“Trajneri e ka lënë derën hapur, ndërsa lojtarët të cilët nuk kanë marrë pjesë në kualifikime mund të integrojnë veten me pjesën tjetër të lojtarëve (që janë këtu)”. “Totti ka qenë gjithmonë i rëndësishëm për ne, por unë nuk e di se çfarë dëshiron ai të bëjë. Po ashtu nuk di as se cilat janë qëllimet e Lippit, por ne jemi të gatshëm të mirëpresim këdo”. “Sa i përket Nestas, nuk dua të flas. Ai po ka një sezon të shkëlqyer, por është trajneri ai që merr vendimet se kush mund të vijë e kush jo. Mirëpo, e kaluara na ka mësuar se ka pasur raste kur lojtarët kanë ardhur më vonë”, u ka thënë Zambrotta gazetarëve.
Home »
» Zambrotta: Totti dhe Nesta janë të mirëseardhur në kombëtare
Zambrotta: Totti dhe Nesta janë të mirëseardhur në kombëtare