Reina: Isha duke e shikuar balonën e kuqe

Portieri i Liverpoolit, Pepe Reina, thotë se ai ishte dezorientuar nga topi mashtrues i hedhur në fushë, gjatë golit të shënuar nga Darren Bent në takimin e të shtunës kundër Sunderlandit.
“Ishte një fat i keq. Kisha humbur shikimin në topin zyrtar dhe u përqendrova në të kuqin. Kur ai gjuajti, më mashtroi dhe unë shkova pas topit të kuq instinktivisht, ai kaloi afër meje dhe tjetri pas meje”.“Gjithçka ndodhi shumë shpejt. Kjo kurrë nuk më ka ndodhur në jetë. Nuk dija çfarë të bëja. Mendova shumë gjëra, por sinqerisht e dija se goli do të qëndrojë dhe askush nuk do ta anulojë”, ka thënë Reina.