Ramos: Milani është gjithmonë Milan

Mbrojtësi i Real Madridit, Sergio Ramos, thotë se ekipi i tij është i gatshëm të bëjë një paraqitje të shkëlqyeshme kundër Milanit në takimin e nesërm të Ligës së Kampionëve në Bernabeu.
Mbrojtësi spanjoll nuk beson se forma e dobët e Milanit do të jetë rast edhe në takimin e të mërkurës.“Është një derbi shumë i mirë evropian. Do të jetë një mundësi e mirë për ne të shohim dy ekipe të mëdha. Ne do të përballemi me një kundërshtar të standardit të lartë dhe do të shohim se çfarë potenciali kemi. Milani është gjithmonë Milan”, ka thënë Ramos.Ramos është lidhur me një kalim në Milan në të kaluarën, por vetë lojtari thotë se kurrë nuk do të largohet nga klubi spanjoll.“Nuk do të largohem dhe kurrë nuk kam menduar të largohem nga Madridi. Jam në ekipin më të mirë në botë dhe jam këtu sepse besoj se mund të fitoj shumë tituj”, ka shtuar mbrojtësi spanjoll.