Sipas të përditshmes Marca, Arsène Wenger është një tifoz i madh i Gonzalo Higuain, dhe do ta lejonte Cesc Fabregas që të shkojë në Real, në qoftë se e merr si shkëmbim 'El Pipita'-n. Nga ana tjetër, Los Merengues nuk e kanë ndërmend që ta lëshojnë argjentinasin, përveq nëse Topçinjtë do ti ofronin 35 milion €.
Megjithatë, fakti që të gjithë kandidatët për president të Barcelonës dëshirojnë ta transferojnë Fabregas do të thotë se Real Madridi do ishte i gatshëm që të bënte një flijim në mënyrë që ta rrëmbejnë atë nga rivalët e tyre të përjetshëm./sportisot/





