Mjekësia popullore: Ja si të kuroni sëmundjet me bimë mjekësore

Si të përgatisni çajrat me bimë mjekësore për të kuruar sëmundjet e zemrës, tensionit, diabetit, kancerit, sëmundjet e trurit, e shumë të tjera. Pjesët e bimës që duhet zier dhe sasia që duhet përdorur.Si të dini të përdorni bimët kuruese të gjendura në natyrën shqiptare. Cilat janë efektet kuruese të këtyre bimëve. Çfarë këshillojnë mjekët popullorë. Disa mënyra të thjeshta për të luftuar sëmundjet. Gjithçka në numrin e sotëm, në një suplement prej pesë faqesh.

“Të kemi shëndetin” themi shpeshherë kur përballemi me probleme të vogla a të mëdha në jetën e përditshme. Se shëndeti fizik e mendor janë ato çka e bëjnë të plotë trupin e njeriut e vetë jetën. Sigurisht, sëmundjet mund të kurohen në spitale e klinika mjekësore, por, nëse do ishte e mundur, parandalimi është rruga më e sigurt për një jetë të gjatë e të shëndetshme. Por dhe në ato raste kur dikush është prekur nga një sëmundje e caktuar, ekzistojnë procedura të thjeshta që mund të ndiqen në kushtet e shtëpisë, të cilat ndihmojnë në mos përkeqësimin e gjendjes. Çelësi është gjithnjë tek informacioni. Specialistët e shëndetësisë kanë deklaruar se 35 për qind e sëmundjeve në trupin e njeriut shfaqen nga mungesa e njohurive. Jo pak herë është vërtetuar se janë vetë njerëzit ata që e dëmtojnë kolesterolin, që krijojnë probleme me mushkëritë, që acarojnë funksionimin e mëlçisë apo që nuk kujdesen aq sa duhet për mirëqenien organike. Pikërisht për këtë arsye, gazeta “Tirana Observer” boton në suplementin e sotëm plot disa receta të thjeshta me bimë mjekësore që rriten në vendin tonë të cilat kanë efekte kuruese për sëmundje të ndryshme. Në shumë raste këshillat vlejnë për të evituar shfaqjen e një sëmundjeje të caktuar dhe në raste të tjera për ta kuruar atë. Kështu ju mund të lexoni brenda pesë faqeve receta me bimë mjekësore për sëmundjet kardiake, ato të veshkave, mëlçisë, stomakut, barkut, pankreasit, infeksionet e syve, të veshëve, të lëkurës, obezitetin, variçet, këshilla për kancerin dhe evitimin e tij. Nuk mungojnë as këshillat për nënat që lindin fëmijë prematurë, si t’i ushqejnë të vegjlit ë tyre me qumësht gjiri, për menopauzën, një ndër problemet më të shqetësuese të grave, e shumë të tjera si këto. Këshillat e përmbledhura në numrin e sotëm lidhen kryesisht me mënyrën tonë të të ushqyerit, si duhet të jetë ajo, si dhe me zakonet e përditshmërisë që një njeri nuk duhet t’i harrojë asnjëherë.
Si të përgatisni çajrat me bimë mjekësore për të kuruar sëmundjet e zemrës, tensionit, diabetin, kanceret, sëmundjet e trurit e shumë të tjera. Pjesët e bimës që duhet zier dhe sasia që duhet përdorur.
Këshillat më të thjeshta që japin mjekët popullore për këdo që dëshiron një shëndet të mirë dhe një jetë të gjatë, pa probleme. Si të jetoni të lumtur dhe të mbani larg sëmundjet dhe shqetësimet e ndryshme.
Si të dini të përdorni bimët kuruese të gjendura në natyrën shqiptarë. Cilat janë efektet kuruese të këtyre bimëve. Çfarë këshillojnë mjekët popullore. Disa mënyra të thjeshta për të luftuar sëmundjet.
Gjithçka në numrin e sotëm në një suplement prej pesë faqesh. Do të gjeni disa receta të thjeshta të mjekësisë popullore për përgatitjen e çajrave me bimë mjekësore dhe këshillat më të fundit.

