Epshi pa kufi i “Gilgameshit të dyfishtë”






LORENA KOLLOBANI



Historia fillon me Gilgameshin si monarkun e Urukut. Qyteti kish qenë i zhvilluar nën sundimin e tij, por me një problem, Gilgameshi ishte një feminist i njohur që shkaktoi shqetësime madhore midis bashkëshorteve dhe baballarëve. Popull i qytetit në fund i bëri thirrje për ndihmë zotit Anu dhe kjo perëndi nga ana e tij e udhëzoi perëndeshën Aruru, për të krijuar një "Gilgamesh të dyfishtë" që do të shkëpuste atë nga epshi i tij i pakufizuar dhe për të ndihmuar rivendosjen e paqes të qytetit. Gilgameshi, dy të tretat perëndi dhe mbetja njeri, ishte mbreti më i madh dhe më i fuqishmi kështu që Anu krijon një njeri të egër Enkidu, i cili jetonte në një pyll të madh që rrethonte tokat e mbretërisë së Gilgameshit



Përktheu: Lorena Kollobani



Përralla me aventura dhe luftëra, e njohur si “Eposi i Gilgameshit” është pranuar prej kohësh si një punë e madhe letrare të lashtë në Lindjen e Afërme. Edhe pse Gilgameshi është menduar që të jetë një karakter krejtësisht mitologjik nga hulumtimet e fundit, besohet se ai në fakt ka ekzistuar si Mbreti i Urukut në Irakun e lashtë rreth 2650 p.l.k.

Eposi i Gilgameshit është gjetur në disa gjuhë dhe përkthime në vende në të gjithë Lindjen e Afërt, megjithatë, dëshmitë historike të vetme janë gjetur vetëm në pak vende të tilla, siç janë për shembull pllakat e njohur të njohura si Lista e mbretërve sumeriane.

Versioni më i plotë i mbijetuar është ai në gjuhën akkadi-ane, i gjetur në librarinë e mbretit të Asirisë – Ashurbanipal- (669-633 para Krishtit) në Nineveh. Bëhet fjalë për 3600 vargje të gdhendura në 12 plloça prej balte.



Gilgameshi historik



Lista e mbretërve sumerianë trashëgojnë deri në ditët e sotme të dhëna se Gilgameshi ka qenë një nga dymbëdhjetë mbretërit e dinastisë Uruk. Një tjetër dokument, i njohur si mbishkrimi Tummal, emrat e Gilgameshit dhe djalit të tij, i shfaq në këtë dokument si restauruesit e tempujve në qarkun Tummal të qytetit të Nippur, e cila ishte një detyrë e pritshme e Mbretërve Sumerë dhe Akkad.

Epika fillon me lartësimin e mureve të Uruk-ut që ishin një burim krenarie për qytetin. Vonë gjeneratat e Mesopotamisë ja atribuon ndërtimin e këtyre mureve Gilgameshit. Epika gjithashtu ja dedikon Gilgameshit pushtimin e Kishit që fillon edhe hegjemoninë e Urukut te Sumerët dhe Akkad.

Por, mbishkrimet e Tummal-it duket se bien ndesh me këtë duke treguar se ishte me të vërtetë një paraardhësi i Gilgameshit ai që kishte pushtuar Kishin. Edhe pse është e paqartë nëse Gilgameshi ka qenë ai që ka ndërtuar muret e Uruk-ut ose mundi Kishin, miti i aventurave të tij u bënë baza e themelimit të qytetërimeve perëndimore.



Enkidu, simotra e Gilgameshit



Historia fillon me Gilgameshin si monarkun e Urukut. Qyteti kishte qenë i zhvilluar nën sundimin e tij, por me një problem, Gilgameshi ishte një feminist i njohur që shkaktoi shqetësime madhore midis bashkëshorteve dhe baballarëve. Popull i qytetit në fund i bëri thirrje për ndihmë zotit Anu dhe kjo perëndi nga ana e tij e udhëzoi perëndeshën Aruru, për të krijuar një "Gilgamesh të dyfishtë" që do të shkëpuste atë nga epshi i tij i pakufizuar dhe për të ndihmuar rivendosjen e paqes të qytetit.

