Flet Ahmet Nivica

Ja letërkëmbimi i rrallë që rrëfen sekretet e elitës shqiptare të viteve 1900. Konica, si shfrynte dufin ndaj Naim Frashërit e Pandeli Evangjelit






Nuk ka qenë e lehtë jeta e intelektualëve shqiptarë në fundin e shekullit XIX dhe në fillim të shekullit të XX, kur jo vetëm nuk po merreshin vesh për çështjen e alfabetit shqip, por mbi të gjitha Shqipëria vazhdonte të ishte pjesë e perandorisë otomane, ndërkohë që të gjitha shtetet e tjera kishin fituar pavarësinë. Korrespodenca e Faik Konicës hedh dritë mbiu këto përplasje dhe akuzat që i bënin intelektualët shqiptarë njëri tjetrit, në dëm apo në dobi të çështjes kombëtare.



I njohur si nacionalist por dhe si publicist, Ahmet Nivica, a vënë në dispozicion në gazetës “Telegraf” një dokument të rrallë. Ajo është korrespodenca e Faik Konicës me Visar Dodanin. Për gazetën “Telegraf” nacionalisti Nivica thotë:

Si do t’ju binte në dorë ky libër i rrallë?

Duke hulumtuar në bibliotekën time të vogël, më tërhoqi vëmendjen një libër shumë i vjetër, ku ishte botuar korrespodenca e Faik Konicës, i cili në ato vite ishte rezident në Briksel, me Visar Dodanin, kryetar i shtypshkronjës shqiptare në Bukuresht të Rumanisë.

Çfarë vihet më në dukje në këtë korrespodencë?

Midis kësaj korrespodence, ajo që tërheq vëmendjen është që Faik Konica duke treguar veten që është shumë patriot direkt dhe indirekt godet vëllezërit Frashëri, sidomos Naimin. Flitet për vitin 1897. Kuptohet, brenda kësaj korrespodence, që grindjet midis tyre janë për çështjen e alfabetit shqip.

Po intelektualë të tjerë shqiptarë të atyre viteve a preken nga kjo korrespodencë?

Patjetër. Në këtë korrespodence goditet fort edhe Murat Toptani si dhe shumë personalitete të njohura të kohës që janë përzierë për çështjen e alfabetit shqip. Ndërkohë një “shuplakë” të mirë merr edhe Pandeli Evangjeli, i cili më pas u bë dhe kryeministri i Shqipërisë. Ai akuzohet si njeri i shitur tek qarqet greke.

Mendoni se Konica ka pasur të drejtë në gjykimet e tij?

Unë jam rritur duke lexuar shkrimet dhe letërkëmbimet e tij. Faik Konicën, dhe mënyrën e tij të të shkruarit e kam dashur shumë. Kishte vështirësi për shkak për fjalorit dhe shkronjave që ai përdorte për të shkruar, por gjithsesi unë u mësova me atë mënyrë të lexuari dhe e kaloja pa vështirësi



Konica kundër shqiptarëve

Nga Brulsesi, ku ishte me rezidencë, Faik Konica në 21 nëntor 1897 i shkruan mikut të tij Visar Dodani: “Këndova me gas letrën tënde të dashur. Më pyet pse ndenja aqë kohë pa u shkruar? Shkaku është se kam qenë në shumë turbullime. Me të vërtet kujtonj tani se të huajt paskan të drejtë: Shqiptarët s’janë të zotërit të marin lirinë e tyre. Robër të poshtër nga 500 vjet e më shumë, robër për jetë do të mbeten. Unë faqeza t’a them: S’kam shpresë të bëhet kurë gjëkafsh, dhe jam i sigur se të gjith ata që mendonjë pae, në mendjen t’ime janë.... 500 vjet robëri nuk i tundi pake. Të pasurit sndihne, të pa pasurit s’punojnë. Ç’presim aherë?”



Kundër Pandeli Evangjelit

Në letrën e Konicës drejtuar Visar Dodanit e që mban datën 11 qershor 1898 nisur nga Brukseli thuhet:... Duket se Pandeli Evangjeli është i paguar prej grekërve për të ndaluar përparimin e vetëdijes kombëtare të Shqiptarëve. Prandaj ku zot – thonë mëmëdhetarët, as ndih ndonjë punë për shqipen, as përkujdeset të mirësohet shkolla e Korçës, as shtyp shpejt bibllat q’i dërgojnë, të cilat i mban muaj e vjet pa çpallur.... Ata mëmëdhetarë që na shkruanin thonin dhe një gjë: Z.Pandeli përpiqet nat’ e ditë të prishnjë ditetoren “Shqipëria” me shqiptarët me të cilët kjo ditetore ka të bënjë. E përsëris si vëlla edhe një herë. Këtë kurrë s’i kam besuar. Po si do mos një ftohtësirë u lind midis neve...”



