Në ndeshjen e parë Alcorcon e kishte turpëruar Realin duke e mposhtur me rezultat prej 4-0. Ndërsa në takimin kthyes të zhvilluar të martën mbrëma në Bernabeu, Los Blancos kanë shënuar fitore minimale prej 1-0 me golin e shënuar nga Rafael Van der Vaart (81’), i cili nuk ka mjaftuar që mbretërit të vazhdojnë garën.
Ndërkohë rivali i përjetshëm i Realit, Barcelona, ka deklasuar ekipin Cultural Leonesa, duke e mposhtur me rezultat prej 5-0 në Camp Nou.