Gilgameshi, dy të tretat perëndi dhe mbetja njeri, ishte mbreti më i madh dhe më i fuqishmi kështu që Anu krijon një njeri të egër Enkidu, i cili jetonte në një pyll të madh që rrethonte tokat e mbretërisë së Gilgameshit. Ky njeri kafshë kishte fuqinë e dhjetëra kafshëve të egra. Ai duhej të shërbente si kundërpeshë ndaj supernjeriut Gilgamesh.

Një gjuetar kurthesh, ndërsa ngrinte kurthe në pyll, sheh Enkidu-n të vraponte i zhveshur bashkë me kafshët e egra dhe këtë ia thotë Gilgameshit.

Gilgameshi nga ana e tij përdori një strategji shumë interesante, duke i dërguar atij një prostitutë (edhe pse kurtizane e tempullit mund të jetë një përcaktor më i mirë) në zonat e egra ku rrinte rivali me udhëzimin për të joshur Enkidu. Ajo ja doli me lehtësi dhe Enkidu më në fund u përshtat shpejt me normat e ekzistencës së civilizuar. Pas kësaj, ai mbante veshje urbane dhe ndryshoi dhe zakonet duke jetuar si banorët e tjerë të Urukut.

Ndërkohë Gilgameshi jo vetëm që nuk kishte hequr dore nga zakoni i tij i keq, por ai për popullin u shfaq edhe më shqetësues, pasi vendosi imponimin e të drejtës së tij mbretërore "për natën e parë", me një çift të sapomartuar. Mbreti tashmë do të ishte në qendër të qytetit kur një dasmë të ishte duke u zhvilluar. Enkidu me të dëgjuar për këtë tentoi të ndalonte Gilgameshin dhe ligjin e tij më të ri. I tërbuar nga ky abuzim, Enkidu qëndron përballë tij te dera e dhomës martesore dhe i zë rrugën.

Këtu fillon midis tyre një përleshje e ashpër. Gilgameshi fiton raundin e parë. Enkidu e njeh epërsinë e Gilgameshit dhe i bën thirrje për paqe. Kështu të dy heronjtë pajtohen dhe përqafohen duke u bërë shokë për kokë.

Miqësia e Gilgameshit dhe Enkidu shpejt u bë legjendare se të dy u nisën për një udhëtim të madh për malet Cedar, ndoshta të menduara për të përfaqësuar Libanin. Pas këtij udhëtimi të gjatë ata u përballën me Humbabba, përbindëshin që jetonte në male. Kjo betejë do të fitohej vetëm me ndërhyrjen e zotit diell Shamash, për të mposhtur përbindëshin. Kur Humbabba u lut për mëshirë ndërhyn Enkidu, duke i kërkuar shokut që ta vriste Humbabban para se ndonjëra nga perënditë të vinte në mbrojtje të tij. Ai i kujtoi gjithashtu Gilgameshit se, nëse ai do ta vriste Humbabban, fama e tij do të merrte dhenë.

Gilgameshi me një vrull të madh ia pret kokën Humbabbas me shpatë. Por para se të vdiste, Humbabba arrin të lëshojë një mallkim në adresë të Enkidusë duke thënë: “O ju të dy! Enkidu mos jetoftë edhe shumë kohë dhe mos gjettë në këtë botë qetësi askund”.

Gilgameshi dhe Enkidu, pasi mbaruan me Humbabban, prenë bredhat e pyllit. Më të mëdhenjtë i përdorën për ndërtimin e dyerve të qytetit Uruk. Ata ndërtuan një trap me trungje dhe lundruan nëpër Eufrat për në qytetin e tyre.

Pas kësaj ngjarjeje, fama e Gilgameshit mori dhenë. Forma e tij e shkëlqyer dhe rrobat e bukura tërhoqën vëmendjen dhe simpatinë e perëndisë Ishtar. Ajo erdhi te Gilgameshi dhe i kërkoi atij të bëhej dashnori i saj.

