Funksioni i këtillë i nisur çdoherë nga mitemat, bëhet më
shumë kërkim për modelet letrare, së sa për gjenezën letrare.
Modelet letrare, çdoherë komunikojnë në rrafsh të shqyrtimit
kulturor e letrar. Andaj, të dy novelat “E madhe është gjëma
e mëkatit -Tat Tanushi i Bubutimës” e Mitrush Kutelit, dhe
ajo“At Sergi” e L. N. Tolstoit, përgjatë strukturimit/rrjetit,
komunikojnë më shumë përgjatë esencave semantike
Flamur Maloku
Modelet letrare/ Rrjeti
komunikimi
Duke i hetuar gjithnjë esencat
tematike në relacionin e interkomunikimit
të dy novelave, “Atë
Sergi” (1898) të L. N. Tolstoit, dhe
“E madhe është gjëma e mëkatit
- Tat Tanushi i Bubutimës”(1947)
të Mitrush Kutelit, do të shohim,
se shenjat letrare në planin e
përgjithshëm të shtresave fiksionale/
ideore më shumë komunikojnë
mbi bazën e fenomenit
letrar e kulturor. Vetvetiu esencat
shënjuese të fenomenit letrar/
kulturor, kur kalojnë në diskursin
letrar, pra në veprën letrare,
bëhen fenomene universale/tema
universale. Fenomeni universal/
letrar, krijon në hapësirë rrjetin/
strukturën/komunikimin. Mbi
këtë filozofi ndërtohet e rindërtohet
meta-ligjërimi, rrjeti i kuptimeve,
gjithnjë në funksion të
figurimit/tematikës. Funksioni
i këtillë i nisur çdoherë nga mitemat,
bëhet më shumë kërkim
për modelet letrare, së sa për
gjenezën letrare. Modelet letrare,
çdoherë komunikojnë në rrafsh
të shqyrtimit kulturor e letrar.
Andaj, të dy novelat “E madhe
është gjëma e mëkatit -Tat Tanushi
i Bubutimës” e Mitrush
Kutelit, dhe ajo“At Sergi” e L. N.
Tolstoit, përgjatë strukturimit/
rrjetit, komunikojnë më shumë
përgjatë esencave semantike,
çdoherë në relacion me kodin
tematik/fenomenin kulturor, që
ngadalë ky binom filozofik kur
kalon në diskursin fiksional në të
dy novelat, bëhet shenjë universale.
Pra, të dy novelat hetohen
nga shenjat e përafrimit të kodi
tematik, në relacion interkomunikimi.
Shenjat e përafrimit e të
interkomunikimit, çdoherë në
aplikim të strukturës, filozofisë
ideore. Kjo njëherësh vjen edhe
si kërkesë për një qasje sa më
të thellë ndaj botës së dy teksteve
letrare, botë kjo që shënojnë
mundësi të mëdha hetimi/
analizimi. Esencat shënjuese
në inter-komunikim, padyshim
kërkojnë në vetvete dije të
madhe semantike, sepse teksti
letrar është i përbërë nga gjuha
shenjave, të strukturuara me
vlerë të veçantë, siç thotë edhe
J. Mukarzhovski “Vepra artistike
është njëkohësisht shenjë,
strukturë dhe vlerë”. Duke qenë
e strukturuar nga shenjat, që në
interpretim janë me një vlerë të
veçantë, sepse ato e përfaqësojnë
veprën letrare. Shihet se
në të dy novelat e cekuar më
lartë, shenjat letrare, si vlera të
veçanta komunikojnë në hapësirën
e kulturave të ndryshme.
Kjo përgjatë novelave-teksteve
vazhdimisht bëhet më vetëdije
të plotë, sepse është tendenca e
një filozofie, që fenomeni letrar
të jetë domethënës e universal
gjatë strukturimit të brendshëm
të tekstit letrar. Njëherësh shenjat
përbërëse në tërësinë e veprës
ekzistuese, kur bëhen shenja të
kërkueshme në interkomunikim/
rrjet, sforcojnë strukturën, duke
identifikuar në tërësi të shkrimit,
fenomenin kulturor/universal.
Kështu, mbi këtë premisë të
botës shënjuese, përgjatë rrjeti
tematik përafrohen të dy novelat
E madhe është gjëma e mëkatit-
Tat Tanushi i Bubutimës” e Mitrush
Kutelit , dhe ajo e L. N. Tolstoit
Atë Sergi.
Shpirti/Trupi
Dualiteti Shpirt/Trup, që
njëherësh është problem filozofie
i diskutuar që nga antikiteti
bëhet shenjë përafruese në të
dy novelat. Pra, dualiteti Shpirt/
Trup do t’i mbarështrohet esencës
së kodit shënjues, rrjetit/
tematikës. Kjo në esencë jep
mundësi të mëdha për një interkomunikim.
