Sindromi i armikut në pasqyrën e një libri model

Sapo doli libri, “Genc
Leka – vepra”, në kolanën:
botimet “Almera”, falë
ndihmës së Ministrisë
së Turizmit, Kulturës,
Rinisë dhe Sporteve
në bashkëpunim me
botuesen Miranda
Gjyzeli. Redaktimi,
pajisja me shënime dhe
parathënie është bërë nga
dr. Sadik Bejko. Mbledhja,
gërmimi arkivor e gatitja
për botim nga Bedri
Blloshmi






Pse duhet të ndalemi, të analizojmë
e të mendojmë? Se është një
punë e mirëfilltë pasqyruese shkencore
e trajtuar mbi kritere akademike.
Se është një model në serinë e veprave
kushtuar personaliteteve. Se e
lexon me ëndje lexuesi i gjërë, krijuesi,
gjuhëtari, etnografi, historiani,
biografi e çfardo lëçitës tjetër i jetës
dhe i letrave shqipe, etj. Se… Është
edhe vepër kompletuese për Vilson
Blloshmin e Genc Lekën, dy figura
viktima të sindromit të armikut, simbol
i rrufetimit të errësirës
komuniste. Të ndalemi tek
ideja, kuptimi i nocionit të
përdorur si pasqyrim. Shkrimet
apo trajtesat e kësaj teme
që ndeshen në masmedia e
më gjerë, kuadrohen në tituj:
akuzë, denoncim, tmerr, krime
të regjimit komunist, etj.
Nuk jemi kundër, janë të vërteta,
por janë pjesë të pasqyrimit.
Brenda tyre livadhisin
sipas ngarkesës emocionale,
epitetime, cilësime, përqasje
që në thelb kanë subjektivizëm,
logjizëm, tendenë,
dhimbje dhe urrejtje njerëzore.
Te ky libër vendin e tyre e
zë puna krijuese e shkencore e
G. Lekës dhe faktet konkrete të
dokumentuara me skrupulozitet.
Pasqyrimi që bëhet përmes
këtij libri, i ka shinat të gjata e
solide: në trenin që lëviz mbi to
hipin shumë udhëtarë dhe secili
prej tyre zë vendin që ka
zgjedhur përmes klasës të biletës
që ka prerë në jetën dhe veprimtarinë
e periudhës që analizohet
me metodat e shkencave përkatëse;
dikush për luks, dikush nga
halli, dikush nga qëllimi, ligësia;
shkurt nga tërësia e rrethanave
njerëzore. Si ky tren shtegtues
është libri në fjalë dhe stacion ndalese
ka të vërtetën. Çfarë e bën shkencor?
Bazamenti që përbën themelin
e seriozitetit dhe siguron thellësi e
kthjelltësi kuptimore janë të dhënat.
Kjo punë mbi pesëmbëdhjetë vjeçare
është një histori më vete, por sa për
ngacmim, ka patur edhe zyrtarë që
Bedri Blloshmin e linin pa mend:
“Pse vjen ti, e nuk vjen vetë personi
i interesuar?”. Dhe ai, duke frenuar
zemratën, ua kthente: “Ngjalleni dhe
hiqmani mua këtë litar
që më mbyt në fyt!” Ato të dhëna duheshin
nxjerrë nga arkivat më të
kyçur dhe nga dosjet që pikojnë gjak.
Ishin tej mureve që, mjaft zyrtarë,
kanë ende në shpirtrat e tyre. Sidoqoftë
është vendi të falenderohen të
g j i -
thë kontribuesit se, falë tyre, është
arritur mundësia maksimale (e
mundshme) e të dhënave dhe dokumentacionit
ekzistues. Patjetër që ka
shumë krijimtari e punime të tjera
që, ose janë të humbura, ose janë eleminuar
për rrethana politike a rreziku
që u kanosej mbajtësve të tyre.
Puna mbi këtë dokumentacion, organizimi
dhe pasqyrimi i përshtatshëm
janë bërë mbi metodologji vërtetë
frytdhënëse. Analiza (deduktimi),
standardet logjike dhe gjuhësore janë
shkencore jo vetëm për ta ngjitur në
nivelin teknik, por synim parësor
duket se është dritësimi si plotësues
i gjërave dhe rrethanave që nuk i artikulon
drejtpërdrejt lënda dokumentare.
Është po ai kriter që ndeshet
në librat e kalibrave që trajtojnë filozofë
apo personalitete botrore të së
shkuarës davaritur në mjegullat e
shpërdorimet e kohrave, duke krijuar
platformën që gradualisht e mbush
lexuesi gjatë shqyrtimit individual.
Ky është parimi i gjërave cilësore, ku
autori e ndan aftësinë e bashkpunimin
me lexuesin, pra i heq të drejtën
e konceptimit të vetvetes si kapacitet
superior, dijetar i të paarritmes, si
zotrues i absolutes… Ai fton lexuesin
t’i bëhet bashkudhëtar e bashkëpasqyrues
i asaj që shtrohet si objekt i
mendjes, zemrës dhe intuitës njerëzore.
Kësaj mbarësie i shërben konceptimi
origjinal duke e ndarë në
seksione. Autorët i emërtojnë krerë,
që në thelb mund të ishin secili seksion
libër apo libërth më vete, duke
i bërë kursim lexuesit në shpenzime
dhe kohe; se, në këtë vepër, janë renditur
të gjitha materialet shtjelluese.
Kreun e krijimtarisë poetike, doktori
i shkencave, Sadik Bejko e ka paraprirë
me një studim biografik dhe
analitik të disa aspekteve letrare të
autorit. Te poezitë, jo vetëm gjenden
ato që janë dhënë në librin e parë,
“Vilsoni e Genci” të autorit S.Bejko,
por aty përfshihen edhe ato që janë
prezantuar në libra të autorëve të
tjerë, si dhe gjetjet e dorëshkrimeve
të mbetura nëpër duar të miqve, apo
dosjet e hetuesisë. Kreu i dytë
përfshin punimet etnografike të
autorit Genc Leka. Aty detajohen
traditat, doke e përvojë për familjen,
martesën dhe mbarshtimin
e bagëtisë në Bërzheshtë për periudhën
e shek. XX.



