Esse mbi mediokër

Azem Shkreli

Shfaqja e mediokërve
bëhet shpejt,
vërshuese, pushtuese
dhe pastaj sunduese. Ajo
nxjerr krye në tregun e
lëkundur të vlerave dhe
merr misionin përmbysës
të këtij tregu. Interesi i
mediokërve është pikërisht
lëkundja, zhvendosja,
dhe përmbysja. Mediokrit
janë, në mënyrë
latente, të armiqësuar
me hierarkinë e vlerave


Mediokrët
kanë një epërsi
të pakontestueshme.
Ata
përherë bëjnë
shumicën. Ky
raport i favorit
të tyre është i
përhershëm.
Kjo ndodh për
shkak të një
fakti përherë të
pandryshueshëm
dhe, për
fat të mirë, të
pamëshirë: Asnjë
kulturë, asnjë
fushëveprim i
rëndësishëm,
në asnjë kohë
dhe në asnjë
histori nuk ka
patur fatin që
shumicën ta
bëjnë më të
mirët krijues e
veprimtarë, më
të mirat vlera




Për kulturën e një populli, jo vetëm
për kulturën, koha më e ligë është
koha e mediokërve. Jo pse ata sjellin
e krijojnë kohën e ligë, sado që i ndihmojnë
të krijohet, por se me shfaqjen
dhe praninë e tyre tregojnë sa është
ora në një kulturë e shoqëri. Shfaqja e
mediokërve bëhet shpejt, vërshuese,
pushtuese dhe pastaj sunduese.
Ajo nxjerr krye në tregun e lëkundur
të vlerave dhe merr misionin
përmbysës të këtij tregu. Interesi i
mediokërve është pikërisht lëkundja,
zhvendosja, dhe përmbysja. Mediokrit
janë, në mënyrë latente, të armiqësuar
me hierarkinë e vlerave. Ata
janë të interesuar ta shkonstituojnë
dhe ta shpërbëjnë përherë rregullin
civilizues të kësaj hierarkie. Jo
për të përsosur dhe ngritur shkallat
dhe pikët kulmore të saj, të cilat s’i
arrijnë dhe s’i prekin dot, po për t’i
rrafshuar ato, për t’I shpallur të gabuara,
joekzistente, dhe të padrejta
ndaj tyre, sipas kaçikut të tyre të cilin
e cilësojnë pikërisht hapat e imtë e
të vocërr, mundësitë e kufizuara krijuese
e vepruese.
Shkonstituimi, përmbysja dhe
rindërtimi, masë e të cilit do të jetë
patjetër personaliteti dhe vepra e
tyre modeste në fushat e të cilëve,
zakonisht, u shpifen, u premton
atyre të vetmen gjasë, sado të rreme,
ta vënë lart e më lart gurin e tyre në
ngrehinën e vlerave, sado të rreme.
Mediokrit kurrë nuk lirohen nga
kjo lakmi e tyre, nga ky mëtim i tyre
fatkeq. Dalëngadalë, prirja e tyre
e kufizuar për të bërë diç të vetën,
shterpësia e vullnetit të tyre për t’u
përmendur e për t’u dalluar, vetë e
ushtron mjeshtërinë e prosperimit
të lehtë e të pamundimshëm. Ata
sogjojnë me vigjilencë të posaçme
të mos u kapërcejë asnjë gjasë dhe
asnjë mundësi e tillë.
Mediokrët kanë një epërsi të
pakontestueshme. Ata përherë bëjnë
shumicën. Ky raport i favorit të tyre
është i përhershëm. Kjo ndodh për
shkak të një fakti përherë të pandryshueshëm
dhe, për fat të mirë,
të pamëshirë: Asnjë kulturë, asnjë
fushëveprim i rëndësishëm, në asnjë
kohë dhe në asnjë histori nuk ka patur
fatin që shumicën ta bëjnë më
të mirët krijues e veprimtarë, më të
mirat vlera. Atë përherë e kanë bërë
dhe do ta bëjnë ata që ndodhen përfundi
tyre dhe nga masa e të tillëve
rekrutohet përherë armata e madhe
e mediokërve. Duke qenë shumicë,
mediokrit rrjeshtohen e organizohen
shpejt dhe pa mosmarrëveshje
të mëdha. Si rreth njerëzish të cilët
i afron dhe i lidh fat i njëjtë, domethënë
i horizonteve, i prirjeve e i
mundësive të kufizuara, ata krijojnë
shpejt rrjetin e tyre, duke pushtuar
sa më shumë hapësirë, rreth vetes i
rrjeshtojnë e i afrojnë të vetët, domethënë
ata të cilët i dinë si veten,
sepse mes të njëjtëve e të barabartë
për nga mundësitë, jo por për nga
pamundësitë, konkurenca nuk është
as e drojshme as e vështirë. Ajo
