Rooney: Ronaldo është i pazëvendësueshëm

Sulmuesi i Manchester United, Wayne Rooney, thotë se ekipi anglez kurrë nuk do të gjejë një zëvendësim adekuat për ish-bashkëlojtarin e tij Cristiano Ronaldo.
“Nuk mendoj se ndonjëherë kam qenë në hijen e Ronaldos, jo, nuk jam i lumtur që ai u largua nga klubi dhe nuk mendoj se ndonjëri prej neve është i lumtur”, ka thënë Rooney. “Do të preferoja që ai ende të ishte këtu, nëse jam i sinqertë. Ai është një lojtar i shkëlqyeshëm, i pazëvendësueshëm, lojtari më i mirë në botë, andaj askush nuk është i kënaqur që ai u largua”, ka thënë anglezi, i cili sot ka mbushur 24 vjet.