Drogbas i pëlqen të garojë me Torresin për top-golashënuesin

Sulmuesi i Chelseat, Didier Drogba, ka njoftuar se ai ka dëshirë më të madhe për të shënuar gola sesa sulmuesi i Liverpoolit, Fernando Torres, dhe shpreson që të shpallet golashënuesi më i mirë i Ligës Premier këtë sezon.
“Është kënaqësi të kem këtë konkurrencë me Torresin për golashënuesin më të mirë. Është gjithmonë një sfidë e mirë të jesh pjesë e këtij konkurrimi”. “Tri sezone më parë isha në garë me Benni McCarthyn dhe Cristiano Ronaldon dhe arrita të jem në krye”. “Është një sfidë e madhe për mua t’ia kaloj Torresit këtë sezon dhe më jep vullnet më të madh për të bërë më shumë për ekipin tim”, ka thënë Drogba për London Evening Standard.