Vargje dashurie

Muzafer Xhaxhiu

Dhe qeshëm… qeshëm…

Shkëlqente deti i kaltër si pasqyrë,
E flladi lehtë frynte nëpër valë,
Dhe un’ e ti të ndezur në fytyrë
Mbi rër’n e lagur ecnim dalngadalë…

Po në fytyrë prapë e ndjenim zjarrë
E sy më sy u pamë të hutuar!
Dhe qeshëm…qeshëm, qeshëm si të marrë,
Se rër’e lagur digjte përvëluar


Ti je… s’e di

As yll nuk je, as hënë as hyri
As rreze dielli terrin për të ndritur,
S’ke rënë nga qielli të tregosh ccudi
As dorë mjeshtri nuk të ka skalitur…

Shum’net’i kam kaluar unë pa gjumë,
Dhe ditët si në gjumë i kam kaluar
Dhe sa më shum’ mendoj cc’je, aq më shumë
E ndjej se je vecc zjarr që s’ka të shuar


Dhe nën dëborë

E dashur N. nuk po të shkruaj letër
Ashtu si nuk të shkrova në rini
Mesazhet t’i dërgoja vecc me sy,
Në ato kohë cc’mund të bëja tjetër!

Pa cc’ka se jemi ca si të vonuar
Dhe na ka zbardhur dbora që të dy
Mesazhet prapë t’i nis si në rini
Se dhe nën dborë rrjedh uj’ i valuar


Në ditën e Shën Valentinit

Dhe sot u zumë ne të dy
Një hitori e vjetër
Më mirë i zënë vecc me ty
Sesa të dua një tjetër


Në stacion

Ti nuk e di sa shumë të kam pritur
Stacioni i trenit ngjante kaq i murmë…
Vinin e iknin njerëzit-gaz e zhurmë-
Vecc unë pritja…pritja, i nemitur

Gjithmonë në pritje jeta më ka shkuar
Sa herë fjetur kam nëpër stacione
Rojtari më ka zgjuar: “Nëpër frona
Të flini, qytetar, është e ndaluar!”

***
Zura be të heq dorë nga ccdo marrëzi,
Nga një vetëm s’do mund:
Të mos bëj dashuri.


Mos u çuditni

Dhe kur të vdes më shpini nga ajo urë
Ku njoha Dashurinë të parën herë
Mos u ccuditni, hapni pak qivurë
Të kthehem tek një plakë që prêt në derë….


I fundit liman
Melitës


Me gaz e dhimbje tjerur nëpër jetë
Je ëndrra më e bukur që kam parë
Liman i fundit je, ku zëmr’e vrarë
Me gaz e hodhi hekurin përpjetë…

Në dete shumë ania ime brodhi,
Me valët lozonjare u përkund…
Por n’asnjë vend s’qëndroi, gjersa në fund
Limanin më të kaltër ajo zgjodhi….


Premtim

Më the se do më duash gjithmonë
Edhe kur trupi i bukur në martesë
Në shtrat të huaj dergjur natën vonë
Do përpëlitet hidhur pa një shpresë…

Kështu qe thën’ të rrojmë të veccuar
Me helm në zëmër, kur kaq for të dua,
Oho, e dashur, prap’ jam i gëzuar,
Se zëmërzën plot vrerë ma dhe mua….


Mikes se vdekur

Cc’të të jap o mikja ime
Si kujtim nga e murmja botë!
Të jap zëmrën me kujtime
Merr dhe një gjerdan me lotë…..