u jep të gjithëve gjasë të barabartë
të duken e të dallohen sado pak apo
të mos dallohet asnjëri më shumë
seç e konsiderojnë ata të lejueshme.
Ndaj as lufta për të zënë e mbajtur
kryet e karvanit, kur bëhet mes tyre,
nuk është aq e ashpër. E vërteta, ata
të gjithë bëjnë një karvan pa krye.
Ata regjenerojnë, dhe shumëzojnë
vetëveten. Pushteti i tyre, si pushteti i
shumicës, përmes këtij lloji të barazimit
të hansavet, që është një barazim
të paaftësh, mund të zgjasë me pasoja
të shumëanshme dhe të shumëfishta.
Mbretëria e mediokërve shtrihet me
agresivitet të posaçëm në kulturë, në
art, në shkencë, në të gjitha fushat e
ndjeshme e të rëndësishëm të jetës
shoqërore.
Ata nxitohen të marrin në duart e
veta pikat kyçe të vlerësimit, të gjykimit,
të vendosjes. Ata pushtojnë
forumet, institucionet, mjetet e informimit
publik, redaksitë, botimet,
duke krijuar gjithandej dhe me shpejtësi
të madhe mekanizma mbrojtës
e refuzues ndaj shfaqjes, afrimit dhe
depërtimit të kujtdo që mund t’ua
kërcënojë shansën e madhe. Dhe
rrethi i tyre mbyllet. Nga ky rreth
që ka prirja për zgjerim e shtrirje
epidemike imitohen zëra të rremë
të forumeve, të institucioneve, të kulturës,
të shkencës, zëra të rremë të
mediumeve, të opinionit dhe, qoftë
larg, të popullit, të kombit. Imitohen,
pra, zëra të “shumicës”. Mediokrët
bëhen pozitë, sepse përfaqësojnë
pozitën e shumicës. Të tjerët, ata që
nuk i përkasin këtij rrethi të tyre,
këtij lloji të shumicës, ata të cilëve
u është përcaktuar fati të bëjnë përherë
pakicën, janë opozitë. Radha
e peshës dhe e shkallëve të vlerave
çrregullohet. Promovohet anarkia e
kompetencës së mendimit e të gjykimit
kritik. Asnjë vepër, asnjë vlerë e
njëmendtët më nuk është e gjerë.
Hapësira krijuese dhe verpruese në
cilëndo fushë që përfshin lëngata e
tillë mbushet me zbrazëri dhe amulli
nëpër të cilën e kanë zor të lëvizin
dhe të bëjnë shenj ide, projekte, vepra
dhe vlera të njëmendëta. Nëse
nuk kapërthehen nga merimanga e
heshtjes dhe indeferencës lënguese,
e cila mbulon përherë mykun e
amullive të tilla, ato do të goditen
patjetër nga injorime, mënjanime,
minimizime, margjinalizime e diskualifikime
gjithëfarësh. Sepse smira
e mediokërve nuk duron të prishet
rendi i studimit të saj. Ajo shqetësohet
seriozisht nga çdo e arritur serioze
e tjetrit, ajo rebelohet, xhindoset,
bëhet ndëshkuese. Gjë të re s’kemi
thënë po thamë që strukturat e burokracive
administrative dhe politike
asnjë herë s’kanë dëshmuar vullnet e
interesim të konfrontohen me regjime
mediokrish dhe ky fakt nuk është
i pashpjegim. Paaftësinë, mosprirjen,
mosdijen dhe moskompetencën e
tyre mediokrit përherë e kompensojnë
me dëgjueshmëri shembullore.
Një grimëz considerate mbase gjendet
për këtë raport brinjas mes mediokërve
e krijuesve. Gjersa të parët,
duke u përpjekur të nxjerrin kokën
sado pak dhe në çfarëdo mënyre nga
gëzhoja e trishtuese e anonimitetit,
përpiqen për ekzistencë, të dytët përpiqen
për më shumë se aq: ata përpiqen
për rezultate që dallohen, që
bëjnë shenjë, që bëjnë vlerat, për kulme
që lëvizin zhvillimin. Dhe nëse
në motivin e të parëve, megjithatë, ka
diç njerëzore, motive i të dytëve është
dyfish njerëzor dhe i domosdoshëm.
Fatkeqsia e mediokërve, e kohës që
i pjell dhe jona që i kemi, është se
ata kurrë nuk janë të zotët ta kuptojnë
këtë fakt. T ë përsërisim dhe ta
përfundojmë: Për kulturën e një populli,
jo vetëm për kulturën, koha më
e ligë është koha e mediokërve. Cila
është kjo koha jonë dhe sa është ora?