Në kreun gjuhësise
autori i ka kushtuar vëmendje
fjalëve të rralla e shprehjeve
frazeologjike për një zonë më të
gjërë studimore, rrethin e Librazhdit.
Ja si e përcakton prof. Emil
Lafe këtë kontribut: “Duke punuar
për të përgatitur për botim,
atë pasuri të mrekullueshme që
Genci ka mbledhur për dymbëdhjetë
vjet, siç shkruan edhe vetë,
nga mendja dhe zemra e njerëzve
me të cilët jetoi e punoi, të cilëve
u njohu mençurinë e zemërgjerësinë,
herë-herë më janë përlotur sytë, kur
e përfytyroja para togës së pushkatimit,
atë natë të 17 korrikut 1977. Bashkë
me Genc Lekën dhe Vilson Blloshmin
atë natë ishte vrarë edhe besimi,
që na pëlqente t’ia ushqenim vetes,
se atdheu ynë po ecte në rrugë të
<< mbarë. …Në letërkëmbimin e
Gencit me Institutin më ka tërhequr
vëmendjen, ndër të tjera, këmbëngulja
e A. Kostallarit për të
kërkuar sqarime lidhur me fjalën
albër dhe gjithashtu shpjegimet e
hollëshme të Gencit lidhur me
kuptimet dhe përdorimin e kësaj
fjale. Sipas këtyre shpjegimeve,
kuptimet e fjalëve albër, albërishtë
u sqaruan më mirë dhe ato u
përfshinë për herë të parë në “Fjalorin
e gjuhës së sotme shqipe”
(Vepra, fq. 317)”. Vendin e një trajtese
politike e plotësojnë pa komente
faksimile dokumentare dhe
foto që përbëjnë kreun e fundit.
Tani nuk e kemi të vështirë për të
kuptuar sindromin e armikut në
fenomenologjinë komuniste. Ekziston
ideja, bëhen edhe përpjekje
për ta përforcuar atë, se dhuna,
survejimi shkatërrimi psikologjik
dhe koherencial i njeriut në periudhën
komuniste kishte legjitimitet.
Kjo logjikë, me sa duket, e
ka strofullin në shtresat subkoshiente
të trysnuara nga dhuna pushtuese,
nga zakonet dhe privimet
tona sociale që i kanë diktuar
rrethanat e mbijetesës për shekuj
e shekuj me radhë. Po a ishte krejtësisht
kështu e vërteta: theve ligjet,
rregullat dhe vijën përjetësisht
të pa saktësuar (herë jugosllave,
sovjetike, kineze, staliniste, enveriste)
komuniste e ndaj ndëshkohesh!
Genc Leka, meqë e kemi
objekt, nuk bëri asgjë të tillë. Në
shkurt 1959, kur ai ishte në vitin e
dytë gjimnaz, kur nuk e dinte çfarë
ishte “seksioni i II”, ç’përfaqësonte
“modeli nr.14” të degës së brendshme
e sigurimit të shtetit (libri
fq.532) ata po e fabrikonin si armik.
Dhe në harkun e njëzet
vjetëve të kësaj procedure, pushkatohet.
Libri na pasqyron, jo përmes
emocionesh, as hamendësimesh,
por përmes poezive, studimeve,
jetës së tij të dokumentuar se: ai
nuk ishte thyes ligjesh, nuk ishte
kriminel, madje as “plangprishës”.
Qe vërtetë djalë për së mbari, krijues
i talentuar, dashamirës i dijes,
mbledhës e konservues i traditave
e kulturës së krahinës së tij, bashkëshort
e familjar pretendues,
shkurt: Ëndërrimtar e përpjekës
për një jete më të mirë, krejtësisht
të ndershme. Por atë e pushkatuan.
E bënë ftohtësisht e me paramendim,
me dosje e ligje që nuk kanë
asnjë bazë juridike e as shoqërore.
Ku është legjimiteti? Këtu kemi
sindromin e tmerrshëm të armikut,
pjellë e psikopatëve dhe e gjithë
sistemeve kriminale, më pjellori i
të cilave ishte shekulli i kaluar. Në
këtë seri pjellash makabre, zë vend
nderi edhe sistemi komunist. Udhëheqja
diktatoriale shqiptare me
ngrehinën krematoriale Parti, e
aplikoi sindromin e armikut dhe
të vrasjes që në fazën ngritëse, pas
çlirimi e deri sa bëri kinse u rrëzua.
Prap reminishencat e tij vazhdojnë
fenomelogjinë komuniste, sepse
ende nuk po prekim shtet ligjor,
institucione ligjore. Njeriu ende e
ka jetën të varur nga opinioni i individit
e jo tek ligji; të mos hyjmë
në guroren e korrupsionit… Historitë
e votimeve nuk kanë asnjë
ndryshim nga ato të dhjetorit 1945,
kur kominizmi fitonte nëpërmjet
komisioneve që mbushnin kutitë
boshe të kandidatëve të tij me kokrrat-
vota të kundërshtarëve të vet.
Ditë për ditë shteti, media, konfliktimi
grindavec për gjëra banale, në
thelb fshehin të vërteta kriminale
që gëlltisin shpresat tona, ditët
tona, energjitë dhe nderin tonë,
sikur jemi fundi i botës. Lënguam,
e shumëkush pagoi me jetë epideminë
komuniste, por pse duhet të
na e bëjnë detyrim vijimin e një
lëngate të tillë, (?…)! Stalini, Hitleri,
Enveri e të tjerë nuk ishin
mbretër të diktaturës sepse quheshin
të tillë. Pra nuk është çështje
emrash, por është realitet veprash,
përçudnim sitemi shoqëror, përfitimesh…
Militantizmi në Shqipëri
nuk matet me atë se çfarë jep për
vendin, por sa jep për “shefin”. Tek
ne kjo shtresë aktive e shoqërisë
nuk armatoset me ide, programe e
projekte ndritëse, por me sindromin
e armikut dhe mllefe klasore,
për të ngritur mite e simbole “idhujsh”
të rremë. Autorët e përgatitjes
së librit të Genc Lekës në thelb
bëjnë antikronologjinë, nga e
vdekura shkojnë drejt gjalljes. Nga
“armiku” na çojnë tek poeti, etnokulturori,
qytetari, njeriu. Të
njëjtën gjë duhet të bëjë dhe shoqëria
shqiptare, përmes gjithë organizmave
shtetërore e shoqërore.
Nga Shqipëria e “mesit të rrugës”
duhet të ngjitet te vetja, Shqipëria
Europiane. Shqipëria e shqiptari
Europën e ka në palcën e vet, nuk
kemi nevojë ta kërkojnë atë tek
fqinji e as nëpër udhët e botës…

