Seedorf: Beckham sërish do të shkëlqejë për Milanin

Mesfushori holandez Clarence Seedorf e ka mirëpritur lajmin se mesfushori i Los Angeles Galaxy, David Beckham, do të rikthehet sërish te Milani në janar.
“Ai është një kampion dhe mendoj se kampionët e vërtetë kanë qëllimet e tyre dhe shohin drejt realizimit dhe këtë ai është duke e bërë në karrierën e tij”.“Ai ka bërë disa zgjidhje të vështira, ai ka kaluar momente të vështira, siç kemi kaluar të gjithë ne, por në fund, puna e palodhshme të paguhet dhe ai është një punëtor i madh dhe është një profesionist i shkëlqyeshëm, dhe nuk ka dyshim se ai do ta bëjë këtë edhe një herë kur të rikthehet në Milan”, ka thënë Seedorf.