Ndërlidhja ndërmjet
dy novelave, shihet mbi pikat
kryesore, të cilat shtresojnë
e identifikojnë dualitetin shpirt/
trup. Vazhdimisht mbi këtë dualitet
skicohet ngjarja, shënjohet
filozofia, ndërsa mëkati dhe kërkimi
i vazhdueshëm i katarsisit,
përgjatë strukturimit të novelave,
më shumë të qon te ideja/
fenomeni/kultura. Meqenëse
inter-komunikimi në lexim hap
rendin, konceptimi i kodit moral
i njeriut në mision-shërbesë, sa
vjen e bëhet më problematik,
pra zgjerohet e shumëfishohet.
Problematizimi i kodit moral
prek njohjen kulturën/formimin.
Kultura e formimi bëhen intencë
themelore e filozofisë së besimit.
Të dy personazhet e novelave,
Tat Tanushi i Bubutinës i Mitrush
Kutelit, dhe ai i Tolstoit “At Sergi”,
janë njerëz në mision-shërbesë,
të Zotit, por që në jetë humbin
rrugën e drejtë. Humbja e rrugës
së Zotit, prek filozofinë e besimit.
Filozofia lindë nga problemi i
vazhdueshëm i joshjes trupore (
materiale) në jetë. Zjarrmia trupore
e të dy njerëzve/murgjve,
Tat Tanushi e Atë Sergi, të cilët
janë në mision/shërbesë shkaktohet
nga zgjedhja e dashurisë
tokësore. Vija vertikale në këtë
relacion sa vjen e zbehet, pavarësisht
misionit. Kështu, dashuria
tokësore, që më shumë lidhet më
anën trupore, e mund shpirtëroren,
që në esencë kjo shpirtërore,
tek të dy murgjit është e lidhur
drejtpërdrejtë më besimin dhe
dashurinë për Zotin. Besimi dhe
dashuria për Zotin ngadalë në
strukturën e dy novelave zbehet
e shkatërrohet. Nëpërmjet
simbolikës plani vertikal, që
njëherësh nënkupton lidhshmërinë
e dashurisë, që Tata e At
Sergei kanë për Zotin, më shumë
do të konceptohet si pro-formë.
Mungesa e besimit, gjithnjë në
relacion të përafrimit të të dy
novelave, karakterizohet në rrëfimin
tekstor, që bëhet gjithnjë
më i identifikueshëm. Duke qenë
Tat Tanushi e Atë Sergi njerëz
më mision e predikues të kodit
moral, bëhet regjistrimi i librit
të jetës së tyre. Për Tat Tanushin.
Ecja në jetë regjistrohet në librin
e jetës. Ai është një regjistër i jetës
kushtuar Zotit. Edhe pse të Atë
Sergi, pra të novela e Tolstoit nuk
ka një regjistër të librit të jetës të
deklaruar e të argumentuar, siç
shënjohet në novelën e Kutelit,
në esencë edhe jeta e Atë Sergi i
është nënshtruar regjistrit, sepse
misioni i tij është në përkushtim
për Zotin, ku regjistri i jetës/veprimit
është i pashmangshëm.
Kështu, duke qenë regjistri i
Librit të jetës shënohen edhe
mëkatet Shpirtërore/Trupor i të
dy njerëzve fetar/misionar, Tat
Tanushi e Atë Sergi.
Mëkati/Falja
Në novelën e Mitrush Kutelit E
madhe është gjëma e mëkatit-Tat
Tanushi i Bubutimës, ecja drejtë
mëkatit për personazhin Tat Tanushi
është së pari rikthimi nga
Kalija, (e dashura), që njëherësh
është zgjedhja e dashurisë tokësore
mbi atë hyjnore, Tat Tanushi,
së pari, duke u kthyer plotësisht
nga Kalija, shmang atë që kërkon
morali i predikuar nëpërmjet Librit
të Zotit, kthimin nga Ai. Ky
rikthim i Tatës nga Kalija në esencë
bëhet gjithnjë e më shumë
shmangie e moralit të predikuar,
që më të Tata përfaqësohet e
identifikohet. Shmangia e besimit
dhe zbehja të moralit të
predikuar dhe prapë rikthimi te
besimi, shënjohet haptazi edhe
te novela Tolstoit Atë Sergi, ku
gjatë rrjedhjes së strukturës narrative
të novelës, Zoti do ta sfidon
edhe Atë Serge-in, ashtu siç e
sfidon Tat Tanushin. Këtu bëhet
pikëtakimi, sepse kjo bëhet para
së gjithash edhe sfidë për besimin
e tyre. Zoti, për ta sfiduar
besimin/dashurinë e Tatës, ia
merr Kalijen:
Aq shumë e tronditi kjo Tatën
sa iu duk se u shemb gjithë jeta
dhe ranë kryqet e lartësirave. Kish
parë shumë të vdekur në jetën e
tij, po tjetër ish Kalija. Ajo s’duhej
të vdiste.. A mos e kish sjellë që
larg për ta varrosur aty?.
