Nga Kolec Çefa
Pader Zefin e kam njofte qysh femije, por atehere na ishte ba mendja Pader Justin, Pader Marin, Pader Viktor, Pader Donat etj; e fra Zefi, si e thirrshim na, rrinte i qete ne shezlongun e vet e studionte ne heshtje. Rralle rrijshim me te, por edhe ai shpesh nuk shifej. E kush e dinte se ku shkonte Fra Zefi. Ndoshta, vetem Provinciali. As Justini qe banonte me te ne nje kuvend e i ndante dhomat e tyne nje koridor i gjane dy-tre metrash, nuk e dinte se Fra Zefi, me 1956, ishte shugurue meshtar tinez. E pra, Justini pergatiste fshehtas dy studente per meshtare. Dy vjet ma vone, kur u lejue te thonte meshen ballafaqas, Pader Justini shkroi keto dy epigrame gezimi qe tingellojne, si nje proteste e kjarte disidence, vertet e heshtun, por denoncuese, e forte, kambengulese. Epigramet botohen per here te pare. Doreshkimin e kësaj vepre, e para e llojit ne letersine tone, e kemi gati per botim, perkthimin e epigrameve etj. nga latinishtja i ka ba perkthyesi, leksikografi e poligloti Zef Simoni.
Ja dhe epigramet kushtue Pader Zef Pellumbit:
Ndërsa keqas vorfenue
kryeultë ne gryke te vorrit vojtun
mjerimin qe e kish' mbulue
e shumja moj province idhtas po kjante.
prej dhimbet se naltit Hyjit i pelqei
zemrat me na i ngushlluem
me shugurimin tand p. Zef, faret te papritun
mbi te gjithe por ti meshtar i zotit gezoju
qe mbas sa vjetsh dihamesh, pezullimesh
deshiri te shkoi ne vend
njai Krisht qe se parit sot nder duer te dirgjet
te forcofte, te zemrofte, shok t'u bafte
n' apostullimin e nalë qe te pret
Rasa historike: mesha e pare e fra Zef Pllumit, me 1 maj 1958:
Me gaz e hare shoke e miq mblidhuni
Ejan! Te lteri i shenjte ne te cilin
I nderuemi at Zef Pllumi OFM
Kete dite ma se fundi
I patrembun nga veshtirësite e kohes
I rrethuem nga njerezit e dashun
Çoi meshen e pare
Jezusi zemerbute e Mbretnesha e Qiejve
Te qofshin prane
Qe të vështirën detyre te shenjtë
Ta mbash e ta kryesh me zemer te forte
Po sjell momente nga kujtimet e Z.Pllumit! - Une nuk e kam njofte Dom Ndrene, por kam ne memorien time atmosferen e tij. I ka dhane mesim gjuhet vellait tim., i cili, thoshte, se ishte teper terheqes e klasa e ndiqte me nje vemendje te madhe. Fliste rrjedhshem e thjeshte dhe leksionet e tij perfundojshin tue ece rruginash dhe oborresh, sepse kujtonte ngjarje, skena e prapaskena te historise se vendit tone. Nje dite ne megjes, posa shkova ne shkolle, ndjeva atmosferen se ka vdeke Dom Ndreu. Une nxitova kah dera e kuvendit te jezuiteve dhe tue kalue rremujes qe mundohej te qetesonte Mark Manovi, portieri, me ate te folun mllaqites, por qe ngelet per ne simboli i besnikerise e i thjeshtesise. Ne korridorin e erret i kalova tue vrapue te gjitha dyert e zeza. Njena nder keto dyer kishte nje xham. Aty u ndala. Ne nje tavoline te gjate kishin vendose Dom Ndrene e vdekun! I madh, imponues, me mustakt e medhaj e buzet e shpervjeluna. Kam ndeje mbas xhamit per ma se gjysme ore, sepse dojshe ta mbaje ne mend figuren e tij per te gjithe jeten. Ate