Carlo Ancelotti ka shprehur interesim në disa sulmues javëve të fundi, derisa është në kërkim të një pasardhësi afatgjatë për sulmuesin kryesor, Didier Drogba.
Sulmuesi i Sampdorias, Giampaolo Pazzini, dhe ai i Atletico Madrid, Sergio Aguero, janë lidhur së fundi me Chelsean. Por mediat spanjolle shkruajnë se blutë janë duke përcjellë edhe situatën e Benzema, i cili nuk po arrin të rehatohet te Reali.





