Sipas Sky Sport Italia, dje pasdite pronari John Ekaan thiri një takim urgjent në të cilin është vendosur që Ferrara të shkarkohet. Në listën e Juventusit janë një numër emrash të mëdhenjë si Michael Laudrup, Dino Zoff, Guus Hiddink dhe Giovanni Trappatoni.
Para se të shkarkohet Ferrara drejtuesit e Juventusit dëshirojnë të sigurojnë zëvëndësimin.
Ende nuk ka asgjë zyrtare se me të vërtetë Juventusi do të startoj ndeshjen e së enjtes me Interin në Coppa Italia me trajner të ri, por një gjë dihet, Ferrara i ka ditët e numëruara.