KUMAKU
Kumaku është bimë barishtore njëvjeçare, që kultivohet tek ne në kopshte e parqe si bimë zbukurimi. Efekti i përshtatshëm i luleve të kumakut vjen nga bashkëveprimi i esencës së ksantofilit, nga njëra anë, dhe kalendulinës e substancave mucilagjinoze nga ana tjetër.

VETITË:
- Liron ngërçin e muskulaturës së lëmuar
- Nxit rrjedhjen e tëmthit
- Ndalon rritjen e mikrobeve
- Shpejton shërimin e plagëve të qelbëzuara
- Përdoret kundër myqeve dhe lythave
- Përdoret si qetësues i dhembjeve
- Përdoret në raste e të verdhit
- Përdoret në sëmundje të mëlçisë

KULUMBRI
Bima përbëhet nga lulet e thara të kulumbrisë ose të kumrisë, e cila është një shkurre me gjemba, e zakonshme nëpër shkurreta, rrëzë pyjeve, nga zona fushore deri në 1600 m. Shkurrja është shumë e degëzuar, me gjethe vezake me buzë të dhëmbëzuara.

VETITË:
- Nxit urinimin
- Nxit të dalët jashtë
- Përmirëson aparatin tretës
- Këshillohet veçanërisht për mjekimin e fëmijëve

KUFILMA
Bima përbëhet nga rrënjët e thara të kufilmës, e cila është bimë barishtore shumëvjeçare, e zakonshme në vise të lagëta, livadhe e vende të freskëta. Bima është e pasur me lëndë vepruese, siç janë p.sh. lëndët jargëzuese (mucilagjet), esenca dhe taninet, alkaloidet e ndryshme, si simfitocinoglosina etj.

VETITË:
- Ndikon në qarkullimin e gjakut
- Qetëson dhembjet
- ndihmon në ripërtëritjen e indeve të dëmtuara dhe
- Ndihmon në shërimin e plagëve
- Përdoret kundër pezmatimeve dhe etheve
- Përdoret kundër kollës dhe zbutës
- Përdoret kundër shtimit të gëlbazave në rrugët e frymëmarrjes
- Në rastet e çrregullimeve të qarkullimit të gjakut
- Në pezmatimet e venave
- Në sëmundje kronike të kyçeve dhe kockave
- Në pezmatime të muskujve dhe të tendinave
- Në ngërçe të venave
- Përdoret në thyerjet e kockave

KORIANDARI
Bima përbëhet nga frytet e thara të bimës së koriandrit, e cila kultivohet në vendin tonë. Frytet përmbajnë kryesisht esencë të pasur me linalol, përbërës i cili ndihmon në rritjen e sistemit imun, këshillohet për një sërë sëmundjesh.

VETITË:
- Ka veti antibiotike
- Kufizon rritjen e baktereve
- Nxit funksionimin e stomakut dhe të zorrëve
- Nxit sekretimin e stomakut
- Ndihmon në nxjerrjen e gëlbazës
- Largon gazrat nga zorrët
- Përmirëson funksionin e stomakut
- Përdoret si aromatizues në rastet e fryrjes së barkut
- Përdoret në rastet e çrregullimeve të stomakut
- Në rastet e mungesës së oreksit
- Këshillohet në sëmundjet e rrugëve të frymëmarrjes
- Lehtëson kollitjen

KOPRA E EGER
Bima përbëhet nga frytet e thara të koprës së egër, që është bimë dy-ose shumëvjeçare e vendeve të thata barishtore buzë rrugëve të zonës së ulët. Në sajë të esencës së pasur me anetol dhe fenkon, frytet e koprës së egër kanë veti të shumta kuruese.

VETITË:
- Liron ngërçet e muskulaturës së lëmuar
- Këshillohet si mjet kundër fryrjes së zorrëve
- Shton qumështin te gratë me fëmijë në gji
- Lëngëzon gëlbazën
- Vepron kundër parazitëve të jashtëm dhe të brendshëm
- Shton hormonet seksuale femërore
- Forcon punën e stomakut dhe të zorrëve
- Kundër gazrave të zorrëve, veçanërisht te fëmijët
- Përdoret kundër diarresë

KOKOÇELLI
Bima përbëhet nga lulet anësore dhe lulet tubike të kaptinave të luleve të kokoçejlit të dyja me ngjyrë blu. Në sajë të glukozideve flavonike dhe antocianike, siç janë p.sh. cianidina (me ngjyrë blu), cikorina, centaurina etj. kokoçelli ka veti kuruese.

