim i ri: Demir Gjergji, Bibla e buzeve
Botim i ri: Demir Gjergji, Bibla e buzeve
Shtëpia Botuese Toena hedh në qarkullim, në vigjilje të festës së shën Valentinit, vëllimin e ri me poezi të poetit Demir Gjergji, "Bibla e buzëve".
Poeti Demir Gjergji i këndon dashurisë në vetën e parë, i thur vargje erosit dhe pasionit, por qëndron më gjatë te ndjenja. Te ndjenja që gjen për më shumë shtegun e fjalës së bukur.
Poezia e tij - e pastër, e hijshme, tingëlluese - kushtuar dashurisë, të vetmes ndjenjë nëpërmjet së cilës qenia njerëzore lartësohet duke përsoset duke mundur egoizmin vetjak.
Vëllimi poetik është ideuar dhe ndërtuar si një zgjedhje e përkryer që dy të dashuruar do të mund t'i dhuronin njëri-tjetrit, si simbolikë e ditës së Dashurisë.
Poeti Petraq Risto shënon kështu për këtë përmbledhje:
“Poezia e Demir Gjergjit ka dy pika që krijojnë vijën e tij origjinale: ndjenjën dhe muzikën. Poezia e tij ka densitet mendimi, është një vorbull drite, një fllad, një stuhi, një xixëllonjë e hutuar në ballin e një vajze, një gjethe e zakonshme që bën muzikë në buzët e një çapkëni. Kjo poezi ecën me hapa të lehtë pulëbardhe dhe lë gjurmë në rërën e njomur nga deti i madh i dashurisë”.
Të dhëna teknike:
Autor: Demir Gjergji
Titulli: Bibla e buzëve
Lloji: poezi
Nr. i fq. 170
Çmimi: 500 lekë (4,00 euro)
Do ta gjeni në libraritë "Toena":
në Tiranë, në QTU,
në Vlorë (pranë teatrit "Petro Marko"),
në Durrës,
në Sarandë,
në Pogradec,
në Elbasan (pranë teatrit "Scampa"),
në Prishtinë (pranë Institutit Albanologjik).
si dhe në libraritë më të njohura të Tiranës:
në librarinë Adrion (në Pallatin e Kulturës)
në librarinë Adrion (në aeroportin "Nënë Tereza")
në librarinë Linus (pallatet Agimi)
në librarinë Albania
etj.
Zyra e Shtypit
Shtëpia Botuese Toena