Gilgameshi e refuzoi këtë me ofendime, duke i numëruar gjithë dashnorët e saj dhe ç’fat të zi kishin pasur ata në duart e saj. E fyer rëndë, Ishtari kthehet në qiell dhe i lutet babait të saj, zotit të qiellit Anu, që ta lejonte të dërgonte Demin e Qiellit me qëllim që të shfrynte inatin, në shenjë shpagimi për Gilgameshin dhe qytetin e tij.

Demi i Qiellit u dërgua në qytetin e Urukut dhe frymëmarrja e tij ishte aq e fuqishme saqë, sa herë shfrynte, hapte gropa të mëdha në tokë, ku varroseshin me qindra banorë të qytetit. Gilgameshi dhe Enkudu i kundërvihen së bashku dhe e vrasin Demin e fuqishëm të Qiellit.

Ishtari tërbohet fare. Enkidu fillon ta tallë dhe i thotë se tani radhën e ka ajo vetë; se ai dhe Gilgameshi pas Demit do të vrisnin atë. Pastaj pret një copë prej Demit dhe ia hedh asaj në fytyrë.

Kryeperënditë janë mbledhur dhe kanë vendosur se dikush duhej ndëshkuar për vrasjen e Humbabbas dhe të Demit të Qiellit, kështu që, midis dy heronjve, ata vendosin të dënojnë Enkidun. Enkidu ia besoi veten Gilgameshit dhe, pasi vuajti tmerrësisht për dymbëdhjetë ditë, më në fund vdiq.

Gilgameshi u prek shumë nga vdekja e shokut të tij dhe e vajtoi gjatë atë. Ai i urdhëroi të gjitha krijesat të mos qëndronin indiferente në zinë për mikun e tij. Shumica e plloçave që përshkruajnë këtë gjendje kanë humbur, por një gjysmë e mbetur tregon se Gilgameshi i ndërtoi Enkidut një monument.

Pas kësaj Gilgameshi e lëshon veten tërësisht. Nuk lahej, nuk ruhej, nuk kujdesej për vete. Por kjo jo aq për vdekjen e shokut të tij se sa për shkak se arriti në përfundimin se edhe ai mund të vdiste ashtu si dhe shoku i tij.

Këto mendime i ngjallnin frikë e panik. Ai vendos se duhej të siguronte pavdekësinë. Prandaj ndërmerr një nga aventurat më të rrezikshme në jetën e tij: udhëtimin për tek Utnapishtim dhe gruaja e tij, të vetmit të vdekshëm, të cilëve perënditë u kishin siguruar pavdekësinë. Utnapishtimi ishte shumë larg: jetonte në burimet e të gjithë lumenjve, në fund të botës. Ai kishte qenë një mbret i madh përpara se të ndodhte Përmbytja.

Pas një lundrimi të gjatë, Gilgameshi arriti në breg dhe takoi një tjetër njeri, të cilit i tregoi se po kërkonte Utnapishtimin dhe sekretin e pavdekësisë.

Burri i vjetër i tha se vdekja ishte diçka e paevitueshme, sepse kështu ka qenë dëshira e zotave dhe se jeta njerëzore është e përkohshme dhe jo e përhershme.

Gilgameshi e kuptoi se njeriu me të cilin po fliste ishte vetë Utnapishtimi dhe se nuk mund të priste që një i vdekshëm të bëhej i pavdekshëm.

Legjenda e Gilgameshit mbaron me përfundimin e udhëtimit të tij. Gilgameshi qëndron para derës së Urukut, duke e ftuar Utnapishtimin të vështronte rreth e rrotull për të parë madhështinë e këtij qyteti me muret e tij të larta dhe në këmbët e derës së qytetit një gurë graniti, ku është gdhendur emri i Gilgameshit si ndërtues i këtyre mureve dhe ku numërohen bëmat e tij të guximshme.