VETITË:
- Ka veprim të lehtë rrudhës e antiinflamator
- Përdoret kundër sëmundjeve të syve
- Përdoret si mjet që nxit urinimin
- Nxit prodhimin e tëmthit
- Hyn në përbërjen e specieve diuretike
- Bima futet në përbërjen e çajrave
- Përdoret edhe si kolir
- Përdoret në acarime të syve
- Për mjekimin e qepallave të pezmatuara

KINFUSHA
Bima përbëhet nga pjesa mbitokësore e tharë e kinfushës (ose e barit të etheve, ose e kantalionit), e cila është bimë barishtore 1 ose 2-vjeçare, e zakonshme nëpër vende me graminore dhe në lëndina të zonave të ulëta. Bima përmban heterozide të hidhura dhe substanca të tjera.

VETITË:
- Përdoret për të shtuar lëngun e stomakut
- Përmirëson oreksin
- Aktivizon tretjen
- Shkakton zgjerimin e enëve të gjakut të stomakut
- Ul temperaturën e ngritur
- Nxit shtimin e leukociteve
- Ndihmon në rritjen e aftësisë vetëmbrojtëse të organizmit
- Këshillohet në sëmundjet e mëlçisë
- Këshillohet në sëmundjen e sheqerit
- Ndihmon në mjekimin e ekzemës
- Këshillohet kundër anemisë
- Këshillohet në mungesë oreksi

KEPUTJA (BAR)
Bima përbëhet nga pjesa mbitokësore e kërcellit, e tharë, e këputjes ose e bishtkalit, e cila është një bimë shumëvjeçare sporofite e lartë., Bima e këputjes (rreth 7%) përmban kryesisht acid silicik, saponine, ekuizetoninë, acide organike, glukozide flavonike, etj.

VETITË:
- Rrisë sekretimin e urinës
- Ngordh mikroorganizma që shkaktojnë sëmundje dhe plagë
- Bima ndihmon formimin e leukociteve
- Nxit proceset natyrore të shërimit të sëmundjeve ngjitëse
- Përdoret në sëmundjet e veshkave dhe të fshikëzës së urinës
- Në disa sëmundje të zemrës
- Në rastet e cirrozës hepatike
- Përdoret për shërimin e plagëve
- Për gargarë në pezmatimet e bajameve
- Për shpëlarjen e gojës në rastet e mahisjes

KAROTA (rrënjë)
Bima përbëhet nga rrënjët e karotës, që kultivohet gjerësisht në vendin tonë. Rrënjët e freskëta të karotës së kultivuar, në sajë të pektinave që përmbajnë përdoren si kuruese të shumë sëmundjeve dhe simptomave të shfaqura në organizmin e njeriut.

VETITË:
- Ndihmojnë në ndalimin e heqjes së barkut tek fëmijët
- Është burim i vlefshëm i vitaminave C, B1 e B2 dhe
- Burim i vitaminës A
- Ka një vlerë të madhe ushqyese.
- Në diarretë e fëmijëve
- Në sëmundje të mëlçisë
- Tëmthit
- Në acarime dhe infeksione të zorrëve
- Për qetësimin e kruajtjeve
- Për mbylljen e plagëve
- Zhdukjen e puçrrave
- Mjekimin e djegieve

KAPINOKU (bar)
Bima përbëhet nga pjesa mbitokësore e lulëzuar dhe e tharë e kapinokut ose barit të qenit, i cili është bimë barishtore shumëvjeçare e zakonshme kudo tek ne në vende të thata të papunuara, pranë banesave, veçanërisht në zonat fushore.

