Nistelrooy nënshkruan për Hamburgun

Ruud van Nistelrooy ka zyrtarizuar kalimin te skuadra gjermane Hamburg, si transfer i lirë.
Holandezi ka nënshkruar kontratë prej një vit e gjysmë, ndërsa konfirmimin për transferimin e tij e ka bërë trajneri i Hamburgut, Bruno Labbadia.
“Po, kemi arritur një marrëveshje. Jam shumë i lumtur që ai vendosi të na bashkëngjitej neve”, ka thënë Labbadia.