Drogba dhuron 3 milionë funte për bamirësi

Sulmuesi i Chelseat nuk është shembull vetëm në fushë, por edhe jashtë saj, pasi futbollisti ka dhuruar plot 3 milionë funte për të ndërtuar një spital.
Sipas Daily Mail, Drogba është duke pritur shumën të cilën do ta marrë nga Pepsi, ku është zgjedhur fytyrë e re e kompanisë.Burime të afërta me klubin kanë thënë se do të ketë edhe një donacion tjetër të madh nga pronari i Chelseat, Roman Abramovich, si përkrahje personale për Drogban.Projekti i ndërtimit të spitalit do të realizohet në vendlindjen e Drogbas, Bregun e Fildishtë.