Trajneri i Real Madridit, Manuel Pellegrini, do të kthehet kah Karim Benzema për ndeshjen kundër Athletic Bilbao pasi nuk do të ketë në dispozicion Gonzalo Higuain për shkak të lëndimit.“Unë i përcjell të gjithë lojtarët nga afër gjatë stërvitjeve dhe në secilën ndeshje tonën, andaj Benzema nuk ka asgjë për të më dëshmuar mua. Ai i tregon kualitet e tij çdo ditë”.
“Ne kemi nevojë që të gjithë lojtarët të jenë të gatshëm, nëse dëshirojmë të kemi një sezon të mirë edhe në La Liga dhe në Ligën e Kampionëve. Është e pakuptimtë vetëm të fokusohemi në 11 lojtarë. Është një ekip i gjerë dhe kualitativ”, ka thënë Pellegrini.