VETITË:
- Shton oreksin
- Fuqizon kanalin e tretjes
- Lëngëzon gëlbazën në katarret e bronkeve
- Përdoret në mjekimin e malaries
- Nxit rrjedhjen e tëmthit
- Ndikon në sistemin nervor
- Përmirëson rrahjet e shpejta e të çrregullta të zemrës
- Përdoret si koleretik e antidiarreik
- Përdoret në rastet e mushkërive me gëlbazë
- Përdoret në bronkite kronike e në kollë
- Në rastet e mungesës së oreksit
- Përdoret në dobësi të stomakut
- Në sëmundje të mëlçisë dhe të fshikëzës së tëmthit
- Kundër pezmatimeve për mjekimin e plagëve të qelbëzuara

KAMOMILI
Bima përbëhet nga lulesat-kaptina të kamomilit ose të maraqit, i cili është bimë barishtore njëvjeçare, e zakonshme kudo te zonat e ulëta të vendit tonë. Bima është shumë aromatike. Për çdo familje në vendin tonë, lulja e kamomilit është një nga medikamentet më të afërta dhe më të njohura.

VETITË:
- Largon gazrat nga zorrët
- Liron ngërçet (spazmat) e muskulaturës së butë të zorrëve dhe të stomakut
- Qetëson dhembjet e organizmit, veçanërisht tek fëmijët
- Përdoret kundër heqjes së barkut
- Kundër pezmatimit të rrugëve urinare
- Shton djersitjen
- Qetëson në tërësi e ul ngacmueshmërinë e sistemit nervor qendror
- Ndihmon në mjekimin e acarimeve të ndryshme të lëkurës dhe të mukozave, djegieve
- Përdoret edhe për shpëlarjen e syve, veshëve, hundës dhe gojës - Përdoret për mjekimin e plagëve, majasëllit dhe djegieve
- Shpejton proceset e rigjenerimit
- Pakëson dhembjet

KAFEJA (fara)
Përbëhet nga farat e llojeve të ndryshme të kafesë. Sot si speciet tipike, ashtu dhe varietetet e ndryshme të kafesë, kultivohen në të gjitha vendet tropikale. Të gjitha llojet e bimës së kafesë janë shkurre ose drurë të vegjël, me blerim të përhershëm.

VETITË:
- Eksiton sistemin nervor qendror
- Njihet si stimuluese psikike dhe muskulore
- Aftëson trurin për punë mendore
- Shton vëllimin e frymëmarrjes
- Përmirëson ajrosjen e mushkërive
- Fuqizon punën e zemrës dhe të gjithë muskulaturës së skeletit
- Rrit aftësinë lëvizëse të stomakut
- Rrit peristaltikën e zorrëve dhe dierezën
- Nuk duhet përdorur në sëmundjen e hipertensionit
- Shkakton rritje të qëndrueshme të presionit arterial
- Nuk duhet përdorur nga të sëmurë neuropatikë

HUDHRA (thelpinj)
Përdoret koka (thelpinjtë) e hudhrës, e cila kultivohet në shkallë të gjerë në vendin tonë. Thelpinjtë e hudhrës përmbajnë fitoncide që përbëhen nga vajrat eterike dhe derivatet e sulfuruara (si alicinë, aliinë, etj), të cilat kanë veti të vrasin mikrobet ose të ndalojnë zhvillimin e tyre.

VETITË:
- përdoret në sëmundjet e aparatit tretës
- qetëson spazmat (ngërçet) e zorrëve
- dezinfekton aparatin tretës e
- vret ose ndalon zhvillimin e mikrobeve patologjike
- Ndihmon në normalizimin e prodhimit të lëngjeve tretëse
- shton prodhimin e tëmthit
- Përdoret kundër parazitëve të zorrëve
- ndihmon në zhdukjen e gazeve
- përdoret për uljen e tensionit
- kundër sklerozës
- përdoret kundër shtrëngimeve të zemrës
- përdoret në sëmundje të aparatit të frymëmarrjes
- përdoret për parandalimin e infeksionit
- për mjekimin e plagëve të infektuara
- rekomandohet si ndihmëse edhe në sëmundjet infektive, si kundër gripit, tifos, difterisë, dizenterisë edhe kollës së mirë
- përdoret si kundërhelm në helmimet me nikotinë

GRAMI (rizoma)
Bima përbëhet nga rizoma e tharë, e grimcuar e gramit zvaranik, i cili është bimë barishtore shumëvjeçare që takohet tek ne si bar i keq i kulturave bujqësore. Grami ka një rizomë zvarritëse, gjethe të sheshta 2-5 mm të gjera, përmban lucide dhe esenca.

