Valencia e Atletico dështojnë

Reagimi i sulmuesit të Valencias, David Villa. Valencia dhe Atletico Madridi kanë pësuar humbje në ndeshjet e tyre të para të vlefshme për Kupën e Mbretit.
Los Che u mposhtën nga Deportivo La Coruna para tifozëve të vet në Mestalla me rezultat 2-1, dhe do ta kenë të vështirë ta përmbysin rezultatin në ndeshjen e kthimit kur luajnë si mysafirë.
Ndërkohë, Atletico Madridi është mposhtur me rezultat 3-0 si mysafir i Recreativo Huelvas, që po ashtu do ta ketë të vështirë që ta përmbysë këtë rezultat edhe pse me 13 janar luan si vendas.