figure e kam te qarte edhe sot dhe di edhe ta vizatoj. Njeriu ne jete ka shume mllefe, qe shpesh e ndjekun edhe me vite. Si kam mbete i indinjuem, kur kam lexue ne nje hyrje te nje botimi per Mjeden, sesi rinia perparimtare ua rrembeu trupin e Mjedes jezuiteve per t'i ba nje funeral madheshtor. S 'ka kene hiç ashtu. Mjeda ka vdeke nder jezuite dhe, sipas zakonit e rregullave te tyne, ata e vejshin mes kishes se tyne, njerezit e vizitojshin dhe, kur vinte ora e caktueme, bahej salikimi i te vdekunit. Me nje gusht kane ndodhe per pushime te gjithe studentet universitare, qe mesojshin ne shkollat e nalta te Europes. Shume ishin letrare te rij, qe Mjeden e kishin pase mesues. Nje perfaqesi e tyne (mbaj mend edhe emnat): Henrik Lacaj, Nard Kraja, Pashko Gjeçi e disa te tjere, shkoi tek Imzot Thaçi dhe i thane se duem t'i bajme nje homazh poetit te madh, tue i ba nje funeral te thjeshte neper rruget kryesore te qytetit. E Thaçi: Posi, po vij edhe une me ju! - Kush e ka njofte kete figure patrioti, me inteligjence e gojtari te rralle, i forte, burre karakteri, qe krijonte respekt te madh ne paraqitjen e tij, i jep vendin e merituem, si klerik e si patriot i rralle. Sigurisht, qe Thaçi "plasi", me 1946, sepse u gjend para nje situate te pakonceptueshrne. Ashtu fjale pak siç ishte i komunikojshin çdo dite vrasjet e burgosjet e priftave te tij. E mbaj mend si çohej ne kambe dhe ecte kryenalte neper korridoret e arqipeshkvise. Sigurisht, se me kater rreshta nuk pershkruhet nje figute kaq e madhe. Per nje gja jam i sigurte se, kur te shkruhet historia e vertete e vendit, do te dale roli i madh i Thaçit ne "çlirimin e Shkodres" dhe ne qofte se Shkodra asht çlirue pa asnje pushke, asht vepra e Imzot Thaçit. Une e mbaj mend ne ditet e fundit te nandorit 1944, kam pa oficerin e nalte gjerman tue hy ne arqipeshkvi dhe mbas ka hy tek nje personalitet i Luftes Nacionalçlirimtare. Ajo marreveshje me leshue Shkodren pa gjak asht veper e Thaçit e Shkodra, duhet te jete mirenjohese perjete. Kush i di ma mire keto pune, le t'i shkrueje!
Te kthehemi tek funerali i Mjedes. Gjithe populli i Shkodres me desipline e dinjitet e suell neper qytet. Ne Fushe te Qeles, qe ishte hape krejt, para postes, ndalin arkivolin mbi nje si sarkofag dhe ne ballkonin e vogel, pese-gjashte kambe shkalle foli prof. Ernest Koliqi. Foli teper bukur, ma teper ne poezi se ne proze. Bile une, ishe afer bandes (pse ku mund te ishe une?). Duket se drejtuesit e bandave nuk me debojshin, si femijet e tjere. Nder fotografite e asaj ceremonie ne Fushe çele, shifet pralle bandes nje djale i vogel, ai jam une.
Mjeden e vorrosen ne vorrezat e jezuiteve ne fundin e kishes se tyne. Me duket se asht detyre e secilit ne Shkoder t'ia kujtoje autoriteteve se ku gjindet vorri, se prane tij jane edhe tjera figura te shqueme te kultures sone kombetare: Zanoni, Jungu, Pazi e sa e sa tjere. Se ku ishin ata te rij revolucionare qe ua "grabiten" Mjeden jezuiteve, une as i pashe, as me kujtohen.
