Në çerekfinale zvicerani do ta ketë kundërshtar tenistin e gjashtë në botë, Nikolay Davydenko, i cili eliminoi Fernando Verdascon pas pesë setesh (6-2, 7-5, 4-6, 6-7, 6-3).
Edhe francezit Jo-Wilfried Tsonga i janë dashur pesë sete për të siguruar kualifikimin, në trilerin 6-3, 6-4, 4-6, 6-7, 9-7, kundër Nicolas Almagro.
Në çerekfinale, Wilfred do ta ketë kundërshtar tenistin e tretë në botë Novak Djokovic, i cili eliminoi Lukasz Kubotin me rezultat 3-0 në sete (6-1 6-2 7-5).





