Caktohen datat e reja të gjysmëfinaleve të League Cup

Janë caktuar datat e reja për ndeshjet e shtyra të Carling Cup ndërmjet Blackburn Rovers dhe Aston Villa, që nuk u luajtën si pasojë e motit të keq.
Ndeshja e parë që duhej të mbahej të martën (5 janar) është caktuar të zhvillohet më 14 janar (e enjte), ndërsa ndeshja kthyese do të zhvillohet në të njëjtën datë si ka qenë e caktuar (20 janar).
Paraprakisht janë caktuar edhe datat e reja të përballjeve gjysmëfinale ndërmjet rivalëve Manchester United dhe Manchester City, me ç’rast ndeshja e para do të zhvillohet më 19 janar, ndërsa ndeshja e kthimit më 27 janar.