VETITË:
- Nxit urinimin
- Ndihmon në veprimtarinë e veshkave
- Përdoret si mjet që pastron organizmin
- Këshillohet përdorimi në pezmatimin e pjesëve të poshtme të rrugëve urinare
- Në reumatizëm
- Në sëmundje të lëkurës
- Ndihmon në mjekimin e hipertensionit arterial
- Përdoret në sëmundjen e diabetit

KARATPELI (lule dhe bar)
Bima përbëhet nga pjesa mbitokësore e lulëzuar ose vetëm nga lule, të thara, të karatpelit, i cili tek ne njihet edhe me emrat krizantemë, rozmarinë e egër, kallamperi, etj. Në sajë të esencës me erë kamfuri dhe të pasur me tujon, të lëndëve të hidhura, të rrëshirës etj. bima ka veti kuruese.

VETITË:
- Përdorur kundër parazitëve të zorrëve
- Shkakton qarkullim të bollshëm të gjakut
- Hap oreksin dhe përmirëson tretjen
- Rregullon dhe lehtëson menstruacionet
- Përdoret në sëmundje të kyçeve që shoqërohen me dhembje
- Përdoret në lëvizjen e gjymtyrëve
- Ndikon në uljen e etheve malarike

HITHRA (gjethe)
Bima përbëhet nga gjethet e thara të hithrës, e cila është bimë barishtore shumëvjeçare, e zakonshme tek ne. Gjethet e hithrës përmbajnë karbonat, acid të amonit, taninë, acid formik, glukokinina, fitoncide, klorofil, karotina, vitaminë B2, A, C, etj.

VETITË:
- Përdoret për ndalimin e hemorragjisë
- Kundër anemisë, si ndihmëse në sëmundjen e sheqerit
- Nxit të urinimit
- Nxit formimin dhe sekretimin e qumështit
- Këshillohet si mjet diuretik i lehtë në edema
- Në pezmatime të rrugëve të urinës
- Në reumatizëm
- Vepron në sëmundje të mëlçisë dhe të tëmthit
- Njihet si bimë e pasur me shumë vitamina,
- Përdoret për të fuqizuar dhe harmonizuar punën e zorrëve,
- Përdoret në reumatizëm si mjet që nxit qarkullimin e gjakut në lëkurë
- Përdoret për të nxitur rritjen e flokëve
- Kundër zbokthit,
- Për mjekimin e ekzemës

HERNIARIA (bar)
Bima përbëhet nga bari i lulëzuar i tharë i herniarieve, të cilat janë bimë barishtore një deri shumëvjeçare, që takohen tek ne në vende të thata, ranore e gurishtore, në fusha etj. Bima përmban saponinë, herniarinë, esencë, substanca flavonike etj.

VETITË:
- Ka veti dezinfektuese
- Liron ngërçet (spazmat) e rrugëve të sipërme dhe të poshtme urinare
- Këshillohet si mjet spazmolitik dhe antiseptik
- Përdoret në pezmatimet e fshikëzës së urinës
- Në rastet e gurëve dhe të rërës në rrugët urinare
- Në krizat e veshkave
- Në sëmundje kronike të veshkave
- Në rastet e pakësimit të nxjerrjes së lëngjeve nga organizmi
- Ka veti të qetësojë dhembjet

GJUHËNUSJA (rrënjë)
Bima përbëhet nga rrënjët e thara të gjuhënuses ose kalmuthit me gjemba, i cili është një shkurrëz me gjemba. Rrënja e gjuhënuses përmban saponina, heterozid flavonik, pak esencë, etj. të cilat i japin bimës veti kuruese.