Vdekja e Kalisë për Tat Tanushin
shënjon ndjenjën e
brendshme, zjarrminë e afishuar,
që do ta përshpejton njëherësh
edhe mëkatin e Tatës. Tanimë
vija vertikale, Njeri/Zot, sa vjen e
shkatërrohet, sepse besimi dhe
dashuria për Zotin mungon.
Nga mungesa e besimit mëkati
trupor gjithnjë e më shumë
thellohet, kurse ai shpirtëror
gjithnjë e më shumë rëndohet.
Reflektimi i mosbesimit në Zot
për Tatën është vdekja e Kalijes,
e cila vdekje për Tatën varësisht
moralit të predikimit, bëhet mosbindje
ndaj urdhrave të Zotit.
Mos nënshtrimi ndaj urdhrave
të Zotit, Tatën e qon te mëkati i
madh, kur bën dashuri me gruan
e huaj nga qyteti:
Dhe bota u shemb me zhurmë
të madhe.
Dhe ranë gjithë faltorët.
Dhe ranë gjithë kryqet.
Sepse Tat Tanushi i Bubutimës,
enoria e Apollonisë,
kreu mëkatin e math të mishit,
brenda në shtëpin e tij,
përpara korave dhe të gdhendurave
me fytyrën e Kalijes.
Mëkati bëhet edhe më i rëndë
kur Tata, ashtu nën petkun e
murgut, e me mëkatin e kryer
shkon dhe e drejton meshën, nga
mëkati i bërë dëgjohet zëri i Zotit
Anaksios- (që do të thotë: nuk je
i drejtë). Zëri i Zotit u dëgjua tri
herë, por Tata nuk mendonte
asnjëherë për mëkatin që kishte
kryer më parë. Zëri i Zotit kalon
në mërzitje-refuzim, dhe Tata me
një vrazhdësi thotë:
-thirri me zë të vrazhët:
-Aty mbeç!
Dhe zëri ia këtheu:
-Kurrë mos vdekç!
Ky është dënimi më i madh
që Zoti i bën Tatës me pavdekësi.
Pavdekësia për Tatën bëhet
e rëndë, gjakuese për jetën e
tij personale. Jeta e rëndë për
Tatën shumëfishohet. Kërkimi i
vdekjes nga vetë Tata bëhet domosdoshmëri
e pashmangshme.
Mirëpo, ky është dënimi/urdhri/
vullneti i Zotit, sepse gjatë tërë
kohës shpirtërorja i ka munguar
Tatës, e cila lidhej më besimin
për Zotin, sepse Tata nuk është
njeri i shpirtit, por lojtar i trupit.
Kjo ide e lojës së trupit theksohet
dukshëm edhe te Atë Sergi i
Tolstoit. Duke qenë loja e trupit,
krenaria individuale të Atë Sergi
nuk shmangët, të cilën krenari
do ta ketë në jetë deri në gjetjen
e besimit shpirtëror. Sepse krenaria
i buron nga trupi, krenari
e cila është naive e që matet edhe
me vullnetin e dëshirën universale,
me dashurinë universale.
Dashuria e shpirtit, që nënkupton
dashurinë për Zotin, tanimë
edhe të Atë Sergi mungon. Këtu
edhe bëhet shënjimi kryesor i
filozofisë së mëkatit/fenomenit.
Ana trupore, ajo (materiale) të
Atë Sergi është dhënë pas iluzionit/
mashtrimit, andaj dhënia
pas mashtrimit të botës reale,
bëhet edhe dënim për shpirtin
e Atë Sergi. Kjo ide e dënimit të
shpirtit nga ana e trupit, të qon
njëherësh të filozofia e Sokrati,
mbi atë, se shpirti është duke
vuajtur dënimin e së ligës, krimit,
dhe duke u bazuar në këtë trupi
është konsideruar si një mburojë
ose burg, në të cilin shpirti është
varrosur. Në kuadër të kësaj,
theksohet dukshëm problematizimi
i dualitetit njerëzor, shpirt/
trup, që nëpërmjet rrëfimit figurohet
e alegorizohet dukshëm në
novelën e Tolstoit. Burgu/trupi i
Atë Sergi është në luftë të përhershme
me shpirtin. Tendenca e
shpëtimit të shpirtit/trupit është
vetëm besimi në Zot, por që ky
besim i mungon Atë Sergi. Prandaj,
nga mungesa e besimit, Zoti
e sfidon Atë Sergi, së pari më
dashurinë që ky kishte në fillim
për konteshën Korotkova, e
cila dashuri në jetën gjithmonë
mbetët e idealizuar, ashtu si të
Tat Tanushi që kishte për Kalijen.
