Mali kishte nevojë për tri pikë të plota dhe diferencë të lartë golash për të vazhduar tutje, ndërsa Malauit i mjaftonte barazimi.
Frederick Kanoute shënoi golin e parë (1’), ndërsa Seydou Keita dyfishoi nga gjuajtja e lirë (3’).
Në pjesën e dytë (58’), Malaui ngushtoi epërsinë me anë të Russel Mwafulirwas, ndërsa Mamadou Bagayoko shënoi për rezultatin përfundimtar 3-1.
Ky rezultat doli të jetë i padobishëm për asnjërën skuadër, duke qenë se Angola dhe Algjeria barazuan pa gola, dhe janë pikërisht këto dy skuadra që kualifikohen nga Grupi A.