VETITË:
- Nxit urinimin (diuretik)
- Pakëson acarimet e rrugëve urinare
- Përdoret në rastet e pezmatimit të fshikëzës së urinës
- Përdoret në ciste
- Përdoret në nefrite me gurë,
- Përdoret në rastet me gurë në veshka ose në fshikëz
- Përdoret në reumatizëm

GJINESHTRA NGJYRUESE (bar)
Bima përbëhet nga bar i lulëzuar dhe i tharë i gjineshtrës ngjyruese, e cila është një gjysmë shkurre, e shpeshtë tek ne nëpër pyje. Bima përmban glukozide flavonike, esencë, fanine, pigmente të ndryshme, si genisteinë e luteolinë, etj.

VETITË:
- Ka veti diuretike
- Ndikon në sistemin e qarkullimit të gjakut
- Ndikon në proceset metabolike
- Këshillohet si diuretike dhe si dezinfektuese
- Rrit qarkullimin e gjakut në veshka
- Jep rezultate të mira në sëmundjet e rrugëve urinare
- Në sëmundjet e veshkave
- Këshillohet në edema
- Këshillohet në pamjaftueshmëri të punës së zemrës

GJETHE DELLI (gjethe dhe kallinj të frutifikuar)
Bima përbëhet nga gjethet e thara të gjethedellit, të cilat janë bimë barishtore shumëvjeçare, të zakonshme në zona fushore. Gjethet e gjethedellit përmbajnë kryesisht substanca mucilagjinoze e pektinike.

VETITË:
- Përdoren për të provokuar nxjerrjen e gëlbazës
- Për të mjekuar katarret e rrugëve të frymëmarrjes
- Bronkitin
- Astmën
- Mbyl1je plagësh të ndryshme
- Mbyllin puçrra
- Rekomandohet për gargarë në rastet e acarimit të bajameve
- Për larjen e syve
- Për mjekime plagësh të ndryshme të lëkurës
- Për mjekimin e pezmatimit të veshkave
- Në sëmundjen e prostatës

GJEMBGOMARI (farë)
Bima përbëhet prej farave të thara të gjembgomarit, i cili është bimë 1-ose 2 vjeçare e vendeve të papunuara të zonave fushore, e zakonshme tek ne. Farat përmbajnë një substance të hidhur, esencë, flavone dhe amina biogjene, si tiraminë, histaminë, libinë, etj.

VETITË:
- Ka veti të rrisësasinë e tëmthit
- Përmirësojnë punën e mëlçisë,
- Ul temperaturën e lartë
- Dobëson veprimin e simpatikut
- Përdoren si koleretike, kolagoge dhe sedative në sëmundjen e të verdhit
- Përdoret në sëmundje të mëlçisë e të fshikëzës së tëmthit
- Përdoret në gurët e tëmthit, që shkaktojnë dhembje
- Përdoret në pezmatime të mëlçisë dhe në cirrozë
- Është e efektshme kundër të gjitha dëmtimeve parenkimatoze të mëlçisë
- Përdoret për mjekimin e majasëllit
- Përdoret në ngërçe të venave

GJEMBARDHA (rrënjë)
Bima përbëhet nga rrënjët e thara të gjembardhës, e cila është bimë njëvjeçare e rrallë në toka të thata ranore të zonave fushore të vendit tonë. Bima-rrënjë, në sajë të saponineve, esencës etj. përdoret si barishte me veti kuruese.

VETITË:
- Ka veti të rrisë të urinuarit
- Këshillohet kundër rërës në rrugët urinare
- Në disa sëmundje të lëkurës

GJARPËR MJEKËSOR (bar)
Bima përbëhet nga pjesa mbitokësore e tharë e fierit gjarpër mjekësor ose bar gjarprit, që takohet tek ne nëpër shkëmbinj dhe mure, kudo me pakicë. Bima që përmban taninë, acide organike, etj. Ajo përbëhet nga një tufë gjethesh heshtore, plot luspa nga poshtë dhe nëpër bishtat.

VETITË:
- Ka veti qetësuese,
- Ndihmon kundër kollës
- Kundër acarimeve të rrugëve të frymëmarrjes
- Kundër djersitjes
- Nxit kryesisht urinimin tek të sëmurë që vuajnë nga mbajtja e vazhdueshme
- Largon nga urina oksaletet dhe acidin oksalik

GRUNAMADHI (bar e lule)
Bima përbëhet nga pjesa mbitokësore e lulëzuar ose nga majat e lulëzuara, të thara, të grunamadhit ose të makthit, i cili është bimë barishtore një-ose dyvjeçare. Bari është i pasur në lëndë vepruese; ato përmbajnë substanca që kanë veprim të kundërt me atë të vitaminës K.

