Messi fiton trofeun "Alfredo Di Stefano"

Leo Messi ndërmjet Di Stefano dhe Maradonas. Superylli i Barcelonës, Lionel Messi, ka fituar trofeun “Alfredo Di Stefano”, të cilin e ka pranuar gjatë një ceremonie të të mërkurës mbrëma.
Trofeun argjentinasit ia dorëzuan Alfredo Di Stefano dhe Diego Maradona, ndërsa lojtari është shprehur i ngazëllyer që dy idhujt e tij ia dorëzuan këtë çmim.

“Jam më krenar se kurdoherë që jam pranë Maradonas dhe Di Stefanos dhe jam shumë i lumtur me atë që ma kanë dhënë”, ka thënë Messi për Marca.

Ky trofe jepet nga një juri e caktuar nga Marca për lojtarin më të mirë në futbollin spanjoll, për arritjet në La Liga, Copa del Rey, në garat kontinentale dhe Superkupën, ndërsa ndër të nominuarit ishin edhe Xavi, Diego Forlan dhe Andres Iniesta.