Vieira, Di Maria dhe Villa në listën e Chelseat

Chelsea raportohet se është duke planifikuar të harxhojë plot 60 milionë funte në afatin kalimtar të janarit, nëse klubit do t’i lejohet të transferojë këtë afat.
Sipas Daily Express, mesfushori i Interit, Patrick Vieira, tashmë ka zhvilluar bisedime dhe mund të jetë lojtari i parë i cili mund të përforcojë ekipin e Carlo Ancelottit. Por, blutë po ashtu janë duke menduar të ofrojnë plot 30 milionë funte për anësorin e Bencifas, Angel Di Maria, dhe cakun e kamotshëm të tyre, David Villa nga Valencia. Chelsea po ashtu thuhet se po monitoron Emile Heskey-n nga Aston Villa. Chelseat i është ndaluar të transferojë lojtarë nga FIFA, por është duke pritur anulimin e këtij vendimi pas ankesave të bëra.