VETITË:
- Pengon mpiksjen e gjakut
- Këshillohet si qetësues
- Këshillohet si spazmolitik
- Kundër pezmatimit dhe etheve
- Rrit qëndrueshmërinë e enëve të gjakut
- Rrit depërtueshmërinë e tyre
- Përmirëson qarkullimin e gjakut në tru e në periferi
- Përmirëson qarkullimin venoz
- Qetëson, zbut dhe shëron plage të ndryshme
- Përdoret në pezmatimet e syve
- Për shpëlarjen e plagëve me qelb,
- Përdoret si gargarë në xhinxhivitet, laringjitet

5 të mirat e rrepave
Rrepat janë rrënjë me ngjyrë të kuqe. Ato kanë shije të ëmbël dhe janë shumë ushqyese dhe vitaminoze, pothuajse më tepër se çdo perime tjetër. Veçanërisht e shijshme është pjesa afër me lëkurën mbuluese të rrepës. Efektet e rrepës janë të ngjashme me ato të spinaqit dhe të dyja këto bimë janë të nevojshme e të dobishme për organizmin. Rrepat përmbajnë folat dhe batainë, dy lëndë ushqyese të cilat ndihmojnë në ruajtjen e nivelit të gjakut, rindërtojnë arteriet e dëmtuara, zvogëlojnë rrezikun për sëmundjet e zemrës, etj. Mjekësia Popullore vë theksin tek domosdoshmëria e kësaj perimeje, madje këshillohet të gjithë amvisat që të përdorin sa më shumë të jetë e mundur në menynë e tyre rrepën e kuqe. Është e domosdoshme mësimi i fëmijëve që në vegjëli me shijen e rrepave.
1-Zvogëlojnë rrezikun e sëmundjeve të zemrës
2-Rindërtojnë arteriet
3-Ruajnë nivelin e gjakut
4-Ndihmojnë anemikët
5-Përmbajnë vitamina të ndryshme

5 mënyrat e konsumimit të lakrës
Jo pak por 22 kalori mund të përftojë gjithsecili nga ne nëse konsumon qoftë edhe 30 gramë lakër të gatuar. Mjekësia Popullore ne Evropë, Azi, kohët e fundit edhe në Amerikë, tregon se ky është një nga bimët më çudibërëse dhe më të domosdoshme, kjo edhe për numrin e kalorive që përmban. Lakra përmban përbërës të cilët stimulojnë prodhimin e enzimave në organizëm, të cilat realizojnë prodhimin e radikaleve të lira dhe reduktojnë rrezikun e kancerit. Lakra mund të hahet ashtu siç është e freskët, mund të gatuhet duke u zierë me kujdes apo të merret gjatë ngrënies së produkteve në fast-food-e. Nuk është i këshillueshëm përdorimi i tepërt i lakrës turshi.
1-Përmban 22 kalori
2-Stimulon enzimat në organizëm
3-Reduktojnë rrezikun e kancerit
4-Rekomandohet lakra e zier
5-Nuk këshillohet në turshi

Gujava
Gujava është një frut tropikal, pak i njohur në vendin tonë, por që ka filluar të zërë vend në tryezën e shumë vendeve evropiane. Ajo ka shije të ëmbël, por edhe pak të athët, për vetë sasinë e pakët të acideve trupore që përmban. Gujava përmban sasi të larta likopeni, një antioksidant i cili lufton kancerin e prostatës. Ky frut tropikal, si asnjë prodhim tjetër bimor përfshin në përbërjen e tij edhe përbërësit e domates dhe të limonit. Në fakt 1 gotë lëng nga fruti gujava përmban 688 mg potasium, një sasi që mund të gjendej te një banane. Të urtët kinezë, këshillojnë që të gjithë njerëzit, veçanërisht meshkujt të konsumojnë këtë frut, pasi thuhet që meshkujt nuk dinë t’i zgjedhin ushqimet e tyre dhe të hanë më shumë yndyrna, duke lënë mënjanë ushqimet vitaminoze.
1-Përmban 688 potasium
2-Në përbërjen e tij ka domate dhe limon
3-Një gotë lëng nga ky frut, e barabartë me një banane
4-Përmban sasi të vogël acidesh 5-Shmang kancerit e prostatës