Mjeden e recitojshim ne familje te gjithe, nganjehere edhe te gjithe se bashku, po ashtu edhe te dajat. Une kisha ndonje poezi qe nuk u merrshe vesh dhe m'u desh kohe, bile vjet ta deshifrojshe. Kur nje dite, nje kushri imi, teper i mire, teper i bute, ishte inxhinier pyjesh, ulet ne tryeze e me spjegon tubëzën e dyte te "Andrra e jetes", se e shifte se une ate poezi nuk e kuptojshe: "Krekce e bre, e çetine e qeparize etj. S 'kuptoja asgja. Shiko, me Ilia: "Keto jane lloje drujsh qe nuk rriten, absolutisht, afer njeni-tjetrit, por Mjeda me inteligjencen e tepert ka krijue nje vend e nje panorame qe te permblidhte sa ma teper bukuri te vendit tone. Edhe sot e kesaj dite (ah, force magjike e artit!), kur e lexoj Mjeden, me kap nje ngasherim shpirtnor. Here me ban te fundosem ne detin e madh te veshtiresive te jetes: malli, internimi, pritja, vdekja, kujtimet e largeta, disa te pasherim, luftat, por pastaj e ndiej veten me nje perbamje tjeter ku Skenderbeu e keshtjella, ku legjenda e miti, ku lavdia e Lezhes dhe e Shkodres, shperthimi i lirise kane krijue tek ti, vertete, pjesetare te nje ~ombi me origjine hyjnore. Une e ndiej tek poezia e tij "burrin", Fatosin ne patershane tue preke, kete monumentalizem, me gjithçka, jo vetem ne figura madheshtore, por edhe vete ne konceptimin e skenave (Lissus), ne konturet e forta. Me duket se shqiptari e ka te kjarte e te lehte te baje basorilievet e historise ne momentin gjigand te atdheut.
Ato basorelieve nga poezia epike e Mjedes, besoj se do te jene ma madheshtore se ato qe veshin kolonat greke apo romake; ata do te jene, se paku, ma te verteta. Kush e njohu Mjeden, thote se ai kishte nje karakter shume te c;uditshem, ishte idhnak, rebel, nervoz dhe me gjithe ate volum te trupit (e me gjithe ate virtyt e perkushtim shpirtnor) kishte veshtire ta fshihte. Edhe ate mllef te periudhave te ndryshme, ai na i la ne poezine e vet:
T'trembne ne Stambolle, o tiger
E t'farmakuene gjumin!
Keqas, 0 i mjere, ti lumi
Me prite ke ba mendim...
Nganjehere me merr me vete, me zor, e me çon tek nje mal i madh e me len te besoj ne te ardhmen:
Mblidhnu vellazen e bashkonju
Nen flamur te shqiptaris,
Prej nje gjaku, nje gjinis
Asht shqiptari kand e kand.
Une po mbeshtes kryet ne gjoksin e tij e po lexoj:
Nje nane tjeter, thoshe, ke
Bir, ne kete dhe
Nana jote asht shqiptaria
.........................................
Mbas fjalesh te tua perhere shkova
E t' ndigjova, Shqyptarine nuk e korita.
Na fal, O Dom Ndre, sepse me duket se te kemi njohe pak e te kemi çmue pak! (3.VI.1992). E une po e mbylli tue perserite: Na fal, O Pader Zef, nuk te paskemi njofte e çmue sa duhet! "Deshmia jote do te mbese e gjalle e do te kujtohet, e te mos harrohen krimet e diktatures, qe te mos perseriten. Deshmia jote me duket sikur me thote: mos mbaje inat, mbaji ne mend!
Por, "Te harrojme, rue i kujtue"!
Fjala e mbajtur në Konferencën shkencore “At Zef Pllumi, mes shkrimit dhe historisë”, bashkorganizuar nga Instituti i Kërkimeve Politike “Alcide de Gasperi”





