Tenisti britanik shënoi fitore me rezultat 6-1, 6-1 dhe 6-2, mirëpo në përballjen e radhës do të ketë test shumë më të vështirë, duke qen se Anderson është i 147-ti në ranglistën botërore.
Në raundin e dytë, Murray do ta ketë kundërshtar ose francezin Marc Gicquel ose italianin Simone Bolelli.
“Ishte pakëz e çuditshme të luaj nën kulm këtu, mirëpo u kënaqa. Ishte një atmosferë e mirë”, tha Murray pas fitores.