Capello pëlqen jetën në Londër

Trajeri i kombëtares angleze, Fabio Capello, thotë se ai pëlqen njerëzit, ushqimin, kulturën dhe jetën në Londër.
“Më pëlqen këtu dhe gjithmonë gjeni ushqim të mirë. Peshk të mirë, mish të shijshëm qengji dhe po ashtu, ndonjëherë edhe stek”, ka thënë Capello.“Jeta është tërësisht ndryshe nga jeta e një trajneri klubesh. Por keni më shumë kohë të lirë dhe jam në një vend të shkëlqyeshëm për të kaluar kohën e lirë. Londra është ideale. Po kaloj kohën duke përcjellë muzikale. Këtu i bëjnë në mënyrë të habitshme, si edhe koncertet dhe muzikën”, ka shtuar italiani.