Sulmuesi i ri i Real Madridit, Karim Benzema, thotë se pritjet e mëdha te gjiganti spanjoll e kanë befasuar atë.“Presioni që është në këtë klub është çmendës”, ka thënë Benzema për L’Equipe.Franezi ka dështuar të gjejë formën më të mirë që nga arritja e tij gjatë verës nga Olympique Lyon dhe trajneri Manuel Pellegrini duket se ka filluar të favorizojë Gonzalo Higuain.Argjentinasi shënoi dy gola për Realin në fitoren e fundit ndaj Getafe gjatë të shtunës.