Lakra zvicerane
Bashkë me të gjitha llojet e tjera të bimëve jeshile të shitura në tregun e zarzavateve, në tregun evropian dallohet edhe një lloj tjetër bime jeshile, në formën e gjethes së lakrës. Kjo gjethe përmban lëndë të nevojshme për mirëfunksionimin e shëndetit. Në të gjenden përbërës të ndryshëm ushqimorë, ndër ta edhe betakaroteni. Në lakrën zvicerane gjenden kimikate të cilat mbrojnë retinën e syrit, si dhe përmban pigmente që akumulohen dhe shfaqen në retinën e syrit.
1-Ka formën e gjethes së lakrës
2-Përmban lëndë të nevojshme për organizmin
3-Në të gjenden përbërës të ndryshëm ushqimorë
4-Përmban betakaroteni
5-Përmban kimikate që mbrojnë retinën e syrit

Kanella
Kanella është një nga aromat dhe erëzat më të vjetra të njohura në botë, e cila njihej për ndihmën që jepte te burrat që kishin probleme me stomakun, vetëm nëse përzihej me sheqer. Kanella ndihmon në kontrollimin e nivelit të sheqerit në gjak, nivelet e larta të të cilit përbëjnë rrezik për shfaqjen e sëmundjeve të zemrës. Sipas studimeve, u zbulua se nëse të sëmurët me diabet tipi-2 konsumojnë kanellë për 6 javë, jo vetëm ulin nivelin e sheqerit në gjak, por edhe LDL, kolesterolin e keq.
1-Ndihmon meshkujt për problemet me stomakun
2-Ndihmon në kontrollimin e nivelit të sheqerit në gjak
3-Ndihmon në sëmundjet e zemrës
4-Të sëmurët me diabet duhet të konsumojnë kanellë për 6 javë
5-Ul nivelin e sheqerit në gjak dhe kolesterolin e keq

Purslana
Edhe pse për FDA, Agjencinë e Kontrollit të Ushqimeve në botë, kjo bimë përbën një bar të keq, një lloj droge, në shumë vende të tjera përfshirë Meksikën, Kinën dhe Greqinë, kjo bimë barishtore është shumë e njohur dhe e përdorur. Purslana përmban Omega-3, një përbërës i cili është shumë i dobishëm për sëmundjet e zemrës. Shkencëtarët shprehen se në të përmbahet 10 deri në 20 herë më shumë edhe melatonina, një antioksidant i cili parandalon prodhimin dhe shtimin e qelizave kancerogjene.
1-Bimë barishtore shumë e njohur dhe e përdorur
2-Purslana përmban Omega-3
3-E dobishme për sëmundjet e zemrës
4-Ajo përmban 10 deri në 20 herë më shumë melatonina
5-Parandalon prodhimin dhe shtimin e qelizave kancerogjene

Farat e frutave
Farat e disa frutave në mjaft raste janë jo vetëm ngacmuese, por edhe të kujtojnë shijen e frutit nga janë marrë. Edhe pse frutat nuk mund t’i mbijetojnë kohës, me farat e tyre nuk ndodh e njëjta gjë e tillë, sidomos kur ato përpunohen dhe konservohen. Të tilla janë farat e kajsisë, bajamet, frutat e ndryshme të thata, etj. Këto fara dhe fruta të thata përmbajnë antioksidantë të cilat reduktojnë nivelin e insulinës rezistente në gjak e cila mund të jetë faktor rreziku për shfaqjen e diabetit.
1-Farat i mbijetojnë kohës
2-Ato mund të përpunohen dhe konservohen
3-Përmbajnë antioksidantë
4-Reduktojnë nivelin e insulinës rezistente
5-Parandalojnë shfaqjen e diabetit