Të gjitha shenjat konceptuale/
metafizike, thellohen itencialisht
gjatë filozofisë së besimit të
Atë Sergi. Bota reale, që tani do
të identifikohet më mëkatin në
trupin e Atë Sergi, bëhet sprovë/
dënim i jetës. Është rasti kur kryhet
mëkati i madh nga Atë Sergi
më vajzën Marinë, që kishte ardhur
për t’ia rrëfyer dhembjen/
sëmundjen që kishte ajo. Tanimë
Atë Sergi, do të bije në mëkatin e
madh, pra shpirti i murgut, bie
lojë e trupit dhe kryhet mëkati
i mishit nënë petkun e murgut:
Ajo mori dorën dhe ia puthi,
pastaj me njërën dorë e mbërtheu
për beli dhe e shtrëngoi pas vetes.
-Ç’bën kështu?- i pëshpëriti.-
Ti, Maria, je vetë djalli.
-E po, ku ta dish...
Dhe, pa ia hequr duart, u ul
bashkë më të në krevat.
Këtu Atë Sergi shkel kodin
moral të predikuar me vite.
Shenjat/figurat në këtë shkelje të
urdhrit ndaj Zotit rrisin dramatiken
Shpirtërore/Trupore të Atë
Sergi, ku dënimi i tij nga Zoti do
të jetë bredhja e mundimshme
jetësore, që figurativisht shënjon
edhe pavdekësinë. Atë Sergi
me mëkatin që bart mbi supe,
vazhdimisht është në kërkim
të vdekjes/prehjes shpirtërore.
Bredhja, ashtu si te Atë Sergei e
te Tat Tanushi është bredhje për
tek katarsisi/spastrimi, që në
planin e ideve, theksojnë nisjen
e udhës së tentimit për ta mundur
trupin me dëshirat e tij dhe
për ta fituar çlirimin e shpirtit.
Kjo dëshirë e mundjes së trupit/
mishit, bëhet e rënd, por në
esencë të shtresimit, e çliron
shpirtin, dhe ngrit besimin dhe
dashurinë për Hyjnë. Kur bëhet
çlirimi i shpirtit, pra kur bëhet
katarsa, rikthimi për të Zoti është
i pashmangshëm. Ky rikthim për
Atë Sergi, e për Tat Tanushin
bëhet atëherë derisa të dyve iu
paraqitet figura e Zotit, që më
paraqitjen e figurës, është edhe
përmbushja e vullnetit të Zotit,
njëkohësisht edhe rikthimi i tyre
drejtë besimit/prehjes/vdekjes.
Kjo në strukturën e novelave
shndërrohet në fenomen universal,
pra në ide universale,
gjithnjë në planin të shënjimit/
besimit.
Dalje
Mbi këtë rruga e ecjes nëpër
botën narrative të novelave, më
shumë tema e besimit bëhet
esencë/figurë, gjithnjë duke çelur
udhë për hetime/analizime.
Bota tekstore/semantike e
novelave bëhet dije e ndërdije,
në rrafsh universal. Duke qenë
përherë shenjat e premisat e
synuara në literaturë, gjithnjë
shikohen variantet, e jo gjenezat,
sepse është në pyetje bota
semantike e tekstit letrar. Andaj,
duke i lexuar shenjat në relacion
përafrimi të kodit tematik, në të
cilën pikë këto dy novela edhe
interkomunikojnë, më shumë
duhen parë si modele letrare,
që i përshtatet njëherësh edhe
formulimit subjektiv, se çdoherë
rrjetin e komunikimeve të teksteve
duhet parë vetëm si rrjet
i modeleve letrare, si fenomen
e kulturë universale. Letërsia
jeton përherë në diskursin universal.
Letërsia prek e shpjegon
fenomene letrare e kulturore.
Duke identifikuar fenomenet,
mitet e arki-mitet, ajo jeton në
të përhershmen universale. Prerjet
arbitrare letërsia nuk i duron,
kur dihet teksti letrar njeh kohën
zero të shkrimit/formimit. Kështu,
edhe ky lexim, i dy novelave,
atë të L. N. Tolstoit “Atë Sergi”
(1898), dhe të Mitrush Kutelit “E
madhe është gjëma e mëkatit-
Tat Tanushi i Bubutimës”(1947),
është vetëm hyrje për një lexim,
duke hapur gjithnjë rrugë për të
ardhmen e leximit të dashuruar
në letërsi.