Kjo punë mbi
pesëmbëdhjetë
vjeçare është një histori
më vete, por sa për
ngacmim, ka patur
edhe zyrtarë që Bedri
Blloshmin e linin pa
mend: “Pse vjen ti, e
nuk vjen vetë personi
i interesuar?”. Dhe ai,
duke frenuar zemratën,
ua kthente: “Ngjalleni
dhe hiqmani mua këtë
litar që më mbyt në fyt!”
Ato të dhëna duheshin
nxjerrë nga arkivat më
të kyçur dhe nga dosjet
që pikojnë gjak. Ishin
tej mureve që, mjaft
zyrtarë, kanë ende në
shpirtrat e tyre



Ja si e përcakton prof. Emil Lafe këtë
kontribut: “Duke punuar për të përgatitur
për botim, atë pasuri të mrekullueshme që Genci
ka mbledhur për dymbëdhjetë vjet, siç shkruan
edhe vetë, nga mendja dhe zemra e njerëzve me
të cilët jetoi e punoi, të cilëve u njohu mençurinë e
zemërgjerësinë, herë-herë më janë përlotur sytë,
kur e përfytyroja para togës së pushkatimit, atë
natë të 17 korrikut 1977. Bashkë me Genc Lekën
dhe Vilson Blloshmin atë natë ishte vrarë edhe
besimi, që na pëlqente t’ia ushqenim vetes, se
atdheu ynë po ecte në rrugë të mbarë


Ndue Gjika