Botohet anglisht një libër prej 400 faqesh
Jeta dhe krijimtaria e Ismail Kadaresë gjatë diktaturës përbëjnë subjektin e studimit që Peter Morgan, profesor i Studimeve Europiane në Universitetin e Australisë Perëndimore, i ka kushtuar shkrimtarit shqiptar në gjuhën angleze. Libri prej 400 faqesh, i botuar nga “Legenda” e “Oksford&London”, është një biografi e jetës së shkrimtarit në diktaturën shqiptare të Enver Hoxhës. “Ismail Kadare: Shkrimtari dhe diktatura 1957-1990” është rrëfimi i dy mjeshtërve të shahut të vendosur kundër njëri-tjetrit gjatë tri dekadave për fatin e Shqipërisë, tha profesor Morgan. “Përveçse një shkrimtar gjeni, Kadareja ishte një takticien brilant, i cili ia doli mbanë të mbijetonte në regjimin më të ashpër dhe shtypës të të gjitha regjimeve. “Shqiptarët përbëjnë një pjesë të vogël, por të rëndësishme të Australisë multikulturore dhe nëpërmjet veprës së shkrimtarit dhe intelektualit më të madh shqiptar, ne mund të arrijmë t’i kuptojmë më mirë shqiptarët, historinë dhe kulturën e tyre. Shumë shqiptarë në këtë vend mund të kenë familje që kanë vuajtur nën diktaturën e Hoxhës”, ka theksuar Morgan. Ky studim do të pasohet nga një vëllim i dytë që do të përqendrohet në jetën e Kadaresë nga viti 1990 deri në ditët e sotme. Peter Morgan ka marrë një mbështetje financiare prej 200.000 dollarësh nga Këshilli Australian i Studimeve për të përfunduar “Kadareja postkomunist: Shqipëria, Ballkani dhe Europa në veprën e Ismail Kadaresë”.
Shqip
Peter Morgan: Kadare ndëshkuesi i ish-diktatorit
Dy superfuqi të vendosur përballë njëri-tjetrit, një diktator dhe një shkrimtar. Një duel jo i barabartë, por që fitohet nga ky i fundit. Duke u përqendruar në jetën e shkrimtarit të madh, Ismail Kadare, një profesor i Studimeve Evropiane në Universitetin e Australisë Perëndimore ka shkruar studimin e parë të gjatë, në gjuhën angleze, për betejën e mbijetesës së letërsisë, në shtetin e linjës së ashpër staliniste të Shqipërisë. Përmes një njoftimi në faqen e internetit të Universitetit të Australisë Perëndimore, mësojmë se libri prej 400 faqesh i profesor Peter Morgan, i botuar nga "Legenda" e Oksford & London, është një biografi e jetës së shkrimtarit dhe patriotit shqiptar Ismail Kadare (fitues i çmimit Internacional Man Booker Prize, në vitin 2005), nën diktaturën shqiptare të Enver Hoxhës. "Ismail Kadare: Shkrimtari dhe diktatura 1957-1990" është rrëfimi i dy mjeshtërve të shahut të vendosur kundër njëri-tjetrit gjatë tri dekadave për fatin e Shqipërisë", tha profesor Morgan. "Përveçse një shkrimtar gjeni, Kadareja ishte një takticien brilant, i cili ia doli mbanë të mbijetonte në regjimin më të ashpër dhe shtypës të të gjitha regjimeve. Mund të thoni se Kadareja, të cilin e kam intervistuar dhe takuar shoqërisht në raste të ndryshme, ishte si Shehrezadja. Ai e mbajti veten dhe popullin shqiptar të gjallë me rrëfimet e tij. "Shqiptarët përbëjnë një pjesë të vogël, por të rëndësishme të Australisë multikulturore dhe nëpërmjet veprës së shkrimtarit dhe intelektualit më të madh shqiptar, ne mund të arrijmë të kuptojmë më mirë shqiptarët, historinë dhe kulturën e tyre. Shumë shqiptarë në këtë vend mund të kenë familje që kanë vuajtur nën diktaturën e Hoxhës. "Ai ishte një narcizist inteligjent, i etur për pushtet, që donte të tregonte se regjimi i tij ishte një regjim i sofistikuar komunist. Ai donte që të shihej si një njeri që i avancoi artet. Kadareja kishte një lloj pushteti mbi të, në atë që krijimtaria e tij ishte e mirënjohur në Perëndim, i cili i siguroi atij mbrojtje të gjithfarshme. Kadareja luajti një lojë të rrezikshme me Hoxhën. "Kadareja shkroi romane që në sipërfaqe nuk e kundërshtonin diktaturën, por nëse njerëzit lexonin mes rreshtave, ata do të mësonin shumë për veten dhe për situatën ku ndodheshin. Kadareja ishte Nemesesi (Nemesis - Perëndesha e hakmarrjes) i diktatorit. Ai e pa veten si në një ndeshje me Hoxhën për Shqipërinë.
Profesor Morgan tha se veprat e Kadaresë ishin aq të rëndësishme, në kulturën shqiptare, saqë shumë prej tyre janë përfshirë në tekstet shkollore. "Ai e ngriti gjuhën në një nivel të tillë, të aftë për të mbështetur letërsinë e madhe, ndërkohë që me mprehtësi sulmonte diktaturën e fuqishme". Vëllimi tjetër (i dyti) i profesor Morgan-it do të përqendrohet në jetën e Kadaresë nga viti 1990, deri në ditët e sotme. Ai ka marrë një mbështetje financiare prej 200.000$ nga Këshilli Australian i Studimeve për të përfunduar Kadareja postkomunist: Shqipëria, Ballkani dhe Evropa në veprën e Ismail Kadaresë.
Panorama
Home »
» Peter Morgan, një studim për Kadarenë në komunizëm





