Për Fe e Atdhe


Nga Patër Zef PELLUMI


Gjatë jetës së njeriut nji ndër punët ma të vështira asht me fol për njerëzit e mdhaj ose siç thonin klasikët në antikitet, njerëzit e vdekshëm me fol për ata të pavdekshmit.


Sot kombi shqiptar përkuj
ton maritirzmin e nji ndër
bijve të tij ma të shquem At
Shtjefen Gjeçovi të vram nga kriminelat
serbomdhoj. Kur përmendim emnin e
At Shtjefen Gjecovit për nji herë na shkon
mendja te Kanuni i Lekë Dukagjinit
që pa dyshim përfaqson Kartën e Identiteti
Shqiptar.
Nji pjesë e madhe e kombeve në historinë
e vet kanë nji periudhë e cila quhet
‘e artë’ për shkak të lulzimit, begatisë
e përparimit, ndërsa për ne të thirret kohë
e artë vetëm ajo periudhë kur shumë shqiptarë
lavrun sejcili në lamin e vet kultivimin
e idesë kombëtare:
Dikush në letërsi, kush propagandë
e shtyp, kush politikë e n’ekonomi, në
arsim, folklor e shkenca humanitare, por
të gjithë nji herët e sejcili i pamvarun
dhe të gjithë të bashkuem vetëm n’idealin
kombëtar numron vllaznet Frasheriotë,
Faik Beun e Konices, gjithë klerin katolik
me në krye Imzot Docin e Fishten,
dhe në fund themeluesin e kishës autoqefale
shqiptare Fan Nolin.
At Shtjefen Gjeçovi lindi në Janjevë
të Kosovës. Që në Femini të parë hini
në Kolegjen Franceskane ku asohere,
jepte mësim nji ndër konstruktort e parë
të idesë kombëtare në Shqipni, Arbëreshi
i madh At Leonardi De Martino. Mbasi
kreu studimet e larta në Filozofi-Teologji
kthei en Shqipni ku asohere kleri katolik
shqiptar kish organizue ma së miri jetën
kulturale aq sa nën kryesinë e Imzot Preng
Docit, plot para njiqind vjetësh u themelue
Shoqnia Bashkimi e cila pa dyshim
cilësohet si Akademia e parë shqiptare.
Rreth kësaj bërthame kleri katolik shqiptar
punonte në të dy krahët:
Për Fe e Atdhe. Njikoheshit ndërsa
kryente detyrat fetare ndër malet e vështira
të veriut, punonte po ma aq vrull
për edukacionin kulturor të popullsisë së
mjerueme tue shkrue tue përkthye e tue
msue për me hjedhë dritë ndër të gjitha
mendjet e shqiptarëve.
Kështu veprimtaria e At Gjecovit të
ri, që në ditët e para të këtij shekulli, u
karakterizue nga dashunia, kujdesi dhe
vlerësimi për visaret më të mira që i kishin
teprue këtij kombi të pazhdukun nga
studimi i gjatë shumshekullor Aziatik,
si traditat popullore gojore mbi tokë. Me
të njëjtin përkushti e devocjon që i shërbente
Zotit po me aq sakrifica ai i shërbente
shkencave shoqërore. Kështu kemi
At Shtjefen Gjeçovin si të parin Etnograf
shqiptar, si folklorist të përsosun, si të
parin arkeolog shqiptar e me Kanunin e
Lekë Dukagjinit si një jurist të pavdekshëm.
Shifni këtë relike të Gjeçovit që sot
ruhet ne muzeun e Shkodres. Asht shkopi
që e shoqnoi gjithkund. E ka punue
Ai vetë, gdhenun prej tij në dru bushi.
Shifnji me kujdes se si ndër zagnat e
gdhenuna Ai ka shkrue për të gjitha
vendet rradhazi, ku i shkeli kamba.
Mund të thuhet pa dyshim që kurrnji
udhtar i shkencës nuk e përshkoi mbarë
Shqipninë që nga Veriu deri në Jug me
shumë se Ai.
Nuk e di nëse ish fat ose fatkeqësi
për mue, por po ju tregoj se vorbullat
historike të këtij shekulli me caktuen
