23-vjeçari u transferua nga klubi i Renovës, ndërsa me ekipin gjerman ka nënshkruar kontratë tri vjet e gjysmë, që do të thotë se do të qëndrojë në Bundesliga deri më 30 qershor 2013.
Ibrahimi, i cili këtë sezon shënoi tetë gola në dhjetë paraqitje në Ligën e Parë të Maqedonisë, ka bërë edhe pesë paraqitje për përfaqësuesen maqedonase.
“Ai do të na ofrojë shumë kënaqësi, por ai po ashtu është një lojtar i të ardhmes”, ka thënë trajneri Felix Magath në faqen zyrtare të Schalkes.