Filippo Inzaghi kaloi Rossonerët në epërsi (12’) dhe ky ishte rezultati përfundimtar i pjesës së parë.
Me të filluar pjesa e dytë (47’), Novara barazoi rezultatin, ndërsa realizues ishte Pablo Andres Gonzalez.
Fitoren Milanit ia siguroi mesfushori Mathieu Flamini në minutën e 81-të.
Në çerekfinale, Milani do të ndeshet me fituesin nga përballja Udinese- Lumezzane.