mue si ‘amanetqarin’ kujdestarin e fundit
të të gjitha veprave të tij të panumërta,
te nryeme në nji arke drrase të veshun
parasitë me plaster metalike e që
ruhej me zili në arkivin e kuvendit
Franceskan në Shkoder. Unë fatkeqi kur
jua derzova këto atyne njerëzve që po e
shanin e po e përbuznin më dukej se po
dorzojshim trupin e tij me dhunue. Sa
herë i kishim shfletue ato dorëshkrime
të tija: Këtu nji rregjister ku ishin
mbledhë 15 përralla, aty nji tjetër që
përmbante kangët e dashunisë e të dasmave
të asaj krahine që thirrej Bregu i
Bunes, po ashtu blloqe ku përshkruente
doke të vjetra popullore e fletore me fjalë
të rralla për fjalorin e shqipes, studime
të thella historike si të kohnave trakoiliriane
ashtu të epokës mesjetare për
Dheun e Arbnise, gojëdhëna të mbledhuna
në bajraket e Ohrit mbi Skanderbeun.
Dorëshkrimi i veprës Agimi i Gayeties
e registrar të panrumuem që përmbanin
Kanunin e Maleve, e mbi të gjitha
dua të vë këtu në pah nji vepër po aq
madhështore të fratit shqiptar të Kosovës,
i cili përmes fesë shejtnonte idenë e pamvaresisë
kombëtare, përkthimi i jetës të
heroines franceze Zhan d’Ark qe i kalon
kufijtë e letërsisë e hin në propaganden e
njenjes kombëtare për programin Fe E
Atdhe. Me këtë përkthim Ai duente Atdheun
e vet Shqipninë, pamvaresisht se
ishte mysliman ortodoks apo katolik.
Ndër të gjitha dokumentet e tija ishte
tepër interesant letërkëmbimi me personalitet
me patriotike të kohës nga të cilat
mund të nxirret vërtet shkëlqimi i fytyrës
patriotike të Gjeçovit aq sa u duk e
nevojshme ndihmesa e tij në luftën e
Vlones kundër pushtuesit Italian në vitin
1920.
E thashë që në rreshtat e parë se portreti
i Gjecovit asht Kanuni i Lekë Dukagjinit,
portret identik i shpirtit shqiptar. Janë 500
vjet që të gjithë armiqtë e deklaruem edhe
ato të mshefunit e luftojnë Kanunin për
me pushtu e poshtnu popullin shqiptar tue
shpif sikur të ish ligj hajdutash e kriminelash,
me ne krye gjakmarrjen.
Para pak ditësh lexova librin e Z.
Fabio Martello [Capire L’Albania] i cili
shifet që jo vetëm që nuk e njef por as
nuk e kupton fare dhe paraqet sikur Kanuni
të ish shkaku i vërtetë i të gjitha të
zezave që sot e kanë mbulue Shqipnine.
Mjerisht këto opinione janë përqafue edhe
prej shume shqiptarëve të vjeteve të fundit
të cilët nuk kuptohen se për çfarë interesash
shpifin vazhdimisht në masmediat
shqiptare. Se fundi dua të vë në dukje
edhe nji të metë tjetër të madhe: A ka hije
që dy koloset e kulturës shqiptare si At
Gjergj Fishta e At Shtjefen Gjeçovi të mos
kenë në Shqipninë e re asnji përkujtimore.
Mendoj që ka ardh koha që kjoftë edhe
nga ky simpozium të propozohen ato.
Për këtë punë iniciativa e Familjes
Gjonlekaj duhet çmue si një veprim i naltë
patriotik e kultural, tue thirre e organizue
përkujtimin e 70-vjetorit të martirizimit
prej serbëve të At Shtjefen
Gjeçovit.Ky veprim i juj kjoftë i nderuem
prej të gjithë popullit shqiptar e paçi
bekimin e Zotit.

(Kumtesë e mbajtur në New York, në
Universitetin Fordham me 23 tetor 1999,
me rastin e 70-vjetorit të rënies së At Shtjefen
Gjeçovit

Related Posts: