Suarez: Interit i mungon emri në Evropë

Legjenda e Interit, Luis Suarez- i cili ishte pjesë e ekipit zikaltër në vitet e gjashtëdhjeta që fitoi dy Kupa të Kupave të Evropës dhe dy Kupa Ndërkombëtare- thotë se Nerrazzurëve u mungon personaliteti dhe karakteri në Evropë.
“Trajneri nuk mund t’u japë karakter atyre që nuk e kanë. Gjëja e parë që vëren kur Interi luan në Ligën e Kampionëve është se kundërshtarët e tyre nuk frikohen nga fakti që luajnë kundër tyre (zikaltërve)”. “Kjo ka ndodhur me vite, ndërsa as transferimet e reja nuk kanë pasur personalitet të mjaftueshëm për t’u lënë përshtypje lojtarëve tjerë”, ka thënë Suarez “Il Corriere dello Sport”.