Akuza për Murat Toptanin

Në një letër të Konicës dërguar Visar Dodanit thuhet kështu: “I ndërshëm atdhetar Dodani.... Unë erdha në Bukuresht, dy vjet më parë, e piqem me ju. Bashkë me mua ishte dhe një shërbëtor i Sulltanit, me emrin Murat Toptali. Shqiptarët e Bukureshtit që janë të pasur e hiqen si atdhetarë, prishën nja 10.000 frenga për shërbëtorin e Sulltanit, qi pastaj... (m’a ndje fjalën) u ngrit e vate në Stamboll; mua qi jam sado larg, një gjak me Ali Pashën, unë që e rrita sa vjet n’Europë me dëshirën e Shqipërisë, që më në fund hapa i pari e që jam duke punuar e duke vuajtur që pesë vjet, mua s’e gjykon gjeri mirë të më ndihe, jo për vete por për fjalorin e Boçarit, që donja ta nxirrnja e për disa të tjera libta që presin të shtypen. Pra e kupëtova dh’e mata atdhesin e Shqiptarëve të Bukureshtit dhe e gjykova me të ndershm, e punën për mua të mos kem fare të bënj me ta. Po prap thoim se kurrë s’kam pushuar, ty të të nderoj si e provon për sa thashë te “Albania”, e po të falem ty.”



Inati me Frashërllinjtë

Faik Konica është treguar indirekt, një mosbesues i thellë i abetares që u servir për shqiptarët nga Naim Frashëri. Dhe këtë ai e konkretizon në një letër të tij. Në letrën e nisur nga Brukseli më 29 nëntor 1901 Fak Konica, midis të tjerash i shkruan kështu Visar Dodanit: “Shoqëria e Bashkimit në Shkopdër botoj 6 libra të cilat për së afërmi; t’i dërgonj pjestarët e saj të nxehtë e të fortë janë burra e do të bëjnë shumë punë; unë ca që i njoh kanë punuar; Aben’ e “Albanisë” e lashë pe dy vjet e u bashkova me ta. Është mirë t’u bashkohen edhe gjithë atdhetarët e mençëm se është turp në syt’ e botës së qytetëruar të përdorim një abetar të ndyrë e të egër si atë që na nxuar këmbë-lëpirësit e Sulltanit”



Vlerësimet e Dodanit

Ndërsa në një letër të kësaj korrespodence të gjatë të dërguar nga Visar Dodani në adresë stë Faik Konicës mes të tjerash jept ky vlerësim: “Zot i nderçur Faik... Sa për vëllezërit e Italisë unë kam bërë një besim që janë shqiptarë të paqmë dhe u dua me gjithë zemër se ata janë të parët që kanë nisur luftën me një shtrat të gjërë të literaturës; janë të parët që dhanë ngaje të dalen patriotë si Veqil-Hardji, E. Mitkua, V.Bardhua. V.Kristoforidhi, bejlerët tanë etj janë të njohur mëmëdhëtarë të vërtetë nga Dora d’Istria, na e dëftejnë dhe punën e tyre pa ndonjë interes.



Letra/ Visar Dodani kritikë të ashpër Faik Konicës



“Në ditë të vështira është e nevojshme të jemi miq”



Në letrën e tij të datës 9 maj 1899 Visar Dodani i kundërvihet mikut të tij Faik Konica duke i vënë në dukje disa prej dobësive të tij. Ja disa pjesë nga kletra e tij e gjatë:



Mëmëdhetar i dashur Faik Bej nde Bruxelles.

Nga letër e z-sate kuptova sa hidhërime ke në shpirt nga që nuk i pandeve aqe të poshtër e kaqe të ftohtë mëmëdhetarëte për të për të shenderuarin qëllim që nise. Por një gjë duhet ta dimë mirë: Puna që nisë z-jote dhe që të pasova unë, nuk është e pakët. Pas kqa mijra vjetësh , të gjëmojnë ndë kërthizë të Europës, një zhurnal shqip si ëshët “Albania” e z-sate dhe e dyta “Shqipëria” ime.... Shqiptari kish të tjerë më të afërt armiqtë, pra, puna që nismë neve, dyke kruar shqiptarët atje ku i hante dhe ishte e pakete; me dashka pa dashka duheshe të ngriheshin furtuna; se shpirtrobërit, as që mundnin të durojnë, kur shikon se puna vete përpara dhe plaga malesoj nde të dashurit e tyre. Lufta pra u hap, edhe unë isha fort i qëzuar, se fundja më në fund do të dalë e drejta.

Gjer mos turbullohet, s’kullohet, thotë fjala. Po kur kjo luftë mbaheshe aqe bukur, kurris më kurris; “Albania” me “Shqipërinë” edhe lëftonin armiqtë me të atër anët; kur armiqtë e kombiut afronin të na bien ndënë këmbë dhe duke nderqur të metat, të hyjnë në udhën e së drejtës; mjerisht “Albania” zu të largohet dhe fuqia jonë zbriti shumë. Por nuku shumë që u largua, po nisi dhe grindje dhe më në fund luftë!

Ç’do me thënë “pa kra Shqipëria ëhstë e humbur... “nene krahason e një tjetri shtet” “Lart’madhësi Sulltani”... dhe përpara?! Për veç se u largove dhe na le të dobët pa dëftyer mua magar ç’ngjet?!

Ç’do me thënë: “Ca zotërinj etj i hapin udhën e orthoksisë Ruse etj.

Çdio me thënë: “Sa të jemi të gjallë bne shkronjëtarët e “Albanias”, etj, përveç se zure të na luftosh pa mëshirë.

E di që do të zemërohesh, kur të flas dreq për dreq dhe të betohem për Shqipërinë! Që më vjen keq të zemërohesh, po të flas faqeza vllazërisht, se dua të turbullohet për tu kulluar më shpejt puna përsëri, ngaj që është nevojë të jemi miq